Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-09-08, 07:22   #81
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Roderick Moor pėrsėri pėr pranimin e shtetit tė Kosovės



Koha pėr braktisjen e iluzioneve


Tri herė pėr dy javėt e fundit, ambasadori i SHBA -sė nė Mal tė Zi, Roderick Moor, e cek nė opinionin malazez rėndėsinė e pranimit tė pavarėsisė sė Kosovės nga Mali i Zi dhe vendet e tjera tė rajonit. Herėn e fundit ishte kjo me 9 shtator, kur ai foli edhe pėr perspektivat e Malit tė Zi lidhur me anėtarėsinė nė NATO.

Kosova - rast sui generis

I lutur nga gazetarėt qė ta shpjegojė dallimin mes rastit tė Kosovės nė njė anė dhe Abhazisė dhe Osetisė nė anėn tjetėr, Moor ka thėnė se kėtu ekziston njė dallim i madh politik si dhe dallimi nė situatė dhe ka hyrė nė shtjellimin juridik dhe politik tė arsyeve pėr tė cilat Kosova ėshtė rast sui generis.
Pėr ne si qytetarė, ėshtė mė me rėndėsi edhe njė kategori tjetėr e arsyeve e cila nuk mund tė futet nė kategori racionale juridike dhe politike. Cilat janė, pra, kėto kategori? Kėto i takojnė korpusit tė fakteve se je pjesė civilizuese dhe kulturologjike e Europės dhe se duhet tė mbetesh nė Europė. Sepse, gati kemi pasė rrėshqitur jashtė kėtij kontinenti.
Si mund tė krahasohen Kosova nė njė anė dhe Abhazia dhe Osetia nė anėn tjetėr? Kurrsesi! Kosova (Dardania) - gjithmonė ka qenė nė zemrėn e civilizimit europian. Por, edhe nė momente tė vėshtira kur ėshtė dukur se mė nuk ka kthim nė shtėpi, ka qenė ndonjė forcė metafizike e cila na ka mbajtur afėr kėtij kontinenti. E sa i pėrket emrit tė Dardanisė, shumė shpejt do tė vijė koha kur do tė realizohet ėndrra e presidentit Ibrahim Rugova qė Kosova t’i kthehet emrit tė saj tė natyrshėm, sepse, emri ėshtė njė nga shenjat e jashtme tė identitetit.

Mali i Zi nė NATO

E lidhur me kėtė ēėshtje tė pranimit tė pavarėsisė sė Kosovės nga Mali i Zi, ėshtė edhe njė ēėshtje tjetėr - hyrja e vendeve tė rajonit nė NATO. Roderick Moor ka deklaruar se "SHBA i merr pėr seriozisht deklaratat e pėrfaquesve tė pushtetit malazias se NATO ėshtė qėllimi strategjik i vendit". Ai tha se "Mali i Zi ėshtė realisht kandidat potencial pėr anėtarėsi nė Aleancė kur t’i pėrmbushė kushtet pėr kėtė". Por, njėkohėsisht, si ka thėnė, Moor, faktori kryesor ėshtė mbėshtetja publike qė duhet tė jetė kriter i rėndėsishėm lidhur me ēėshtjen se a duhet ose jo tė hyjė Mali i Zi nė NATO. "NATO nuk dėshiron qė tė pranojė anėtarė qė nuk kanė pėrkushtim tė mjaftueshėm ndaj kėsaj ideje, sepse, si ka thėnė ai, NATO ėshtė jo vetėm aleancė ushtarake, por, edhe, bashkėsi e vendeve demokratike.
Sipas sondazheve tė opinionit publik, mbi 30% e popullatės e pėrkrah kėtė ide. Mirėpo, nuk ėshtė kjo ajo qė brengos. Me lobim tė mirė nė opinion dhe shtjellimin e arsyeshėm tė pėrparėsive qė i sjell hyrja nė NATO, mund tė pėrfitohen jo vetėm ata qė janė tė luhatshėm por, edhe kundėrshtarėt e tashėm tė kėsaj ideje. Brengos diēka tjetėr.
Mali i Zi duhet tė vendosė mes sentimentalitetit rusofil dhe iluzionit se Rusia ėshtė miku tradicional, nė njė anė dhe realitetit, nė anėn tjetėr. Nėse tė gjitha vendet e Ballkanit vendosin tė orientohen kah NATO, a mund tė mbetet Mali i Zi jashtė? Ėshtė e qartė se te faktorėt politikė malazez me orientim proevropian, ekziston disponimi pėr tė hyrė nė NATO, mirėpo, si tė shpjegohet kjo dėshirė dhe hezitimi pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė e qartė se nėse do tė hysh nė NATO, duhet t’i respektosh disa rregulla, e njėra ėshtė edhe politika e jashtme pėrbashkėt e Aleancės. Imperativi qė tė njihet sa mė parė pavarėsia shtetrore e Republikės sė Kosovės nga fqinjėt, ėshtė pjesė e kėtij orientimi strategjik tė NATO- s.

Shqiptarėt nė NATO

NATO ėshtė caku i natyrshėm i shqiptarėve. Qė nga viti 1917 kur SHBA - ja e braktisi politikėn e vet tė izolimit nga ngjarjet botėrore, shqiptarėt kanė fituar njė aleat dhe mik tė sigurt. Para pak vitesh, Madeleine Albright, ish sekretarja amerikane, ka deklaruar me rastin e vizitės nė Tiranė, se shqiptarėt janė partneri kyē gjeostrategjik i SHBA-sė nė Ballkan. Ky ėshtė lajm i mirė sepse popujt e vegjėl nuk mund tė mbijetojnė nė skenėn ndėrkombėtare pa aleatė tė fortė. Kėsaj here, Historia ka qenė e mėshirshme ndaj nesh. Mė nė fund, synimet e lirisė sė kombit tonė janė pėrputhur me interesat gjeostrategjike tė fuqisė mė tė rėndėsishme nė botėn bashkėkohore, e cila, njėkohėsisht, ėshtė e bazuar mbi idetė e lirisė dhe demokracisė qytetare.

Xhoana M.Perkaj

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 21-09-08 nė 09:57
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė