Tema: Vdekja!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-11-08, 23:34   #25
ideologu
Banned
 
Anėtarėsuar: 24-03-08
Postime: 87
ideologu
Gabim Titulli: Vdekja!

Nuk ka dert pėr dalje nga tema i nderuar!

Por duhet qartėsuar gjithėsesi se koncepti kėtu pėrqėndrohet nė aspektin filozofik tė shqyrtimit dhe aty ai tėrėsisht e ndryshon natyrėn e vet iniciale! Se pėrndryshe problem nuk ka!
Tė gjitha tragjeditė, vujatjet, e dhembjet, e shkaktuara nė Jetė i qėndrojnė besnik esencės sė tyre vetėm kur shikohen nga prizmi i Realitetit, tė cilin siq thamė e kemi tė imponuar tė e perceptojmė sipas dėshirės sė Krijuesit! Mirėpo tash meqė autenticitetin e tij e kemi vėrė nė studjim hulumtues, gjithėcka pėrnjėherė merr kahje diametrisht tė ndryshme! Pozicionet nuk janė mė tė njėjta!
Kur bisedohet pėr kėto dukuri nuk duhet tė zhvendosemi prej njė dimensioni nė tjetrin me pakontrollim ngaqėse atėherė mund tė e humbim edhe orientimin e esencės sė problematikės!
Ndėrkaq nė lidhje tė drejtė me temėn sa pėr ilustrim e me shpresė qė subjekti i pėrdorur tė mos banalizohet tepėr, do tė kishim marrur prap shembullin e masakrimit tė njerėzėve! Konkretisht e tė tanėve shqipėtarė gjatė luftės! Lexova me njė vend pėr njė familje e cila nė valėn e fushatės ofensive tė paramilitarėve cetnikė pėrkundėr sugjerimeve kategorike e intensive tė shoqėrisė se duhet tė e lėshojnė fshatin dhe tė ikin nė malin pėrreth, ata vendosin tė mbesin aty dhe tė mos largohen fare! Kur cetnikėt aty arrinė dhe si tė vampirizuar qė ishin me papėrshkrim, tė gjithė anėtarėt e asaj familje tė madhe i masakrojnė deri mė njė! Tė gjallė i kanė hudhur nė bunarin e shtėpisė dhe pastaj mbi ta kanė hedhur blloqe tė mėdha tė betonit pėr tė e mbuluar tėrėsisht bunarin! Tash aty lind pyetja se cka ndodhi me ata njerėz nė realitet?! Tė ikur patėn mundėsi, por nuk ikėn. Pse ashtu?! A nuk patėn mendė sa duhet (edhepse ato reagime efektuohen vetėm me instinkte tė automatizuara qartė!) a si?! Apo Krijuesi ata i ka krijuar nė kėtė jetė sa pėr tė shijuar trishtimin, fatkeqėsinė, e vdekjen mizore, dhe asgjė tjetėr?! Cila duhet tė jetė! Cka na mėson logjika?! A ka nevojė Zoti tė pėrdoret nga paramilitarėt cetnikė (tė cilėt as nuk janė tė kėtij dimensioni tonė por tė ndonjė ferri tė largėt tė Gjithėsisė), pėr tė ndėshkuar njerėzit nė Botė?! Kush ėshtė aty fajtor pėr atė akt makabėr e tė shėmtuar tė masakrimit?! A cetnikėt, a Krijuesi?! Nėse Krijuesi ėshtė i plotfuqishėm dhe gjithėcka ka nėn supervizion tė tij konstant, cetnikėt nuk do tė kishin patur asnjė gjasė tė bėjnė atė qė bėnė! E po pra Krijuesi qenka pėrgjegjės! Kush?! Duke e endur kėsisoji trurin andej e kėndej vite me rradhė, mė nė fund del edhe pėrgjigjja e duhur e e pritur! E ajo sa mė pėrket mua ėshtė, se Realiteti i pėrjetuar na qenka mjaft fiktiv! I pavėrtetė! Qė do tė thotė se tė masakruarit e tragjedisė, nuk kanė vdekur fare! Sa tė dojnė gurė e beton le tė hudhin mbi ta cetnikėt, se asnjė efekt tė paramenduar nga ata vetė, nuk do tė ketė ai akt shtazarak! Po si u bė qė tė gjallėt qė nga larg ishin dėshmitarė tė atij monstruoziteti?! Madje edhe nė disa situata diku tjetėr, dikush edhe i shpėton atyre seancave vampireske! E aty qėndron edhe sekreti! Ne e pėrjetojmė Realitetin ashtu si e pėrjetojmė, dhe ndėrkohė Realiteti vazhdon tė zhvillohet e tė funksionoj me esencėn e tij tė vėrtetė, qė ėshtė krejt ndryshe nga ajo tė cilėn ne e shohim! Esenca e vėrtetė e tij pėr dispozicionet tona, mbetet e pakapėshme! E papėrceptuar! Ashtu shkon puna e kėsaj Bote, e e kėtij Krijuesi. Ndryshe jo!
Mė tutje nė jetė kam patur mundėsinė tė kuvendoj me individė revolucionarė, tė cilėve pėrgjat torturave tė ndryshme tė periudhave tė luftės, pėr sė gjalli i ju janė nxjerrė sytė nga koka. Edhe asnjė dhembje tė vetme nuk kanė pėrjetuar!
Mrekulli ėshtė bota, bashkatdhetarė!
E drejtuar nga vet Krijuesi e jo Bushi, Putini, e tash Obama! Ne jemi tė vegjėl nė kėto rrethana universale! Krejtėsisht! Kurnjėfarė rėndėsie primordiale nuk e kemi nė to!
Njerėzit e gjallė, njė pjesė e mirė e tyre, dėshmorėt e rėnė nė luftė i konsiderojnė si dėshtakė! Naivė e humbės! Ata tė cilėt "ditėn" tė i gjejnė vrimat e miut pėr tė shpėtuar nga Vdekja, ata ishin tė menqur! Kėsisoji fiqirojnė shumica nga ato tė mjerat krijesa. Mirėpo si qė po shihet ėshtė drojė qė e vėrteta tė jetė krejt ndryshe! Ata tė cilėt u flijuan pėr Cėshtje tė mos kenė vdekur kurrė por pėrkundrazi tė kenė kaluar nė njė jetė tė lumtur e tė pabrengė, dhe kėta tė mbetur nė vrimėn e miut, pėr ilojalitetin e pėr poshtėrsinė e treguar kundrejt Krijuesit, tė kenė humbur cdo shpresė tė jetės. Si kėtu, ashtu edhe nė ndonjė jetė tjetėr.
Unė njėherė nė Vendlindje pata dėgjuar njė rrėfim pėr njė udbash shqipėtar i cili me tėrė shpirt e trup ndodhej nė agoni tė pafundė trishtuese! Ndonėse askush nuk ushtronte dhunė fizike mbi te natyrisht. Ai kodosh thuhej, as ditėn e as natėn nuk rehatohej nė psikė. Nė ėndėrra i kishin pas dalur rregullisht siluetat e tė vdekurėve qė ai i ka pėrgaditur pėr botė tjetėr! Fytyrat e tė torturuarėve, e britmat e piskamės sė fėmive tė vegjėl gjatė bastisjes sė shtėpisė sė njė atdhetari, kuptohet qė i kanė lėnė mbresa psikike tė tmerrshme e traumatike atij renegati tė pabesė! Mendje ėshtė ajo! Njeriu nuk mund tė e kontrolloj ate nė cdo situatė si tė dėshiroj vetė! Dhe ky fakt medoemos indikon se edhe ne tė tjerėt qė sot jetojmė relativisht pa probleme, duhet tė i jemi mirėnjohės Krijuesit pėr njė ecuri tė tillė! Tė qetė! Ngase ne vetė nuk ndikojmė shumė cka nė atė drejtim kurrė!
Pastaj nė filozofi nuk merren vetėm rastet e vrasjeve makabre gjithėmonė si model analitik pėr sqarimin e dukurive Vuajtje e Vdekje! Ka shumė parametra tjerė nė Jetė qė kualifikohen tė jenė tė sė njėjtės relevancė parimore! Nėmos edhe mė keq! Vetėmia e pėrherėshme e njė tė mėrguari politik, jeta brenda mureve tė larta pėr njė tė burgosur tė sė njėjtės kategori, e turmentimet kronike mentale tė njeriut tė sėmurė psikik, nė shumė rrethana konsiderohen tė kenė statut edhe mė tė rėndė se vetė Vuajtja transitive e e rastit, dhe Vdekja! Ku ka mė Vuajtje se tė zgjohesh ditė pėr ditė e tė detyrohesh tė jetosh jetėn si i hendikepuar fizik permanent pėr shembull?! Me dhembje konstante tė trupit tėrė ditėn e tėrė natėn! Ku ka mė Vdekje se tė jetosh pėrjetė i humbur nė njė dhé tė huaj, me pa asnjė shpresė tė kthimit ndonjėherė nė Atdhé?! Vuajtja e Vdekja instante posedojnė efektin e tyre momentan dhe pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr, gjithėcka pėrfundon! Ndėrsa nė alternativat e cekura tė fundit, asgjė nuk merr fund! Cdo cast e sekund aty, ka madhėsinė e Ferrit!
Unė personalisht sa pėr fund kisha shtuar se edhepse nuk jam i invalidizuar as nė trup e as nė mendje, nė kėtė gjendje tė mjerueshme nė tė cilėn ndodhem sot, me pangurrim fare e kisha parapėlqyer Vdekjen! Madje shpesh kur shohė pleqė tė moshės mbi tetėdhjetvjeqare shumė iu kam lakmi. Tė kishte qenė e mundur nė vendė e kisha ndėrruar moshėn time me tė tyren. Nė atė mėnyrė do tė isha shumė mė afėr "stacionit tė fundit"! Sa mė afėr tij, aq mė larg mundimeve tė mia terrorizuese tė kėsaj jete tė poshtėr e perfide! Nuk ka mė keq se tė jetosh me patjetėrsi! Kam qėlluar dikush qė nuk besoj nė dukurinė e Vetvrasjes, dhe tash kam mbetur as andej as kėndej!
Pėrndryshe vlen tė thekėsohet edhe njėherė se nė Vdekje si qė e shohin tė gjallėt nuk besoj aspak! Ajo pėr mua nuk ekziston. Dhe kur shohė njerėz pranė varreve me fytyrė tė ngrysur pikėllimi, mė irritojnė pamasė! Edhepse ata tė gjorėt nuk kanė edhe shumė faj! Aq dinė, e aq bėjnė! Te varret e asnjėrit nga ata tė mitė qė "kanė vdekur" asnjėherė nuk kam qenė pėr vizitė, pėr arėsye se kam bindje tė patundėshme se ata nė asnjė aspekt nuk ndodhen nė dhé, por diku tjetėr! Preferueshėm nė Qiell natyrisht, por kurrėsesi jo nė varr! Dhe mėnyra se si "tė gjallėt" ndjejnė keqėardhje pėr "tė vdekurit", mė ėshtė krejtėsisht repulsive! Sikur tė dėshirojnė tė thojnė "tė mjerė ju qė vdiqėt, dhe lumė ne qė mbetem gjallė"! Cfarė standardi hipokritik ky! E pamundur! Kur dihet se ata mbi kėto dukuri as njohuritė edhe mė elementare nuk i posedojnė! Mirėpo prap siq thash shumica edhe nuk e dinė qė janė duke vepruar jodrejtė e gabueshėm, por sidoqoftė me rastin e kalimit afėr varrezave kur po jam i thelluar nė mendime, sjellja e tyre irracionale po mė pengon tepėr!
Nė vazhdim pėr tė mos e shėndėrruar kėtė temė nė njė diskutim dialogues unė pėr vete do tė pushoj sė komentuari pėr njė kohė, dhe asisoji do tė i lė pak rradhėn edhe tė tjerėve tė i shprehin mendimet e tyre konstruktive mbi kėtė cėshtje!
Nėse ka tė tillė kuptohet!

A ndoshta nuk kanė se me cka cka tė na dalin nė skenė! Sidoqoftė vlen tė potencohet se mosdituria nė kėto suaza, nuk ėshtė aq dramatike sa edhe kujtohet! Menquria nuk pėrkufizohet me vetėm njohuritė e lėmisė sė filozofisė. Kurrėsesi! Dikush ėshtė i prirė pėr ato punė, e dikush pėr punė tjera. Ne nuk jemi tė krijuar tė gjithė me parakushte krejtėsisht identike! Pėr ate edhe fakti i mosnjohjes sė thellėsishme tė dukurive filozofike, nuk ėshtė ndonjė defektuozitet i pranuar!
Cka ėshtė patetike dhe indinjuese nė tė kundėrtėn me padyshim, ėshtė mėnyra se si disa me forma e intencione tė hapura, provokative, e perverse, tentojnė me cdo kusht tė shkaktojnė konfusion, grindje, e pėrqarje nė kėso mjedise tė lira tė debatimit shoqėror! Me qėllim natyrisht tė vetėm tė prishjes sė nivelit tė atmosferės sė pėrgjithėshme dominuese nė to! Asgjė tjetėr! Por karakterėt e tillė pėr veprimet e tyre tė poshtėrsishme e idiotike, me siguri janė tė porositur nga ndonjė prapaskenė armiqėsore dhe e huaj politike!
Garantuar!

nderime!
ideologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė