Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-08, 01:47   #20
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lidhja shqiptare e Prizrenit

B. Qėndresa ndaj politikės nėnshtruese nė vitet e lidhjes.
Autoritetet turke tė Shkodrės, duke mos pėrfillur qėndresėn e prerė tė mirditasve, pėr tė mos lėnė nė krahinėn e tyre kaimekamė e nėpunės turq dhe as vendimet e Kongresit tė Berlinit pėr kėtė krahinė, emėruan,nė tetor 1878, Jusuf Sokolin-Kaimekam dhe Zydi beun komandant tė ushtrive turke nė Mirditė. Guvernatori i Pėrgjithshėm i Shkodrės Hysen Pasha, urdhėroi ndėrtimin e njė kazerme tė re dhe rindėrtimin e disa tė tjerave pėr strehimin e ushtrive qė tash e mbrapa do tė qėndronin nė Mirditė. Kėto veprime tė autoriteteve turke, acaruan konfliktin me mirditasit dhe vunė nė lėvizje diplomacinė franceze dhe austriake, tė cilat kishin marrė nė Mbrojtje Mirditėn nė Kongresin e Berlinit. Ambasadori francez nė Stamboll, Furnie kėrcėnoi Vezirin e Madh tė Stambollit: “…Me urdhėr tė qeverisė sime kėrkoj tė respektohet neni 13 i protokollit tė Berlinit…”. Por Porta e Lartė nuk i mori parasysh kėrcėnimet e ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha. Jusuf Sokolin bashkė me Zydi Beun i largoi nga Kashnjeti, ku qenė vendosur, vetėm sulmi i kryengritėsve tė komanduar nga Kolė Prengė Markola natėn e 20-21 nėntorit tė atij viti. I informuar pėr ngjarjet e Kashnjetit, Hysen Pasha dha urdhėr tė merreshin masa pėr tė mos lejuar mirditasit tė mėsynin Shkodrėn.

Masat e autoriteteve turke ndaj Mirditės dhe krahinave tė tjera tė malėsive tona, ēuan nė mbledhjen e Oroshit, shkurt 1879 ku u vendos pėr vazhdimin e qėndresės ndaj masave nėnshtruese qė po ndėrmerrnin autoritetet e Shkodrės dhe u zgjodh delegacioni pėr nė Kuvendin e Lezhės. Ky Kuvend u mblodh mė 6 mars tė 1789. Nė tė morėn pjesė pėrfaqsuesit e tė 12 bajrakėve tė Mirditės, ata tė Pukės e tė Malėsisė sė Shkodrės. Nė atė Kuvend u vendos t’i kėrkohej Sulltanit qė nė krahinat e tyre, nė organet qeveritare, tė mos kishte mė veēse shqiptarė qė tė drejtonin vendin nė bazė tė dokeve tė krahinave, dhe largimin e Hysen Pashės si Guvernator i Shkodrės. Porta e Lartė, mė 21 gusht 1879 zėvendėsoi Hysen Pashėn me Ali Hajdar Pashėn, i cili emėroi mė 17 tetor tė atij viti Kaimekam pėr Mirditėn Mehmet Agėn e Podgoricės dhe si Muhavin Kolė Prengėn. Emėrimi i Kolės si kėshilltar i Kaimekamit, bėri pėrshtypje tė madhe nė konsullatat e huaja tė akredituara nė Shkodėr, nė popullin e atij qyteti dhe nė Mirditė.

Mirditasit menduan se u shit Kola, ndėrsa konsujt e huaj, veēanėrisht ai i Francės dhe i Austrisė u indinjuan me Guvernatorin i cili nuk po zbatonte Protokollin e Berlinit. Kėta ia shprehėn pakėnaqėsinė e tyre Ali Hajdar Pashės, i cili u pėrgjigj: “…Emėrimi i Mehmet Agės si Kaimekam dhe i Kolė Prengės si Muhavin i tij janė njė provė pėr nėnshtrimin e Mirditės dhe pėrēarjen e Lidhjes Shqiptare.”. Mirditasit e betuar pėr tė mos lejuar vendosjen e Kaimekamėve turq nė krahinėn e tyre zunė shtigjet dhe nuk e lejuan Mehmet Agėn tė vendoset nė Kashnjet. Prej aty u larguan edhe ushtritė turke qė ruanin atė rajon. Kaimekami nė pamundėsi pėr tė ngritur zyrėn e tij nė Kashnjet pėr tė zbatuar urdhėrin e Guvernatorit, nguli ēadrėn nė njė kodėr tė Mnelės, afėr ushtrive turke. Ndėrkohė qeveria franceze dhe ajo austro-hungareze nė rivalitet me njėra tjetrėn, luftonin nė fushėn diplomatike pėr tė vendosur influencėn e tyre mbi kėtė krahinė. Konsulli francez i Shkodrės, i cili, ndiqte hap pas hapi ngjarjet nė Mirditė nė raportin qė i dėrgon MPJ tė shtetit tė vet, kėrkon ndėrhyrje pranė Portės sė Lartė pėr ruajtjen e status-quos nė Mirditė sipas Protokollit 13 tė Kongresit tė Berlinit dhe pėr faljen e P. B. Dodės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė