Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-09, 13:05   #9
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

PLAGĖT E CIGARES
R.N.-nė nga rrethi i Prishtinės, pas mbarimit tė luftės e kishin gjetur tė lidhur nė lokalet e Fakultetit Juridik. Ajo muaj tė tėrė nuk e kishte marrė veten. Herė pas here kur i vinte vetėdija, ishte e thyer shpirtėrisht. Qante dhe fillonte rrėfimin e saj tė tmerrshėm…
“Pasi mė nxorėn nga shtėpia, mė dėrguan drejt nė lokalet e Fakultetit Juridik. Aty mė futėn nė njė zyrė tė profesorėve dhe mė vunė prangat e mė mbanin tėrė kohėn tė lidhur. Nuk mė kujtohet sa ditė me radhė nuk kam ngrėnė asgjė. Pėr ēudi nuk kisha uri, por vetėm etje, edhe atė etje tė madhe. Nga nevoja pėr ujė mė ishin qarė e pėrgjakur edhe buzėt. Pas disa ditėsh, kur mė morėn gjoja nė pyetje, njėri nga barbarėt serbė mė urdhėroi tė zhvishem. Unė refuzova. Njėri nga policėt mė ra shuplakė dhe pėrnjėherė mė pėlciti gjaku nga buzėt e shkrumbuara. Tjetri nga “bosėt” m’u afrua dhe mori nga buzėt e mia me gisht gjakun dhe e lėpiu. “Si duket, tė gjitha shqiptaret e kanė gjakun e ėmbėl, dhe unė me kėtė thikė, do t’i shijoj tė gjitha…” - tha me ironi, dhe me thikėn, e cila vezulloi para syve tė mi, filloi tė m’i printe rrobat, njė nga njė dhe pėr njė moment mbeta e tėra lakuriq. Tentova tė bėja diēka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata mė mbanin, ndėrsa njėri mė dhunoi. Rezistenca ime e vetme, ishin disa gėrvishtje me thonj nė fytyrėn e dhunuesit.
”Do ta paguash shtrenjtė kėtė, ti dhe shqiptaret tjera qė janė kėtu, si dhe tė gjithė ata qė do tė mbesin nė Kosovė” - mė tha paksa i hidhėruar, ndėrsa njėri nga dhunuesit sėrish mė lidhi dhe mė la ashtu lakuriqe, ashtu si isha e rrahur dhe e dhunuar. Pas pak ēastesh, ai e urdhėroi njėrin nga kolegėt e tij t’ia ndiznin cigaren. Mė ofroi edhe mua njė cigare. Ndihesha aq keq sa qė pėr ēdo sekondė nė vijim mė bėhej se
vinte e mė lėshonte fuqia. Pasi pushoi pak, u afrua dhe mė tha: “Me quajnė Nenad Stojanoviq, dhe nga unė do ta kesh njė kujtim qė do tė tė shoqėrojė tėrė jetėn. Ndoshta ti do tė dėshirosh tė jetosh jetėn si e re dhe e bukur qė je, por unė nuk do tė lė gjatė kėshtu. Do tė tė vras ngadalė-ngadalė...” dhe ma ofroi cigaren mbi gjinjtė e mi dhe e fiku atė duke mė shkaktuar plagė tė rėndė tė djegies.
Pastaj e ndezi cigaren tjetėr dhe sa herė donte ta fikte cigaren, e fikte atė nė trupin tim, dhe mė digjte pak nga pak. Ashtu ma dogji trupin pėr disa orė. Ishte njė mizori e pėrcjellė me dhimbje, ofshamė e britma, ishte njė torturė nga mė tė tmerrshmet qė nuk e kisha parė as nė filma e as nuk kisha mundur tė paramendoja se “njeriu” mund tė veprojė ashtu kundėr njeriut, pa qoftė ai edhe armiku mė i madh! Natėn qė pasoi m’i zgjidhėn duart dhe disa veta, tė tjerė mė dhunuan me radhė. Nuk e di saktėsisht sa vetė kanė luajtur me trupin tim, por sot e shoh se nė tėrė trupin tim ka me qindra plagė qė mė kanė mbetur nga djegiet me cigare, dhe nga thikat e tyre qė prenin e shkruanin fjalė nė trupin tim….”
R.N. e ndėrpreu rrėfimin, sepse emocionet ishin tė rėnda pėr njė rrėfim tė tillė dhe filloi tė ofshajė duke qarė. Pėr R.N. jeta ka njė kuptim tė hidhur, sepse ajo mban vulėn e cigares nga ato ditė prilli tė thyer tė vitit 1999.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė