Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 00:46   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

Mirėpo pas njė marrėveshje midis Andre Bogdanit dhe F. Soimiroviqit, Kongregata e emroi Andre Bogdanin pėr argjipeshkėv tė Shkupit, ndėrsa F. Soimiroviqin e transferoi nė selinė e Ohrit[39]. Dhe qė nga koha e argjipeshkvit dhe martirit tė Kombit, Andre Bogdanit e deri mė sot dihen, madje pa shkėputje, titullarėt e dioqesės sė Shkup-Prizrenit, pėrkatėsisht tė Prizrenit[40], tė cilėt, kush mė pak e kush mė shumė, kanė kontribuar jo vetėm nė ruajtjen e fesė sė tė parve, por edhe nė zhvillimin dhe pasurimin e vlerave kulturore dhe shpirtėrore tė frymės evropiane. Dhe jo rastėsisht, prandaj Selia Shenjte pėr ipeshkėv dhe arqipeshkėv tė Kishės katolike shqiptare gjithmonė ka emruar shqiptarė shumė tė arsimuar dhe me autoritet tė madh siē sishin Pjetėr Mazreku, Andre Bogdani, Pjetėr Bogdani, Gjon Nikollė Kazazi, Mate Krasniqi, Pashk Trokshi, Lazėr Mjeda, Andre Logoraci, Nikė Prela, etj.

Kėta pishtarė tė Dritės sė Ungjillit, tė arsimit kombėtar dhe tė kulturės, ndonėse nė rrethana tė vėshtira endėr rreziqe tė shumta, kanė shėrbyer, siē do tė shprehej edhe F. S. Noli[41], pė t`i lidhur shqiptarėt, pėr t`i bashkuar ata me Perendimin. Pėr kėta njerėz, siä do tė shprehej edhe Ēabej[42], e pėr kohėn nė tė cilėn jetaun, atdhe, gjuhė e bėsim ishin trinom i pandarė. Dhe lufta ata luftuan pėr ruajtjen e kėtyre vlerave. Gjatė jetės sė tyre shohim ata tė luftojnė konsekuenetisht e me vullnet tė pathyer nė lėmin kishtar, politik, kulturor dhe patriotic. Te kėto personalitete lufta pėr ruajtjen e fesė sė tė parve dhe tė gjuhės sė bvendit, nė rrethanat e kohės, pėrbėnte, pra, njė njėsi tė pandarė[43].

Kisha katolike shqiptare e Kosovės, ndryshe nga ajo e Shqipėrisė, ka pasur njė ecje mė tė mirė, mė tė favorshme. Nė fakt Kisha e Shkup-Prizrenit e deri mė 1914 quhej arqipeshkvi. Mirėpo prej vitit 1821 e deri mė 1934 rezidenca ipeshkvnore ka qenė nė Prizren, e pastaj kalon nė Shkup. Selia Shenjte, ndėrkaq, me aktin nr. CXXXIII nr. %53, dt. 2. X. 1969 bėri sėrisht riorganizimin kishtar nė kėto treva. Me kėtė akt u ripėrtėri ipeshkvia e dikurshme e Prizrenit, kėshtu qė e tėrė dioqeza quhet me emrin e ri: Ipeshkvia Shkup-Prizrenit, ndėrsa pėr komunitetin e katolikėve shqiptarė emrohet pėr ipeshkėv ndihmės “sedi datus” Nikė Prela, intonizimi I tė cilit bėhet nė Prizren mė 6. I. 1970.

Sėrisht mė 1993, Selia Shenjte, pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, bėri njė riorganizim kishtar nė kėto treva. Emroi pėr ipeshkėv rezidencial tė Kosovės Imzot Nikė Prelėn (+), me rezidencė nė Prizren, ndėrsa pėr vikar gjeneral Dom Ndue Gjergjin. Me ardhjen e Imzot Nikė Prelės, nė jetėn e Kishės katolike shqiptare tė Kosovės ndjehet njė gjallėri e dukshme si nė jetėn shpirtėrore ashtu edhe nė veprimtarinė e botimeve tė ndryshme nė gjuhėn shqipe, botime kėto qė kanė njė rėndėsi tė madhe, jo vetėm pėr historinė e kishės, por edhe pėr historinė e letėrisė shqipe.

Ndėrsa nė nėntor tė vitit 1995, Selia Shenjte pėr ipeshkėv tė komunitetit katolikė shqiptarė tė Kosovės emroi meshtarin dhe misionarin e merituar tė kėtyre anėve Dom Mark Sopin, shugurimi I tė cilit pėr shkak tė rrethanave tė vėshtira nė Kosovė, u bė nė Romė mė 6. I. 1996. Ndryshim e statusit administrativ te Kishės katolike shqiptare nė Kosovė ka pasė edhe pas luftės sė fundit dhe pas instalimit tė administratės ndėkombėtare nė Kosovė( vėr. e www.stublla.com-it). Imzot Mark Sopi ėshtė trashėgues i drejtpėrdrejtė i Imzot Nikė Prelės dhe atyre prelatėve tė lartė tė Kishės katolike shqiptare tė Kosovės qė, bashkė me vendėsit dhe me parėsinė e vendit kanė mbrojtur me guxim interesat e popullit, lirinė shpirtėrore dhe pėrparimin e gjithėmbarshėm: AD MAIOREM DEI GLORIAM.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė