Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-09, 20:41   #12
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Nezir Myrta SHQIPTARI I RI


Nuk ka fuqi qė mund ta ēliroj njė popull, pėrveē fuqisė sė vet popullit (Gete)



Shqiptari i ri, ushtar i atdheut etnik, me uniformė formė unike, nuk ka harta kosmopolite, por e ka prioritet veē hartėn e atdheut etnik, krejt kah flitet shqip, nė Ballkanin illirik, ėshtė i betuar, nė zonin e zotit, nė gjuhėn e tij – gjuhėn e Shqipes, se do t’i bashkojė tė gjitha trojet tona, nė njė atdhe shqiptar, ashtu sikurse ishte betimi i ushtarit tė lirisė nėpėr shekuj, saherė qė rroku armėn e lirisė, kundėr armės sė robėrisė, e kundėr armės sė tradhtisė, ku tradhtia na mbiu prore si kopurdha pas shiut nėn pragdere brėnda trojeve tona, e ku bashkė jetuan vllau e shkau tradhtorė, nėn njė kulm, qė fliste e flet ende me zor shqip,sepse interesat personale i ka mbi ato kombėtare, inatet personale i ka mbi ato interesat kombėtare (le ta sundoj edhe vet dreqi kėtė vend – veē ti jo), sepse gjaku i huaj fliste e flet ende shqip me zor, as pa u skuqė as pa u zbehė edhepse e dijmė, e njohim ag e terr, plot sherr e gverr - ēdo mėngjes, ku nė vend tė pėrshėndetjes – ia gjuan shikimin e vrėnjtur helm – vllaut tim – ai shkau i gjakut tė huaj! A ka gjė ma tė tmerrshme, se kur tė bėhet vllau - gjaku yt – shkau!? Tė flet shqip me zor, njė shqipe zori nėpėr dhėmbė – e kush i flet me dhėmb vllaut – veē gjaku i shkaut! Flet aq me zor, sikur don tė nxierri lisa me rrenjė pėrgoje nė vend fjalėsh! As din, as don, as mundet! - Vllau i flet me zėmėr – e shkau i flet me dhėmb! Vllau ia hap derėn – shkau ia kthen pushkėn! Vllau ia kthen sofrėn – shkau ia kallė votrėn! Vllau ia ep krahun – shkau ia ep shkelmin! Vllau e shikon nė sy – shkau i mrrolet kryanash! Vllau ia ep dorėn – shkau ia ep majat e gishtave! Vllau i flet me zemėr – shkau e shkel me thembėr! E hanė bukė nė njė sofėr – vllau e gjaku i huaj shkau! Vllau shkau, ndoshta mu pėr kėtė edhe paska mbetė kjo shprehje, si koncept i neveritshėm – vllau - shkau! A nuk kemi dėshmi historike, bile nga koha e Skendėrbeut, ku secili atdhetar, e pati vlla, a tė gjakut, njė tradhtarė: Skendėrbeu pati Hamzanė, Isa Boletini pati Paiazitin, mos tė shkojmė matutje se turbullohet barku, e bėhen zorrėt guzhma me dalė pėrgoje, nėse iu shkojmė cipullėpėr cipullė kohėrave historike deri nė ditėt tona! Kemi shembuj dite prej antarėsive tė partive politike tė njė kombi gjuhe e gjaku ēfarė veprojnė mes tyre, prej liderve tė tyre mesveti, Bile edhe deri tek forumet tona, si media elektronike! Tash, mund tė mendoj dikush, pse them e shprehem kėshtu, kaq vrazhdė e ashpėr, dikujt mund edhe t’i lėkundet vneri, nėse ka vnerė, dikush mund t’i quaj tė kobshme kėto shprehje, dikush mund edhe tė shpėrthej qelb e gjak pėrgoje e pėrhundesh, e edhe mund t’i shpėrthej edhe gjaku nė tru!

Po, a nuk ėshtė betuar shqiptari gjithmonė ta thotė tė vėrteten e vetėm tė vėrteten?! A nuk dihet e trashėgohet brezpasbrezi, se vetėm e vėrteta ėshtė drejtėsia e drejtėsia – perėndia?! A nuk ishin prore shqiptarėt tė betuar, qė kurdoherė ta thonė - vetėm tė vėrteten edhe kur janė shlirė edhe kur janė ngusht - ngusht edhe me krye nėn satėr e shpatė edhe nėpėr banga tė tė akuzuarve nga pushtuesit edhe nėpėrgrilla tė hekurta ēelijave armike edhe deri nė Ēanakalatė, doli nganjė Sadriazem?! A nuk thanė prore burrat, se njė burrė qė nuk e flet tė vėrtetėn edhe kur vet e din e kupton, se bash vet atij i bie keq edhe sikur vendosė pėr vetveten edhe kur vendosė pėr tjetrin edhe pėr mikun edhe pėr armikun edhe kur shtrihet pėr qejfi nėn hije edhe kur shtrihet prej zorit nėn shpatė – ai nuk asht burrė! A thanė prore burrat, se parase ta pleqėrojsh dikend – duhet ta keshė pleqėruar vetveten?! A nuk thanė burrat shqiptarė, se duhet me folė me dorė nė zemėr!? A nuk thanė udhėzuesit e drejtėsisė e tė zotit, se parase tė shkojsh ta pastrojsh dikend nga mėkatėt – duhet vet tė jeshė pastruar!? A nuk thanė udhėzuesit, se parase tė falesh, duhet tė keshė abdes, tė jeshė vet i pastruar, sepse nė ēdo lutje e falje kudo ėshtė faltore!? A nuk shkruan shkrimtarėt e dietarėt e mėdhenj e edhe tė atyre tė majave tė pėndes botėrore – se secili komb duhet ta pastrojė sėpari vetveten kombėtare, ashtu sikurse pleqtė tanė qė u thonin grave kur fshinin oborret – a e keni fshirė sėpari shtėpinė!? A nuk shkroi edhe Bertolt Brehti fillin e majes sė poezisė sė tij me titull Gjermania, ku e fillon veprėn me hymnin e tij ‘’tė gjithė le ta shfaqin turpin e tyre – e unė timin’’!? A nuk shkroi Dostojevski pėr krimin e denimin, pėr tė poshtėruarit e tė fyerit e tij, pėr idiotin, pėr shenimet nga nėntoka e tij, pėr shtėpinė e tij tė vdekur pėr shtėpinė ruse - burg!? A nuk shkroi Lorka i madh, pėr krimet e Andaluzisė edhe vet krimi ndodhi nė Granadė!? O more njeri - po a nuk e mallkoi vet zoti, mikun e shokun e tij ma tė ngushtė, ma tė ēmuashmin, ma tė lavduashmin e tij dhe e gjuajti gur nė ballė dhe ia vėrboi syrin duke e emruar – djall, dreq, a nuk ėshtė dreqi, djalli vetėm me njė sy nė ballė – vetėmpse e kundėrshtoi zotin, krijuesin e tij!? A nuk ishte Abeli i uruari edhe Kain – i mallkuari i zotit edhe vllazėrit e parė tė njerėzimit?! Ē’po bėhet?! E shkruar qenka, apo e kruar?! E shkruar apo e kruar?! Unė them: njėherė kruhet, e tevona shkruhet!

Shqiptari i ri, ushtari i atdheut ishte dhe ėshtė nė mes shumė zjarreve, nė mes shumė flakėve, nė mes shumė krismash tė kobshme, nė mes shumė tytash tė drejtuara nga tė gjitha anėt kah ai, e ai qendron nė rreth tytash, ndėr ma tė ndryshmet, secila me kajde e forma e methoda tė ndryshme, ndėr ma tė ndryshmet edhe duke e akuzuar – nė vend tė pėrkrahjes e dhėnies sė krahut e forcės gjenetike edhe duke e injoruar – nė vend tė hapjes sė zemres e mendjes hyjnore edhe duke e nėnēmuar – nė vend tė ngritjes sė authoritetit tė tij atdhetar edhe duke e pėrbuzur – nė vend tė pėrqafimit vllazėror edhe duke e poshtėruar e fyer – nė vend tė lavdatės e krenarisė qė e kemi njė atdhetar edhe duke e shtypur e mbytur pėrsėgjallit – nė vend se ta ngritim nė qiell kombėtar edhe duke ia mbyllur sytė e deren e punės e veprimit kombėtar, deren universitare – nė vend se tė ia hapim hapekrah tė gjitha dyert e gjurmimeve e historike kombėtare edhe duke e vrarė nė shpirt e zemėr e mendje – nė vend se t’i japim kurajo, forcė ndėrgjegjeje kombėtare edhe edhe... mos ta zgjati ma shumėse dikujt mund t’i lėkundet vneri, nėse ka ndonjė pikė nė trupin e trurin e tij! Si iu ndėrpre puna, vepra e jeta e atdhetarėve tanė, siē janė: Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Prekė Cali, Mehmet Shpendi, Mufailėt, Elez Isufi, e sa e sa tjerė nė historinė tonė tė dhimbshme, ma shumė nga na vet, se sa nga armiqtė shekullorė! E - tė fasim drejtė, po dhimbshėm a – po vrasjet e mbi njėqind trimave tonė, e komandanėtve ushtarak edhe pas Luftės nė Kosovė (1998 – 1999), vrasje tinzare, vrasje tė pabesa, pabesisht, hajdutėrisht, qė ia tejkalon komunitetit primitiv, e thonė – vrasje misterioze – vrasje nė moh, vrasje pa dorėrasės gjoja, vrasje qė as lufta nuk mundi t’i marri t’i vrajė, ata qė i shpėtuan edhe luftėrave me guximin e tyre, me strategjinė e tyre, me zemrėn e tyre, me fatin e tyre – u vranė nė paqje, nė ēlirim paslufte!... Krejt atė qė as nuk mundi, as nuk dijti, as nuk guxofti ta bėnė armiku i kohės – e bėri i yti i kohės, pa fije turpi, pa fije mėshire, pa fije diturie - kafshė e gjallė, qė veē nuk pllet si kau i Peshterit, thonin moti! E krejt – pėr njė grusht lek turpi, apo pėr njė kundėrshtim politik, apo qė nuk pranoi ideologjinė e tij politike, apo qė vrau ideologji, ideologjikisht – e vranė personalisht edhe nga familje tė pėrmendura se!? Pse thanė moti: varra e qenit tė huaj mshilet (sherohet) me njė pasulė (me njė kokėrr fasulje tė zier), kurse varra e qenit tėnd, nuk ka ilaē askund!? Pse thanė moti: prej tė mirit, del i keqi – prej tė rodit – del i parodi, prej tė fortit – del i ligu, e edhe sa mahmurė – aq batall!? Rrenjet e kėtyre karaktereve, rrinė mbi kokė edhe sotekėsajdite na bėjnė shqoqėri nė secilin hap edhe kur fillon diē tė mirė e tė drejtė, e tė fortė kombėtare – shumėkushi injorojnė, dikush aprovon veē me kokė, dikush e luan kokėn nė mendime, dikush xhelozon, dikush lehė si qeni nė zinxhirė tė huaj, dikush gjuan gurin e fshehė dorėn, dikush ndėrsehet si bishė e ēartur valeve elektronike, dikush rrudhet e struket gjoja s’pava asgjė, e dikush as qė interesohet pėr asgjė tė mirė kombėtare, vetėm pėr zuzen e vet, dikush vegėl e huaj armike, spijunazhi, me dije e pa pikė dije, veē tė gjuhet nė qafė as pa folė me tė, - dikush bėn biznese edhe me shkije e armiq tjerė, nė dėm e rrezik tė kombit !

vijon

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:14
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė