Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-09, 19:11   #10
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

SHQIPTAROLOGJI
SHQIPONJAT NĖ RREZIK!
Shqiponjat nuk e kanė natalitetin tonė. Duket se "shqipanat" janė meshkuj pėrtacė. Ndryshe nga ne qė jemi mė pak tė rrezikuar, shqiponjat janė nė rrezik tė madh. Ne do tė rezistojmė edhe ndonjė dhjetėvjetėsh, por ato janė nė zhdukje e sipėr. Sorrat po shtohen vazhdimisht, sidomos sorrat e zeza, ose "sorrat shkina", si u thonė ndryshe, ndėrsa shqiponjat, edhe pak vite e do tė zhduken nga Alpet Shqiptare, nga Ballkani, Evropa, dhe mė gjėrė. Por ne jemi tė brengosur me zhdukjen e shqiponjave nga Alpet Shqiptare - se, ku dhemb dhėmbi, shkon gjuha. Sepse nuk mund tė pėrfytyrojmė ditėn kur nga tė gjitha "shqipet tona" tė mbetet vetėm shqiponja nė flamur! Ajo do tė jetė katastrofė, jo ekologjike (se pėr katastrofa ekologjike nuk na e ndien kalemi!) po katastrofė kombėtare. E nė ndėrkohė, ne "bijtė e shqipeve" ēka leshin po bėjmė? Ēka po bėjmė pėr ardhmėrinė tonė "bukvale"? A i mjaftojnė ardhmėrisė duart nė xhepa, edhe nė qofshin xhepat e shkyer? Kur mos tė dijmė cilėt janė gishtat e cili ėshtė karuci, kombi e ka pisk!
Ardhmėrisė nuk i mjaftojnė spermatozoidet. Nuk ėshtė njėsoj ku hudhen ata "plisbardhė tė vegjėl". Nėpėr W.C.-tė e stacioneve evropiane tė trenit nuk mund tė sigurohet nataliteti. As nėpėr Hajme. E sidomos nėpėr gryka tė mitrave tė evropianeve tė etshme pėr karuc. Nataliteti sigurohet nė truall tėnd, nė arė tėnde, brenda pragut tėnd (bėnė edhe nė fqinjėsi). Dhe kot e thotė shkenca: ardhmėria ėshtė nė trupat qiellorė, nė udhėtime kozmike. Jo, ardhmėria jonė ėshtė nė mitrat tona. "Bijtė e shqipes" duhet t'i vėnė nė lėvizje koēet, nė lėvizje dhe nė drejtimin e duhur, se spermėn nuk e vė nė lėvizje era siē e vė polenin e luleve. Ose, "ta pastrojmė" pak fjalorin sa s'na kanė rėnė dhėmbėt nga fjalėt e pista?!
Shqiponjat vėrtetė kanė qenė krenaria e majave tė bjeshkėve. Shkėmbinjtė e thepisur nuk kanė kuptim pa shqiponjat, gadi si edhe flamuri qė "ėshtė mėsuar me tė" dhe nuk di tė valojė ndryshe. Me kohė, historia krijon harmonitė e veta, dhe harmonia, gjegjėsisht harmonitė janė - zoti vet. Ēdo gjė ėshtė prodhim i harmonisė. Edhe njeriu, edhe virusi, edhe piruni. Gjėrat e kėrkojnė njėra - tjetrėn, e gjejnė, dhe krijojnė vazhdimėsinė. Civilizim do tė thotė - kontinuitet. Prandaj shkenca provon mundėsitė, prandaj religjioni provon dogmat, prandaj fati profon krajatat. Antropologėt mendojnė se qė nga fillimi i racės njerzore, nė planetėn tonė kanė marrė frymė rreth 80 miliardė njerėz. Merreni me mend: 80 miliardė. Po ēka janė 7-8 milionė shqiptarė sot, ose - 70-80 milionė gjithėsejt? Ē'fat ishte ai kur 100 milionė ilir u reduktuan nė 6 milion shqiptarė? Domethėnė, shqipet po ēalojnė. "Bijtė e shqipeve" po shterrin duke pritur ardhmėrinė nė vend qė ta krijojnė. Sepse ardhmėri ėshtė njeriu. Qoftė edhe shqiptarė, qė do ta shquajmė prioritet. Pse mos tė shkruajmė shqip kur mendojmė shqip? Ose shul shqip: mos u shpenzoni kot. Sepse shkenca thotė: njė mashkull, nė jetėn normale e tė shėndoshė prej meshkulli, "nxjerr nė treg" pikėrisht 80 miliardė spermatozoidė tė gatshėm qė nė rrethana normale tė shndėrrohen nė njerėz. Qofshin edhe shqiptarė, pse jo? Civilizimi mbrohet nėpėrmjet njė populli, numrat mbrohen pėrmes njė tipi. Tetėdhjetė miliardė, aq sa do tė ketė pasur njerėz planeta jonė e lodhur dhe e dėrmuar me kėta rrathė civilizues?!
Shqiponjat vėrtetė janė nė rrezik. Po zhduken shqiponjat. Sorrat po shtohen gjithnjė, sidomos sorrat e zeza, veēmas ato. Dhe i keni parė: shqiponja rri vetėm, sorrat rrijnė bashkė. A t'i fajsojmė shqiponjat pėr egoizėm?! Jo, nuk kemi kohė. Duhet tė brengosemi, qoftė edhe nė njė gazetė pėr "humor e satirė". Sepse, a mund tė mirret me mend data (qė nuk ėshtė larg) kur, nga tė gjitha shqiponjat e Alpeve Shqiptare, do tė mbetet vetėm ajo qė ėshtė nė flamur?
Atėherė as asaj nuk do t'i mjaftojnė "dy krerė qė ka", ore ju, budallenjtė mė tė menēur nė botė!
("Ngucakeqi" nr.8/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė