Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 23:09   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Elbasani – qyteti I Mehmet Pushtuesit

Mbishkrimet

Fortesa e Elbasanit si monument historik pėrvec dėshmive, shkrimeve, ngjarjeve qė lidhen nė tė mbart edhe disa mbishkrime interesante dhe qė kanė vlera tė ēmuara duke e bėrė objekt studimesh nga autorė tė huaj dhe shqiptarė nga tė cilėt do tė pėrmendim Franc Babingerin (Studime historike, 1967,1, fq.85-102) dhe Vexhi Buharanė (Studime pėr Epokėn e Skėnderbeut, Tirane 1989. fq.503-526).
Tė murosura dikur nė muret e kėshtjellės pllakat janė shkruar turqisht me shkronja arabe, ndėrkohė sot gjenden tė ruajtura nė Muzeun e Elbasanit. Fortesėn e ka ndėrtuar Mehmet Khani……thuhet nė tė parin, ku jepet saktėsisht edhe koha e ndėrtimit tė saj prej njė muaji (ai u mundua njė muaj), nga 17 qershor deri nė 17 korrik 1466 (V.Buharaja rreth mbishkrimeve tė fortesės sė Elbasanit. Studime pėr epokėn e Skėnderbeut. Tirane 1989. fq.521). Ndėrkohė qė mbishkrimi I dytė na tregon se arkitekti I kėsaj fortese ishte Jusuf bin Abdullahu njė nga arkitektėt turq mė tė shquar tė kohės sė tij (po aty.fq.520).
Nė mbishkrimin e parė qė konsiderohet mė I rėndėsishmi na jepet pėrveē ndėrtuesit tė kėshtjellės, kohėzgjatjes sė punimeve, vitit tė ndėrtimit edhe trajta mė e hershme e Emrit tė saj IJL-BASAN. Kuptimi I kėsaj fjale turke ėshtė nėnshtrues I vendit, vendshtypės d.m.th ai qė sundon vendin. Kėtė emėr I cili nė gojėn e popullit u pėrpunua gjatė kohės nė Elbasan e mori qyteti qė lindi rreth fortesės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė