Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-09, 21:01   #1
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Bollano ndalon kėngėt shqip nė Himare

20.07.2009
Fenomeni "Bollano" befason sėrish. Kryebashkiaku i Himarės ka pėrzėnė artistėt e vegjėl durrsakė nga territori i tij, duke mos lejuar tė japin shfaqje. Nė fillim ndėrhyri nė program pėr tė hequr pjesėt me motive patriotike, pastaj anuloi aktivitetin. Historia e bėmave tė liderit tė minoritetit grek.
Muaj mė parė, ai kishte rėnė dakord pėr kėtė aktivitet, duke u siguruar mė parė qė nė programin artistik nuk do tė kishte kėngė e valle patriotike shqiptare dhe as do tė shfaqej gjėkundi flamuri kuqezi. Ditėn e premte, njė reagim krejtėsisht i pazakontė dhe befasues ka qenė mirėpritja pėr grupin prej 28 vetash nga Durrėsi. Reagimi ka shokuar jo vetėm drejtuesit e rritur tė grupit, por edhe fėmijėt qė ishin pėrgatitur pėr tė dhėnė shfaqjen e radhės pėr bashkėmoshatarėt e tyre dhe qytetarėt nė Himarė. Grupi i refuzuar nga qytetari nr.1 i Himarės ishte ai i Qendrės Kulturore tė Fėmijėve Durrės, njė qendėr e mirėnjohur nė rang mbarėkombėtar pėr aktivitetet e shumta dhe cilėsore qė organizon. Nė kuadrin e njė turi tė nisur muaj mė parė, trupa e artistėve tė vegjėl durrsakė mbėrriti ditėn e premte nė Himarė pėr tė organizuar aktivitetin artistik me njė program tė reduktuar, "tė qethur" muaj mė parė nga Bollano prej valleve e kėngėve me tematikė patriotike. Bashkė me ta, kanė udhėtuar dhe disa kėngėtarė tė vegjėl tė qendrės sė Vlorės. Tė ngarkuar dhe me foninė, disa veshje karakteristike popullore dhe tė kėrcimeve moderne, fėmijėt mbėrritėn nė Himarė tė lodhur nga rruga, por tė entuziazmuar pėr shfaqjen qė do tė jepnin pas njė pushimi disa orėsh. Situata ndryshoi nga mohimi i realizimit tė shfaqjes. Ndonėse ishte kontaktuar nė prill pėr kėtė aktivitet, atėherė kur ai kishte shqetėsimin e dėnimit gjyqėsor dhe gjithēka u la pėr nė njė kohė tjetėr, Bollano pretendoi se duhej tė ishte njoftuar dy muaj mė parė pėr shfaqjen dhe se biseda e mėparshme ishte shfuqizuar pėr shkak tė kohės. Arsyetimi i kryebashkiakut Bollano ėshtė argumentuar si njė pretekst i keq pėr tė bllokuar aktivitetin nė njė prej ambienteve publike tė Himarės, ndėrkohė qė muaj mė parė ai pati kėrkuar programin qė do tė paraqitej para publikut nga fėmijėt artistė dhe kishte bėrė ndėrhyrjet personale nė tė. Takimi paraprak nė pranverė mes drejtuesve tė grupit dhe kryebashkiakut kishte qenė befasia e parė. Ndėrhyrjet e kryebashkiakut patėn diktuar ndjeshėm pėrmbajtjen e programit, duke u fokusuar te kėngėt fėmijėnore dhe vallet e Shqipėrisė sė Mesme, duke kėrkuar dhe heqjen nga programi artistik tė numrave me motive patriotike. Reagimi i drejtorit tė Qendrės Kulturore tė Fėmijėve Durrės, Naim Kėrēuku, pėr ta bėrė tė arsyetojė kreun e bashkisė qė gjithnjė ndez debate nė Shqipėri me veprimet dhe deklaratat e tij, ka qenė i kotė. Asgjė nuk ėshtė zhbėrė nga vendimi i Bollanos pėr tė anuluar koncertin e fėmijėve qė ushtrohen gjatė gjithė vitit nė klubet fėmijėnore tė ish-shtėpisė sė pionerit nė Durrės, pėr tė kultivuar dhe ēuar mė pėrpara talentet e tyre dhe argėtuar me to bashkėmoshatarėt, si nė ditė tė veēanta festive, ashtu dhe gjatė sezonit tė verės. Fėmijėt artistė kanė mbetur tė zhgėnjyer nga gjithēka ndodhi nė Himarėn bregdetare, ku tė paktėn pėrfituan nga zemėrgjerėsia e Bollanos pėr t‘u kredhur njėherė nė det, pasi dhe pėr kėtė u ėshtė dashur tė marrin leje. Nuk ka munguar as prania e policisė, e cila gjithsesi nuk ka ndėrhyrė, pasi nuk ka pasur vend pėr acarime tė mėtejshme, aq mė tepėr pėr njė aktivitet qė synonte tė bėnte art dhe argėtim. Mė pas, fėmijėt e zhvendosėn aktivitetin e tyre artistik mes pushuesve nė Llogora, duke lėnė pas shijen e hidhur tė njė refuzimi qė mė shumė se kėdo, lėndoi fėmijėt.


__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Maxi : 22-07-09 nė 21:01
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante