Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-08, 19:01   #1
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Vdekja e entuziazmit




Baton Haxhiu
Gazeta Express


Nuk di a keni ndonjė xhami afėr qė nė ora pesė tė mjesit,ezani i hoxhės t’u zgjojė fėmijėt tuaj nga gjumi. Nuk po flasim pėr zėrin engjėll dhe pėrkėdheljen e hoxhės, por po flasim pėr njė zė qė del kumbueshėm ēdo mėngjes nė mbi qindra xhamia tė Kosovės qė nė formė garuese tregojnė se cili nga imamėt ka blerė teknikėn e fundit tė zėrimit pėr tė dominuar tokėn dhe banorėt pėrreth. Pėr ne qė pėrjetojmė ēdo ditė kėtė masakėr zėrimi, kjo ėshtė e pakuptimtė,e me gjasė pėr imamėt ka njė kuptim tjetėr – ndoshta iu duket si njė hajmali myslimanizmi pėr dominim nė jetėn ditore tė njeriut kosovar. Fakti qė ky zė na del kumbueshėm dhe frikėson fėmijėt e vegjėl nuk ka tė bėj me suksesin e botės islame pėr kontributin
e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, dhe se kumbueshėm tregon fuqinė e kėsaj bote nė kėtė vend. Por tregon se ky vend ka njė respekt pėr fenė islame dhe pėr tė kaluarėn e kėsaj feje nė kėto troje. Bile jashtė tė gjitha rregullave urbane secili hoxhė ka tė drejtė tė na zgjojė nga gjumi kur atij t’i teket. Edhe nė pesė tė mjesit, edhe nė mesditė edhe nė pikė tė natės. Kaq pėr respektin e kėtij populli qė i bėn fesė islame. Besoj qė e dini qė gjumi nuk i takon asnjė feje.

Kjo ėshtė njė temė tjetėr qė duhet trajtuar njė herė tjetėr, por e lexova Qemajl Morinėn dhe arsyetimet e tij pėr botėn islame rreth monjohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Sot, dy janė pėrgjigjet qė duhet t’i jepen Bashkėsisė Islame. Mos u pėrgjigjni fetarisht nė njė koncept par-exellence politik dhe mos arsyetoni asnjė shtet arab pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Sepse nuk e keni atė mandat. Nė njė kohė jo tė largėt ka dhjetė vjet mė herėt teza kryesore e Serbisė dhe propagandės sė saj ka qenė rreziku qė i vjen Europės nga bota islamike me njė Kosovė tė tillė nėmes tė Europės. Kujtoheni, besoj, pėr transverzalen e gjelbėraq tė pėrfolur dhe tė vizatuar nė tė gjitha hartat gjeopolitike serbe. Dhe e dyta ka qenė e drejtuar nga ish-Presidenti Rugova pėr mungesė sensi politik, siē thuhej atėherė, duke mospėrdorur ilaēin e duhur politik pėr Kosovėn qė quhej botė islame. Shkohej aq larg nė botėn e radikalėve islamė nė
Kosovė sa thuhej se tė gjitha tė kėqijat qė vinin nė Kosovė gjatė viteve tė nėntėdhjeta vinin ngaqė ėshtė braktisur rashėgimia hyjnore e islamit.

Sot, gjuha e Qemajl Morinės, edhe pse jo e thėnė qartėme kėtė ton, lė tė nėnkuptohet se arsyet e mosnjohjes sėKosovės nga bota islame fshihen nė kėtė pikė. Tė gjithė heshtėn pėr kėtė intervistė. Unė t hem se nuk bėn tė heshtėsh as nė tema tė ndjeshme. Mė duhet tė shkruaj pėr njė mungesė lirie tė bashkėsisė islame (as qė e kam pritur nga ta) dhe nė mungesė sinqeriteti tė liderit tė saj Qemajl Morina. Njė intervistė e botuar dy ditė mė herėt nė gazetėn Express m’i ngjau njė gjuhe tė qulltė tė sqarimeve. E para, pėr shkak tė dėshtimit tė kėtij institucioni, e dyta pėr shkak tė turpit qė bashkėsia islame po bartė pėr fajin qė nuk e ka - mosnjohjen e Kosovės sė pavarur nga shtetet islamike. Ndėrkohė Morina nuk ėshtė bindės nė lojėn e hedhjes sė fajit gjetkė, qoftė kjo qeveria dhe mungesa e saj te shtetet islamike, qoftė paragjykimi pėr popullin shqiptar tė Kosovės si popull mysliman i vakėt, qoftė pėr faktin paragjykues se ky shtet i ri sundohet nga proamerikanėt. Pra nga 95 pėr qind e popullsisė.

Pyetja ėshtė e thjeshtė: Kush na solli deri kėtu dhe kush na bėri qė tė jemi tė lirė. Lideri islam i Kosovės nuk gjen asnjė dozė guximi pėr tė thėnė tė vėrtetėn e kėsaj historie e cila nga ana jonė na ēon tė vetėm njė pyetje dhe kėrkesė qė duhet ta thotė Morina pa adresuar asnjė shigjetė nga politika dhe qeveria, pa dėrguar asnjė shigjetė nga bota perėndimore dhe ata qė quhen tė pafe. Pėrgjigjja ėshtė: Si mund tė bėhet qė tė ndreqet kjo gjendje. Pikėrisht tek kjo pyetje e tek pėrgjigjet e ndryshme qė jepen pėr njohjen e Kosovės, mbetet shpresa pėr tė ardhmen. Pėr njė vrojtues arab qė ka ndėrtuar xhami nė Kosovė dhe ka shtruar shtrat ideologjik gjatė kėtyre viteve nuk do mend se ėshtė e qartė se nė Kosovė ka 95 pėr qind myslimanė. Atėherė shtrohet pyetja, ēfarė prezence dhe qartėsie duhet mė shumė pėr bindjen e shteteve arabe, se sa pėrbėrja e popullsisė sė Kosovės. Mund tė quhemi tė pafe. Mund tė quhemi edhe myslimanė jo tė devotshėm, por liria e fituar nė Kosovė ėshtė mė e rėndėsishme se sa fejaqė Ju predikoni. Dhe thėnė edhe mė qartė liria ėshtė mė e gjithėfuqishme se sa ideja totalitare e sundimit tė fesė.

Pėr fund, Zoti Morina, nė intervistėn tuaj keni treguar qartė se vėrtetė Bashkėsia Islame edukon dhe prodhon individė tė nėnshtruar, tė paaftė pėr tė jetuar nė njė shoqėri tė lirė dhe tė hapur. Pavarėsisht se ēfarė mendimi do tė kesh pėr kėtė qė shkrova, njė ndėr faktorėt pėrcaktues tė besimit tė fesė islame nė Kosovė nuk ėshtė njohja apo mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga shtetet arabe, por ėshtė liria e jote qė tė ndėrtosh njė koncept religjioz dhe shkollė meide liberale e jo njė kundėrmim tė islamizmit tė pafe, qė po pėrjeton bota arabe. Unė nuk dua tė kėrkoj nga ju arsyet e kėtij ē’ekuilibri nė rritje, por nėse vazhdoni tė frymoni zhdukjen e lirisė sė mendimit, e humbni betejėn nė misionin qė keni nisur nė Kosovė.
Pėr fund desha tė them edhe kėtė: Nuk ishte dashur, dhe nuk do tė ishte mirė, qė ky shtet i ri tė interpretohej si ndeshje mes krishterimit dhe islamit. Pėr ne forcimi i shtetit dhe shtetėsisė sė Kosovės ėshtė jetik qoftė nė tė kuptuarit e lirisė qė po ndėrtohet, qoftė si mundėsi e re pėr qytetarėt e Kosovės pėr tė jetuar tė lirė. Asgjė mė shumė. Problemin religjioz mbaje shumė ngurtė brenda institucionit ku jeton. Biles, mund t’ua ulesh zėrin altoparlantėve nė minaret e xhamive. Jo pse na pengojnė shumė por nuk ėshtė qytetėruese tė bėrtasėsh pėr tė predikuar fe. Ėshtė qytetėruese tė flasėsh butė dhe ėmbėl para besimtarėve islam. Mos e kupto si tolerancė apo edhe mė keq frikė tė pushtetit pėr tė lejuar britmat pėr
shkak tė votave qė mund t’i humbin. Mė shumė kuptoje si mungesė tė kulturės sė institucionit tėnd pėr tė mbajtur fenė brenda qetėsisė sė besimtarit. Bernard Lewis do tė thoshte shkurt: “Ėshtė koha e tolerancės dhe e sinqeritetit.


Nėsenuk keni kuptuar (flet pėr shtetet islamike) kjo ėshtė koha e vdekjes sė entuziazmit”…, pėr tė predikuar adhurimin, moralitetin dhe njė mėnyrė tė jetės duhet respektuar vlerat dhe praktikat shoqėrore he kulturore nė Kosovė. Larg shumė larg ėshtė Arabia.
P.S: Kėrkoi shumė falje nga lexuesi qė nuk jam pragmatik
nė reagimin tim si grupi qė lobon pėr njohjen e pavarėsisė


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante