Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Rilindja Kombetare
Megjithate, ne saje te kembenguljes se atdhetareve shqiptare, Kongresi, ne mbledhjen e tij te fundit me 28 korrik, miratoi nje program tjeter prej 17 pikash, te pergatitur nga Komisioni e te perbere prej dy pjesesh: pjesa e pare, prej 5 pikash, qe gjate diskutimeve u quajten "nene te bashkimit" ose "bashkimtare", perfaqesonte programin e paraqitur nga xhonturqit me disa ndryshime qe iu bene ne Kongres, nen trysnine e delegateve shqiptare. Ne kete pjese shprehej uniteti i te gjithe osmanllinjve dhe besnikeria e shqiptareve ndaj osmanizmit, vendosmeria e tyre per te respektuar regjimin kushtetues, per te mbrojtur me arme ne dore qeverine kushtetuese, ne rast se do te kercenohej nga jashte ose nga ata qe brenda vendit do t'u sherbenin ideve te huaja; kerkohej gjithashtu qe gjithe shqiptaret te kryenin sherbimin e detyrueshem ushtarak. Kjo pjese e programit, me gjithe ndryshimet qe pesoi ne Kongres, ruajti ne thelb karakterin e saj xhonturk. Ne pjesen e dyte te programit, te perbere nga 12 pika, te cilat gjate punimeve te Kongresit u quajten "nenet dytesore ose te nevojshme" (per shqiptaret - shen. i aut.), megjithese ne menyre mjaft te moderuar, u perfshine disa nga kerkesat e parashtruara nga perfaqesuesit e rrymes kombetare shqiptare. Nje pjese e mire e masave qe perfshiheshin ketu kishin te benin me zhvillimin e pergjithshem ekonomik e kulturor te vilajeteve te Turqise Evropiane. Parashikohej ndertimi ne keto vilajete i hekurudhave dhe i rrugeve automobilistike; tharja e kenetave dhe sistemimi i lumenjve; krijimi ne Turqine Evropiane i shkollave normale turke per mesues dhe i shkollave te larta per tregti e mjeshteri (profesionale), ne te cilat te mesohej filozofia fetare, morali islam e Kurani; ngritja ne nje nga qendrat e Turqise Evropiane e nje universiteti turk; likuidimi i menjehershem i "Shoqerise se duhanit te Perandorise Osmane" ("Regie des tabacs�?�") etj.
Krahas ketyre perfshiheshin edhe disa masa te vecanta per Shqiperine. Kerkohej qe te "hapeshin ne Shqiperi, ku arsimi eshte me i prapambetur, shkolla fillore, te mesme dhe te larta per tregeti e mjeshteri, ku gjuha shqipe te mesohej lirisht ne kufijte e desheruar". Mesimi i gjuhes shqipe dhe sasia e oreve per te i liheshin per t'i caktuar cdo lokaliteti te vecante. Nje mase e tille, edhe pse krijonte mundesine per mesimin e gjuhes shqipe, ishte larg kerkeses se Levizjes Kombetare Shqiptare per themelimin e shkollave kombetare shqipe dhe per futjen e mesimit te detyruar te shqipes ne shkolla. Vendimi qe u mor ne lidhje me alfabetin e gjuhes shqipe, per te perdorur "lirisht alfabetin turk ose shqiptar", ishte gjysmak dhe u celte rrugen xhonturqve e gjithe kundershtareve te alfabetit shqip per te penguar e per te luftuar perhapjen e shkrimit shqip.
Ne kete pjese te programit, po me kembenguljen e shqiptareve, kerkohej qe "ne emerimin e nepunesve t'u jepet perparesi banoreve vendas qe njihnin karakterin dhe zakonet e vendit", qe te hiqeshin shkollat fetare (te krijuara per shqiptaret ortodokse e per vllehet) nga administrimi i kishes dhe t'i jepeshin Ministrise se Arsimit, si dhe te njihej gjuha e vendit ne komunitetet fetare.
Duke qene i organizuar nga xhonturqit dhe duke pasur ne perberjen e vet nje shumice delegatesh turkomane, si edhe delegate nga kombesite e tjera te Turqise Evropiane, Kongresi i Dibres, me gjithe perpjekjet e atdhetareve shqiptare, sikurse theksohet ne dokumentet bashkekohese, nuk arriti te kthehej ne nje manifestim te pavarur dhe kombetar shqiptar. Ne vendimet e botuara ne formen e nje broshure te vecante ne Manastir me 1909 (1325), ky tubim mbante emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman". Po kete emertim do te kishin edhe kongreset e tjera, te cilat, sipas vendimit qe u mor ne Diber, do te thirreshin cdo vit ne nje nga qytetet e Turqise Evropiane?. Po keshtu, komisionet, qe Kongresi rekomandonte te krijoheshin ne qendra te ndryshme te Rumelise, "per te bashkuar te gjitha kombet e Perandorise Osmane" do te quheshin "Bashkimi i Kombeve" ("Ittihad-i Anasir").
Megjithate, ka rendesi te vecante fakti qe atdhetaret shqiptare e shnderruan Kongresin e Dibres ne nje arene te luftes kunder reaksionit xhonturk, mbrojten te drejtat kombetare te popullit shqiptar dhe i detyruan organizatoret e tij xhonturq te pranonin disa nga kerkesat e tyre, te cilat, ndonese nuk shprehnin ne menyre te plote aspiratat e kombit shqiptar, binin ndesh me politiken e osmanizimit te ndjekur nga xhonturqit. Prandaj Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" dhe ithtaret e tij ne Shqiperi, si myftiu i Manastirit, Rexhep efendi Tetova etj., i dhane popullaritet, me anen e shtypit, te mitingjeve e te mjeteve te tjera, asaj pjese te vendimeve qe bente fjale per unitetin e shqiptareve, si "osmanllinj", me turqit dhe nuk perfillen aspak masat qe parashikonin mesimin, qofte edhe me kufizime, te gjuhes shqipe ne shkolla.
Por as vendimet e Kongresit te Dibres, as propaganda xhonturke per bashkepunimin e shqiptareve me Komitetin "Bashkim e Perparim" nuk munden te mbulonin kundershtite e kombit shqiptar me regjimin turqve te rinj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|