Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-09-09, 22:44   #1
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Pse Nuk Po E Luftoni Krimin, Zoti Kermabo?!

...


PSE NUK PO E LUFTONI KRIMIN, ZOTI KERMABO?!
3 Shtator 2009


Behxhet Sh. SHALA

Mė 25 tetor 2009, me njė ekip tė KMDLNJ-sė e vizituam Burgun e Qarkut nė Prizren, i cili po rinovohej. Po bėhej punė e mirė meqė do tė pėrmirėsohen kushtet pėr tė burgosurit. Burgu i Prizrenit, viteve tė fundit u bė i famshėm sepse aty mbahej, pėr disa muaj me radhė nga “drejtėsia” e UNMIK-ut, i burgosuri i ndėrgjegjes dhe lideri i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, Albin Kurti! Gjatė kohės sė regjimit serb aty qėndruan nė burg kryeparlamentari aktual i Kosovės, z. Jakup Krasniqi si dhe politikani, intelektuali dhe atdhetari i shquar shqiptar, Ukshin Hoti, pėr fatin e tė cilit nuk dihet gjė as sot e kėsaj dite. Po tė njėjtėn ditė vizituam Qendrėn Memoriale nė Kleēkė pėr tė nderuar flijimin dhe pėrjetėsinė e dėshmorėve tė kombit tė cilėt Ju nuk i pranoni si tė tillė! Gjatė kthimit pėr Prishtinė nga zyra e KMDLNJ-sė mė lajmėruan pėr zhvillimet nė Prishtinė dhe Mitrovicė. Nė Prishtinė aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s demoluan 26 vetura tė EULEX-it, ndėrkaq qė nė Mitrovicėn e Veriut, qė ju e keni ndarė dhe nė mėnyrė tė dhunshme po e bėni komunė, ekstremistėt serbė, policėt serbė tė Policisė sė Kosovės, tė cilėt i shėrbejnė Serbisė edhe pse paguhen nga Buxheti i Kosovės, sė bashku me policėt e EULEX-it, qė Ju i komandoni, me forcė penguan kthimin e shqiptarėve tė zhvendosur nė shtėpitė e tyre. Zoti Kermabo, ky ėshtė dhunim i ligjit dhe shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut pėr tė cilin, padyshim pėrgjegjėsinė e keni Ju dhe misioni qė e drejtoni! Nuk u arrestua asnjeri prej ekstremistėve serbė, ndėrkaq qė nė Prishtinė u rrahėn dhe u arrestuan brutalisht 21 aktivistė tė VETĖVENDOSJE!-s. Shenjat e dhunės i kam parė vet gjatė vizitės sė tė arrestuarve tė njėjtėn ditė nė Qendrėn e Ndalimit nė Prishtinė! Kjo ishte vetėm njė hyrje e shkurtėr meqė zhvillimet e vonshme mė lehtė kujtohen!

(Pa) barazia para ligjit:

Menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, ekstremistėt serbė ua vunė flakėn dy pikave doganore dhe i shkatėrruan tėrėsisht! Edhe pėrkundėr fakteve tė pakontestueshme (filmimet e medieve elektronike, filmimet nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe shumė prova tė tjera) asnjėri prej ekstremistėve nuk u arrestua! Vallja e djallit vazhdoi me demolime tjera, kallje tė veturave tė UNMIK-ut, tė veturave tė shqiptarėve dhe kulminoi me vrasjen e njė polici ndėrkombėtar. Askush nuk u arrestua! U okupua dhe u demolua ndėrtesa e Gjykatės sė Qarkut nė Mitrovicė. Nė ballkonin e kėsaj Gjykate u vendos flamuri serb! Askush nuk u arrestua pėrsėri! Nė fakt, pas njė kohe u arrestuan ushtarėt e Jakshiqit dhe Ivanoviqit dhe u sollėn nė Prishtinė. Me njė ekip tė KMDLNJ-sė i vizitova tė arrestuarit. Kur filluam intervistimin pėr sjelljen e policėve tė Kosovės gjatė arrestimit dhe kur serbėt nuk e kishin asnjė vėrejtje, njė dadė (police) ndėrkombėtare e ndėrpreu intervistimin. Mjaftoi njė intervenim me telefon i Boris Tadiqit nga Beogradi dhe ekstremistėt serbė u liruan! Nuk e di nėse u kanė kėrkuar falje pėr kėtė arrestim! Tė njėjtit ekstremistė penguan ndėrtimin e ujėsjellėsit, kanalizimit dhe infrastrukturės tjetėr pėr banorėt shqiptarė! Askush nuk u arrestua, madje policia ndėrkombėtare doli nė anėn e ekstremistėve serbė! Ėshtė antologjik rasti i shkeljes sė tė drejtave tė njeriut – autorė tė sė cilės janė policėt tuaj – kur Ali Kadriu pengohet nga njė kordonė prej afėrisht 100 policėsh ndėrkombėtarė pėr t’u kthyer nė shtėpinė e tij, tė cilėn ia kanė djegur ekstremistėt serbė pasi qė mė parė i kishin vrarė tė vėllanė gjatė luftės sė fundit nė Kosovė! A mund ta paramendoni kėtė situatė nė vendin nga vini Ju apo nė njėrin nga shtetet e BE-sė qė i pėrfaqėsoni nė Kosovė?! As nė ėndėrr! Keni ardhur ta ndihmoni forcimin e shtetit tė sė drejtės ndėrkaq qė po i mbroni ekstremistėt e tė gjitha ngjyrave, korrupsionin dhe krimin, ngase nuk po e luftoni atė!

Kriminelėt e luftės, ndėrtues tė paqes!

Zoti Kermabo, nė luftėn e fundit nė Kosovė, sipas informatave tė KMDLNJ –sė, janė vrarė 8210 civilė shqiptarė dhe 297 civilė serbė (deri mė 12 qershor 1999). Si tė zhdukur, tė tė gjitha nacionaliteteve konsiderohen 1887 persona, ndonėse pjesa dėrrmuese janė shqiptarė. Janė identifikuar 137 varreza masive dhe janė regjistruar 269 raste tė vrasjeve nė masė. Janė vrarė 1950 ushtarė tė UĒK-sė dhe 853 ushtarė dhe policė serbė! Tash, mė tregoni, Ju lutem, sa serbė nė Kosovė janė dėnuar pėr vrasjen e shqiptarėve?! Asnjė! Edhe nėse janė dėnuar nė instancat mė tė ulėta, ato tė lartat i kanė liruar apo i kanė lėshuar nga burgu duke inskenuar ikje siē ndodhi me 21 serbė tė akuzar pėr krime lufte e qė “ikėn” nga burgu nė Mitrovicėn e UNMIK-ut nė vitin 2001. A keni ndėrmarrė ndonjė veprim pėr kapjen e kėtyre krimnielėve?! Sa pėr informatėn tuaj, ka shqiptarė qė janė dėnuar pėr krime lufte dhe disa procese tė montuara politike ndaj ushtarėve tė UĒK-sė. Janė mbajtur pėr vite tė tėra nė burg pastaj janė liruar. Ndoshta do t’Ju duket paradoksale, por sot nė Kosovė mė e lėvėrdishme, nė ēdo aspekt, ėshtė tė akuzohesh pėr krime tė luftės se pėr vjedhje tė pulave. Sidomos nėse je serb! Por, as disa shqiptarė nuk janė ndarė keq! Pėr hajni tė pulave mund tė dėnohesh disa vjet, kurse pėr krime lufte, ose lirohesh menjėherė ose pėrmes arrestit shtėpiak! Ndonėse keni deklaruar se do t’i luftoni krimet e luftės, asgjė nuk po punoni nė atė drejtim. Madje, skajshmėrisht po pėrpiqeni t’i relativizoni dhe barazoni krimet. Mė lehtė po i lironi tė akuzuarit pėr krime lufte se ata pėr kundėrvajtje nė trafik! Nė kėtė mėnyrė po e imunizoni krimin dhe kriminelėt! Pėrmes kėsaj, duke i falur kriminelėt dhe krimet po viheni nė shėrbim tė realizimit tė projekteve tė caktuara politike!

Takimi nėn fllad dhe injorimi nė kushte ferri:

Kohė mė parė, nė njė pritje nė selinė e EULEX-it, Ju, zoti Kermabo i pritėt disa gazetarė serbė qė interesoheshin pėr fatin e disa kolegėve tė tyre tė cilėt konsiderohen tė zhdukur qė nga lufta e fundit nė Kosovė. Dhe bėtė shumė mirė qė i pritėt. Bėtė edhe mė mirė qė premtuat se do tė angazhoheni pėr zbardhjen e fatit tė tyre. Sot po bėhen 4 ditė kur nėnat e Gjakovės, nėnat e Krushės dhe disa nėna nga vise tjera tė Kosovės, nė kushte ferri, nėn njė tendė tė vogėl, tė mbėshtetura pėr kontenjerėt ku janė tė vendosura prej vitit 1999 405 mbetjet mortore tė mė tė dashurve tė tyre, po bėjnė grevė me njė kėrkesė shumė njerėzore, shumė tė ligjshme, shumė tė natyrshme: tė identifikohen mbetjet mortore ose, pėrndryshe, edhe ato do tė shndėrrohen nė mbetje mortore! A i keni vizituar kėto nėna, zoti Kermabo? Nuk i keni vizituar! Po e injoroni skajshmėrisht dhimbjen e nėnave, po i fyeni ndjenjat e tyre dhe po i fyeni mbetjet mortore! A jeni ju prind dhe a keni fėmijė? Nėse nuk raegoni si shef i misionit tė EULEX-it, kush ju pengon tė reagoni si njeri?!

Pse ju drejtohem pikėrisht Juve:

Ju, zoti Kermabo mund tė pyetni pse po iu drejtohem pikėrisht Juve nė kohėn kur e kemi Kosovėn e “pavarur” dhe “sovrane”, Presidentin, Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Intsitucionet e Republikės sė Kosovės! Keni tė drejtė tė talleni edhe nė kėtė mėnyrė! Ju skajshmėrisht po i komprometoni udhėheqėsit kosovarė! Keni deklaruar se udhėheqėsit kosovarė janė ulur nė ulėsen e parė, e kanė timonin nė duar dhe duhet ta drejtojnė Kosovėn! Kjo ėshtė njė e pavėrtetė e madhe: jo qė nuk po i lejoni tė ulen nė ulėsen e parė, ta drejtojnė Kosovėn, por i keni ngulur nė kunj dhe po kėnaqeni me gjendjen e tyre! Po i kėrcėnoni tė mos lėvizin shumė se, vetėm sharrojnė mė thellė! Unė nuk kam prirje prej sadisti, andaj nuk u bie nė qafė, as Fatmirit, as Hashimit, e as Jakupit. Do tė mundohem t’ua lehtėsojė dhimbjet! Nė fund tė fundit, janė tė mitė, nuk kam ku t’i ēojė! Dhe, jam shumė i vetdijshėm se Ju jeni bossi i Kosovės, bashkė me zotin Faith! Merreni Protokolin me Serbinė, midis tjerash!

Liria nė burg:

Krejt nė fund, zoti Kermabo, nėse e keni lexuar me kujdes letrėn time dhe nėse i merrni parasysh faktet e parashtruara, atėherė, nuk ėshtė vėshtirė tė konstatohet se mbajtja e mėtutjeshme nė burgje e aktivistėve tė VETĖVENDOSJE!-s ėshtė e padrejtė dhe e pamoralshme! Ėshtė shkelje e rėndė e parimit tė barazisė sė qytetarėve para ligjit, dikush diskriminohet, tjetri stimulohet! E sa u pėrket gjyqtarėve kosovarė qė, nė njėrėn anė nuk kanė guxim t’i dėnojnė kriminelėt pėr krime lufte, ekonomike dhe politike, e nė anėn tjetėr caktojnė 210 muaj paraburgim pėr VETĖVENDOSJE!-n, mund tė them se ata janė ajo ana e servilizmit dhe instrumentalizimit tė turpshėm pėr nevoja politike! Dhe, duket se kjo iu ka kaluar nė shprehi! Unė jam kundėr ēdo dhune zoti Kermabo, po Ju?!


(Autori ėshtė drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-sė)


...


__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante