Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-04-09, 18:14   #2
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Krahina e Rugoves

Sak Faslia (L. 1885 Rugovė, Pejė - V. 1944) bajraktar shqiptar nga Kosova, ėshtė njėri ndėr luftėtarėt mė tė dėgjuar tė Rugovės. Ai u dallua sidomos nė luftėrat e shumta tė zhvilluara kundėr malazezėve.



Sak Faslia u lind nė vitin 1885 nė Koshutan tė Rugovės. I takon familjes sė Kurtdedajve, e njohur pėr trimėri dhe bujari qė nga shekulli XVIII. Ėshtė nipi i Sali Jahės, bajraktarit, komandantit (major) dhe udhėheqėsit tė shquar tė Rugovės qė luftoi pėr mbrojtjen e kufirit shqiptar kundėr forcave malazeze tė Knjaz Nikollės dhe Mark Milanit. Sali Jaha ishte edhe pjesėmarrės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit (1878). Luftoi dhe veproi pėrkrah rugovasve tė njohur si Ker Sadria, Sali Rama, Jashar Haxha, Tahir Coli etj.

Ishte viti 1911, vit kur Perandoria Osmane po pėrjetonte fundin e vet nė Ballkan dhe Mali i Zi donte tė zgjerohej nė dėm tė tokave shqiptare, vit kur filloi veprimtaria luftarake e Sak Faslisė. Nė kėtė vit u zhvillu lufta e Beranės kundėr forcave malazeze dhe Saku u dallua si udhėheqės dhe strateg, edhe pse ishte mjaft i ri nga mosha. Pas njė lufte tė ashpėr malazezėt u thyen keq.

Nė vitin 1912 forcat malazeze ia mėsyn sėrish Rugovės dhe Rrafshit tė Dukagjinit. Sak Faslia sė bashku me rugovasit iu dolėn nė pritė nė vendin e quajtur Mokna dhe i shpartalluan plotėsisht forcat malazeze. Kjo luftė ėshtė e njohur si Lufta e Moknave.

Rezistenca e rugovasve tė udhėhequr nga bajraktari i tyre Sak Faslia vazhdoi gjatė tėrė pėriudhės qė nga pushtimi i Kosovės nga Serbia e deri nė Luftėn e dytė Botėrore. Pothuaj se nuk ka vit nė kėtė periudhė qė nuk u zhvilluan lufta tė pėrgjakshme kundėr serbėve dhe malazezėve.

Me shpartallimin e Jugosllavisė sė Versajės nė vitin 1941, tokat shqiptare u copėtuan dhe u ndan nė mes tė Gjermanisė, Italisė dhe Bullgarisė. Krahina e Rugovės bėnte pjesė nė prefekturėn e Pejės qė i takoi protektoratit italian e mė vonė atij gjerman. Ky protektorat propagandonte liri tė plotė pėr shqiptarėt edhe pse flamurit iu shtuan sėpatat e Liktorit.

Nė Pejė nė vitin 1941, nė fund tė qershorit erdhėn forcat shqiptare nga Shqipėria tė udhėhequra nga major Rexhep Gilani e Kolė Bibė Mirakaj dhe kishin pėr qėllim mbrojtjen e kufirit etnik shqiptar nga serbomalazezėt. Kėtyre forcave iu bashkėngjitėn edhe forcat vullnetare shqiptare tė Kosovės.

Me 1 korrik 1941 Sak Faslia u takua mė pėrfaqėsuesit ushtarak e administrativ tė qeverisė shqiptare nė Pejė. Pėrfaqėsuesi ushtarak, major Kolė Bibė Mirakaj e caktoi Sakun si udhėheqės tė luftės pėr mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi, duke iu drejtuar mė kėto fjalė: "Meqė jeni pasardhės i Sali Jahės sė njohur, bajraktarit tė Rugovės dhe jeni dėshmuar si luftėtar i denjė pėr ēėshtjen kombėtare, u shprehim besimin pėr organizim e pėr udhėheqje tė luftės pėr mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi", dhe e dekoroi mė njė dekoratė (nishan) pėr meritat e tij nė luftė.

Menjėherė pas kėsaj forcat vullnetare shqiptare tė udhėhequra nga Sak Faslia dhe repartet ushtarake tė ushtrisė shqiptare u vendosėn nė vijėn kufitare Morinė - Qafė e Diellit - Qafė e Ēakorrit - Mokna - Qafė e Dasmorve - Smilovicė.

Sak Faslia mori udhėheqjen e Batalionit "Gramos" ku komandant ishte Rexhep Gilani. Mė tė pėrhapur tė lajmit se ushtria shqiptare arriti nė Rugovė, rugovasit kush mė armė e kush pa to iu bashkuan atyre forcave. Ja si e pėrshkruan rapsodi ardhjen e ushtrisė shqiptare nė Luftėn e Moknave:

Gry'ks Rugovs kokan hi
Sak Faslia u paska pri
U paska pri Sak Bajraktari
Komandant Rexhep Gilani
Rexhep Gilani ish major
Komandant pėr ni Batalion
e n'Kuqishtė kur janė ardhė
Para populli u ka dalė ....

Pas vendosjes nė kufi, vazhdoi pėr tri vite lufta dhe rezistenca e rugovasve dhe ushtrisė shqiptare pėr mbrojtjen e kufirit. Sak Faslia nė ēdo betejė i printe ushtrisė me flamur nė dorė. Ketė flamur e vendosi nė kullėn e Moknave nė kufi dhe u bė roje e pathyer e kufirit.Ka shumė tregime pėr trimėritė e treguara nga Saku gjatė kėtyre viteve. Ja njė nga ato.

Pasi qė Saku ishte bėrė tmerr pėr ushtaret serbo-malazez, komanda e ushtrisė serbo-malazeze vendosi tė marrė njė aksion pėr likuidimin e bajraktarit. Kjo detyrė iu besua oficerit Vukosav Keniq. Ai, Sakut i kėrkoi luftė ballė pėr ballė duke i thėnė se:

"nė qoftė se je bajraktari i Rugovės mė tė vėrtetė, mė dil pėrballė,
se ose kam me ta marrė atė kerrpė(flamurin) ose nuk i them vetit njėri"

Dy malazez tė tjerė kishin pėr detyrė qė tinėzisht t'i binin Sakut nga prapa dhe ta likuidojnė. Sak Faslia pa u hamend fare me flamur dhe pushkė nė dorė i doli pėrballė. Kėtė e pėrshkruan edhe rapsodi:

"Krisi topi, po bjen buria
Fort luftojke Sak Faslia
Sak Faslia, bajraktari
Yrysh bojke Vukosavi
Vukosavi po bon yrysh
Don flamurin me ia grabitė
Sak Faslia i shpėrdhitė
Ja ka dhanė dy pluma n'gjyks..."
Pasi i afrohen njėri tjetrit, Saku e Vukosavi i drejtojnė armėt njėri tjetrit. Saku e godet me plumb nė gojė Vukosavin dhe e vret edhe njėrin nga ushtarėt e tij. Vetėm njėri arrin tė shpėtoj.

Ėshtė e njohur sidomos trimėria e Sakut dhe rugovasve tjerė nė luftėn pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė