Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-09, 13:06   #10
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

CAKU I POLICĖVE ISHTE BUNARI I AXHĖS!!!
Kishte disa muaj qė kishte filluar lufta dhe unė e vetmja nga familja jonė ende kisha mbetur nė fshat. Isha e detyruar, sepse kishim bagėti, dhe ato, pas burgosjes sė vėllezėrve te mi, ishin burimi i vetėm i ekzistencės sonė. Viti ‘99 me bllokoi dhe nuk kisha gjasa mė tė dalė nga rrethi i hekurt i ushtrisė, policisė dhe paramilitarėve qė kishin rrethuar Drenicėn dhe Dukagjinin. Pėrveē meje, nė fshatin tonė kishin mbetur edhe katėr vajzat e axhallarėve, dhe mė pas shtėpitė tona u shndėrruan nė strehimore grash e fėmijėsh. Gatuanim pėr mė shumė se 30 veta, dhe me ne nuk ishte asnjė mashkull. Kur na u afruan forcat e armikut, natėn rrinim nė malin mė tė afėrt, e ditėn shkonim nė shtėpi, pėrgatitnim ushqim dhe ushqenim bagėtinė. Dhe kėshtu, jeta jonė nga tė ftohtit, acari dhe frika ishte shndėrruar nė njė jetė plotė ankth e tmerr. Pas disa ditėsh filluam tė sėmuremi nga tė ftohtit. Kėshtu, tė ftohtit dhe acari e bėnin tė padurueshme jetėn nė mal. Edhe ashtu forcat serbe na hetonin kur e ndiznim zjarrin dhe vetėm na vėshtronin. Njė ditė shkurti, kur pesė nga fėmijėt mė tė vegjėl na u sėmurėn u kthyem nė shtėpitė tona. Forcat serbe lėviznin vazhdimisht! Njė grua nga rrethi i Klinės mori fėmijėt e saj tė sėmurė, dy vajzat e rritura dhe gruan tjetėr me tre fėmijė dhe iku. Mbetėm 21 femra tė reja prej tė cilave nėntė ishin tė mitura. Rrinim nė shtėpi dhe nuk guxonim ta ndeznim zjarrin nė mėnyrė qė barbarėt tė mos kuptonin se ne jemi aty. Ata sa vinin e shtoheshin. Edhe rruga, nga bora e madhe ishte bllokuar. Thjesht, detyroheshim tė qėndrojmė aty. Pas disa ditėve filluan tė na harxhohen edhe ushqimet. Ushqeheshim vetėm sa pėr ta mbajtur shpirtin gjallė, sepse si ushqim tė vetėm kishim pak qumėsht dhe fare pak miell. Nuk e di saktėsisht datėn, sepse filluam edhe ne qė ta humbim kontrollin me kohėn. Edhe ushqimi i pamjaftueshėm po e bėnte tė veten! Dhe, papritmas e pa trokitur fare na u thye dera dhe nė dhomė na u futėn ushtarė e policė serbė. Pa pyetur asgjė dhe pa pritur se cili do jetė reagimi ynė, njėri nga ata filloi t’ia ledhatonte flokėt vajzės sė axhės, Nerės, e cila ishte vetėm 14 vjeēare, e cila edhe ashtu frikėsohej mė sė shumti. Ajo ia shtyu dorėn, dhe ai u nevrikos nga reagimi i saj. “Unė jam zot pėr shqiptarėt, dhe nuk duroj fyerjet”- tha ai, dhe i ra me dorė aq sa pati fuqi Nerės sė vogėl. Ajo vetėm u kėrrus, por nuk rėnkoi. Ai tentoi ta prekte prapė, por ajo iku jashtė. Ai urdhėroi ta lidhin! Dy nga policėt ia lidhėn duart! Ai u sul mbi tė, dhe ia shqeu rrobat derisa ata tė dy po e mbanin. E shtriu nė borėn e ftohtė, dhe po e ēnderonte. Ajo qante dhe thėrriste, por ne nuk guxonim t’i afroheshim. Vetėm po shikonim tė tmerruara. Njė automatik qė e kishim tė fshehur nėn mbuloja nuk mund ta nxirrnim, sepse ata ishin aty. Kur shumė nga ata kishin drejtuar sytė tek ai qė po e dhunonte motrėn tonė, motra e Nerės, X qė ishte mė e pjekura nga ne e nxori shpejt automatikun dhe shkrepi drejt barbarėve qė ishin nė dhomė. Tė pestėt ranė tė vdekur, ndėrsa unė u plagosa nė kėmbė. Ata qė ishin jashtė nuk reaguan, sepse menduan se shtinė ata mbi ne, por kur kaluan afro dy minuta, tre nga policėt tjerė hynė nė dhomė duke thėnė se edhe ata janė tė interesuar pėr lojė. Kur motra e Nerės qė e kishte automatikun nė dorė deshi tė shkrepė nė njė polic, nga jashtė njėri nga policėt tjerė e qėlloi dhe ajo vdiq nė vend. Njė nga ata e mori nė dorė, dhe pasi na urdhėroi qė tė dalim jashtė e hodhi trupin e saj nė bunarin e axhės. Edhe Neri mė nuk po lėvizte! Ajo kishte vdekur. Njėri nga katilėt po e ēnderonte edhe ashtu tė vdekur. Kur pa se si ne po e shikonim dhe kur vėrejti se si po qeshnin shokėt e tij me tė ashtu tė zhveshur, trupin e saj e hodhi nė bunar. Pastaj, mua mė kapi pėr dore dhe kur fillova t’i rezistoj, me thikė mė theri nė kraharor, dhe gjaku im pikonte nė tokė, e me tė binin dhe copat e veshjes. Unė fillova tė klithi dhe ashtu si nė ėndėrr pashė se njė nga policėt po e dhunonte edhe G-nė, e cila ishte vetėm 13 vjeēe. Pas disa minutash qė ai po e dhunonte nė borėn e ftohtė, G pėrpiqej tė rezistonte, por ai me kokė i mėshonte sa mundte. Ajo ishte e pėrgjakur e tėra dhe nuk mund t’i duronte mė dhimbjet. Nuk e kisha tė qartė a vdiq menjėherė, por derisa unė po qaja me sy tė pėrlotur dhe me dhimbje, pashė se si i njėjti serb qė po e dhunonte G-nė, e hodhi atė nė bunarin e tmerrit. Pas pak e hodhėn edhe SH-nė, qė unė nuk e kisha vėrejtur se e kishin dhunuar apo jo, por e di se nė atė bunarė e hodhėn tė gjallė dhe tė zhveshur. Kur polici qė po mė dhunonte mua u ngrit, ngase po dėgjoheshin tė shtėnat nė malin e afėrt, unė ashtu gjysmė e zhveshur u fsheha pas disa luleve tė vjeshtės dhe “murit tė gjallė“ shumė shpejtė sa asnjėri nuk mė vėrejti. Dy nga ata shtinė nė vajzat qė kishin mbetur, dhe tė gjitha mbetėn tė vrara, ndėrsa dy nga ato ashtu tė vrara sėrish i hodhėn nė bunarė. Ata ikėn poshtė fshatit, e unė mbeta pėrgjithmonė e lėnduar. Edhe sot, edhe pse jam gjallė, sa herė shoh bardhėsi para syve mė dalin skenat e tmerrshme qė ma nxijnė jetėn pėrgjithmonė.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė