Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-09, 13:05   #8
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

NĖNĖS I PLASI ZEMRA
Kishte ditė qė ishim nė mal, ishte ofensiva mė e madhe deri atėherė nė malet e Ēiēavicės. Ishte pikėrisht 22 shtatori i vitit 1998. Ne vetėm nga familja jonė ishim 14 veta, kurse nė tė gjithė fshatin rreth 70 njerėz. Nga tė gjitha anėt na rrethuan, nuk kishim asnjė mundėsi tė iknim dika e as tė siguronim ushqim. Ditėn e tretė mė nuk bėnin punė pemėt e egra me tė cilat u ushqyem. Fėmijėt morėn vajin e shumė sish u sėmurėn rėndė dhe s’kishin asnjė shpresė tė mbeteshin gjallė, sepse trupi po u vdiste pa ushqim dhe shpirtin ua mbyste frika.
Ishte mesditė kur paramilitarėt, me koka tė lidhura me shamia, na grumbulluan tė gjithėve. Edhe fytyrat i kishin tė ngjyrosura. I morėn tė gjithė meshkujt njė nga njė dhe i lidhėn pėr drunj. Mė vonė, e sollėn njė kamion dhe i mbyllėn brenda. Mandej i morėn tė gjitha gjėrat me vlerė dhe disa fėmijė qė ne tė thyheshim dhe tė tregonim se mos kishim fshehur diēka tė vlefshme. Njė grua, e cila kishte provuar t’ua rrėmbejė automatikun atyre, ia morėn djalin 2 vjeēar, ia prenė veshin dhe tre gishtėrinj. Vėllau im provoi tė reagojė edhe pse me duar tė lidhura. E morėn, e vendosėn para tė gjithė tė pranishmėve, e zhveshėn dhe ia prenė organet gjenitale. Zot, si nuk vdiqa nė atė ēast. Nėna dhe nusja nuk lėvizėn, e unė u nisa drejt tyre, por vėllau im si duket vdiq nga dhembjet dhe mė nuk e pashė tek ai as lėvizjen mė tė vogėl. “Do tė tė dhunoj me organin e tij!” - mė tha njėri nga policėt, dhe dy tė tjerėt m’i lidhėn duart e mė lidhėn pėr kamioni. E di se u pėrpoqa tė bėj rezistencė, por njė goditje e fortė nė kokė ma humbi vetėdijen, dhe e di se kur mė ka ardhur vetėdija kam qenė e tėra e zhveshur dhe e lidhur edhe mė tej. Disa metra mė tej po e dhunonin njė grua a vajzė tjetėr tė cilėn nuk e njoha dhe para kėmbėve tė mia pashė nėnėn qė po rrinte duke qarė. “Ta vranė vėllaun me gjithė nusen e tij”, - mė tha ajo nė vend se tė mė jepte kurajė! Ndoshta, kėtė, ajo e bėnte nga zemra e plasur. “Ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe ti tė vdesėsh”, se: “do ta kem mė lehtė e vetmuar” - mė tha nėna. Ajo mandej filloi tė m’i thoshte disa gjėra qė mė dukeshin aq tė parėndėsishme pėr momentin, dhe unė dridhesha, nuk di a kisha tė ftohtė, frikė, apo trupi mė dridhej nga dhimbjet. Rreth nesh kishte plot njerėz tė vdekur e tė pavarrosur, kishte aq shumė copa tė gishtėrinjve, duarve, veshėve sa qė nuk e kuptoj edhe sot e kėsaj dite se si mund tė flas pėr tė gjitha kėto dhe tė jetoj. Mė pas aty erdhi njė polic, i cili mė tha – “Pasi kishe qenė e virgjėr do tė tė marrė pėr grua, do vish me mua nė Serbi, dhe atje do ta ngrehim njė fole siē ka menduar kryetari ynė, Millosheviq. Qė djemtė serbė t’i martojmė me shqiptare, qė ato tė lindin fėmijė serbė dhe tė gjithė meshkujt nė Kosovė t’i vrasim. Do ta lindėsh njė djalė, mė thuaj?”- mė thoshte dhe para syve tė nėnės filloi prapė tė mė dhunojė.
Nuk di sa mė ka maltretuar, por e di se kur i hapa sytė e kishte tėrė trupin gjak. Nėna kėtė herė kishte qenė duke qarė pranė meje. Mė tej disa nga gratė kishin renditur kufomat njėrėn pas tjetrės. Njė grua u afrua dhe pėrpiqej tė mė vishte diēka, nuk e kuptoja si nuk mėrzitesha pse isha e zhveshur dhe rreth meje kishte plot gra e fėmijė. Ndoshta nuk mė punonte truri, ndoshta isha e ēmendur nė atė kohė, por e di se mė mundonin vetėm dhimbjet e barkut, turpi dhe ndjenja se isha aq e ndotur dhe e thyer nga dhunimi qė ma bėnė serbėt.
Dikush mė dha pak ujė. U ula dhe u vesha e tėra. Mė nuk kisha asnjė ndjenjė. Shikoja trupat e vdekur andej dhe nuk e kuptoj pse kaq shumė e doja vdekjen. Kisha mė shumė dėshirė tė vdes se ēdo gjė tjetėr. Nėna vetėm qėndronte afėr meje dhe qante, asnjė fjalė nuk e foli kėtė herė. Njė grua m’u afrua dhe mė tha qė t’ia lidhi plagėt tė birit gjashtė vjeēar qė ia kishin kėputur gishtėrinjtė. U afrova, por duart nuk mė bėnin punė. Mezi ia lidha me njė copė kėmishe qė e ėma e kishte gjetur diku. Mė vonė i varrosėm tė 18 trupat e vdekur. Nėnėn e kapi temperaturė e lartė dhe krejt ēka gjetėm nė atė mal qė t’ia ndalim temperaturėn, ishte njė aspirin dhe njė gotė ujė. Pasi e piu tha: “Gabova qė e piva atė ilaē, ndoshta do t’i gjendej dikujt, mua mė plasi zemra dhe mė s’mė duhet asgjė. Unė po vdes dhe po vdes zemėrplasur mė shumė pėr ty se sa pėr vėllanė e kunatėn tėnde. Bija ime mbaj mend dhe trego nėse shpėton si duket do tė jetosh gjatė, i trego tė gjitha, asgjė mos mbaj tė fshehur” - pas kėtyre fjalėve edhe nėna mė vdiq, dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur” - tha nė fund vajza nga malet e
Ēiēavicės.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė