Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-09, 13:04   #7
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

TMERRI NĖ DITĖN E “GĖNJESHTRAVE”
S.S. nuk dėshironte ta fillonte rrėfimin para nėnės sė saj. Por, kur e ėma doli, S.S. e filloi rrėfimin:
“Nuk kam menduar kurrė se njeriu mund tė durojė kaq shumė. Edhe pėr vete, por edhe pėr tė tjerėt, nė raste tė tilla kam menduar se do t’i dorėzoheshin vdekjes. Unė nė duart e shkijeve rashė mė 1 prill, nė ditėn kur shqiptarėt po dėboheshin masovikisht.
Kur me ndanė nga familja, mendoja vetėm pėr ata, por kur mė dėrguan nė vendin ku ishin strehuar policėt dhe nė tavolinėn e pėrgjakur pashė flokė femrash, thonj dhe veshje femrash, e dita se ēka do tė mė ndodhte. Mė nuk shpresoja se e kam dikė nė botė, dhe ēka do tė ndodhte me tė afėrmit e mi. E kisha vetėm hallin tim. Dhe, kur unė po mendoja dhe po frikėsohesha se ēka do tė ndodhė me mua, mė thirri njė nga ata qė e udhėhiqte atė grup kriminelėsh. Aty, mbi tavolinėn e tij, kishte raki dhe sytė e tij tė skuqur e tė ēartur i tregonin tė gjitha. Nė gjoks kishte njė zinxhir me plot stoli dhe mė tej nė njė qoshe tė strehimores kishte pėrplot veshje femrash. “Kėtu duhet tė zhvishesh, e pastaj ta shoh a je pėr mua, pėr eprorėt ose pėr ushtarėt”, mė tha ai nė gjuhėn serbe derisa po pinte raki. Unė po rrija aty, gjoja se nuk e kuptova, por ai ma ktheu kėtė urdhėr nė shqip. E shikova dhe, edhe pse e frikėsuar i thashė “jo”. Ai hodhi shishen me raki dhe u ngrit si i tėrbuar. “Mua askush s’guxon tė ma thyej urdhrin, unė jam Dragan Spasiq, unė jam njeriu qė me dorėn time kam prerė mbi 50 shqiptarė e ti, kuēkė!”- klithte ai si i marrė. “Qenka rruga e vdekjes kjo”, mendova me vete dhe kur ai mė goditi me kondak pushke nuk qava.
E shihja gjakun qė me rridhte nga hundėt por s’mė dhimbsej jeta, doja tė vdisja e jo tė bija nė dorėn e tij. Por, pas pak, ai u qetėsua dhe i urdhėroi ushtarėt e tij tė mė zhveshin. O Zot, nuk mund ta marrėsh me mend se si ndihesh. “Duhet tė vallėzosh, ec vallėzo”, -mė thoshte, e unė isha kėrrusur e ulur, qė tė mos shihej trupi lakuriq. “E sheh atė trup atje, do tė ta bėj mė zi”, - mė thoshte ai e unė nuk e kisha vėrejtur trupin e njė vajze tė bėrė copė-copė, nė afėrsi tė rrobave tė viktimave, tė cilave ata ua kishin bėrė si mua. Nuk fola, por dy nga ata erdhėn dhe me lidhėn pėr tavolinėn e pėrgjakur. M’i lidhėn kėmbė e duar dhe mė shikonin si bisha. Dikur ai, shefi i tyre, u zhvesh dhe filloi tė mė ēnderojė, tė tjerėt qeshnin e flisnin ēka u tekej, shikonin e talleshin, derisa unė pėrpėlitesha me vdekjen. Ai u largua vetėm kur u ngop, pėr tė vazhduar mė tej edhe disa tė tjerė. E njėjta gjė mė ndodhi disa ditė me radhė dhe pas disa ditėsh mė hodhėn ashtu lakuriqe buzė rrugės, ku kishte edhe shumė kosovarė tė tjerė, qė po iknin pėr nė Shqipėri. Vetėm kur vėrejta se njė grua po mė mbulonte, pashė se trupi im ishte i prerė me thika nė shumė vende dhe se nė trupin tim kishte tė vizatuara disa kryqe dhe shenjat e simbolit tė kryekriminelit Milosheviq.
“Mos mė merr, mė le tė vdes, tė lutem”,- i thashė asaj, por ajo mė pėshpėriti ngadalė. Edhe pak rrugė kemi deri nė tokėn nėnė, ja e sheh rrugėn”, - pėrpiqej ajo tė mė ndihmonte, kurse unė e shikoja rrugėn qė mė dukej se po ecte me mua dhe shpresoja se po vdisja, sepse pėr mua ajo ishte dhe mbeti rruga e vdekjes.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė