Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-10, 15:40   #14
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Feja dhe Kombi!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga filxhani

Shqiptarėt janė shqiptarė,por punė e madhe nėse dikush do tė regjistrohet si musliman apo katolik bujrum,jepuni mundėsi,tė kemi prapė me ēka tė qeshemi,sot kur veē telashe kah tė sillet koka!Por,e vėrteta ėshtė se kush ka lindė shqiptar ka me vdekė si i tillė,me kėtė apo atė fe;tė ndėrrojė pasaporta sa herė tė do.
Kombi ėshtė diēka mbi ne,mund ti shėrbejmė atij,por jo ai ne.

Kombi e feja kanė njė tė pėrbashkėt,etnitetet,qė kombi i bėn njė,feja i ndanė!
Nje person qe rregjistrohet "shqiptare" nuk do te thote qe identitetet e tjera zhduken. Feja, krahina, profesioni, familja, vendlindja, jane disa identitete te tjera te cilat i bartim perhere, jo vetem shqiptaret, por i gjithe njerezimi.

Njeriu ka 4 identitete territoriale:1 - identiteti i rrenjesimit, vendlindja e ngushte (fshati, qyteti); 2 - atashimit, vendi ku jetojme ne rast se ndryshojme vendlindjen (rrenjesimin); 3 - kombetare, territori socio-politik tek i cili jetojne njerez te pretenduar se ndajne disa vlera te perbashketa; 4 - mbishteterore, sic mund te jet BE-ja, apo nje identiet perandorak, Ballkanik etj.

Nje prishtnas do te kete si identitet rrenjesimi Prishtinen, atashimi Londren, kombi shqiptare, por qe eshte vetem nje pjese, pra Kosova dhe sefundit nje identitet mbishteterore, Ballkanik, Evropian etj.

Eshte e provuar statistikisht qe rrenjesimi eshte identiteti me i forte sepse aty njeriu meson eksperiencat e para te jetes, eshte ne kontekt me shoqerine, ka pejteimet e para emotive e keshtu me rralle. Kjo gjithmone nese individi dhe vendlindja e rrenjesimit jane te lidhura per nje kohe jo te shkurter (pra nese prishtinasi jeton ne Prishtine per disa vite me rralle nga ditelindja).
Eshte e konfirmuar nga psikologjia qe identiteti i atashimit, eshte kaq i forte ne disa raste, sa te menjanoje edhe rrenjesimin, pra individi e shikon vendlindjen me ftohtesi dhe fillon te vleresoje vendin ku jeton sepse aty e ka jeten.
Keto dy indetitete sebashku me identitetin mbikombetare/mbishteterore kane ndjekur njeriun gjate gjithe historise pasi Ai lind ne nje zone te caktuar em te cilet lidhet, mund te jetoje ne nje zone tjeter me te cilen atashohet, pse jo brenda kuadrit te nje organizmi ekstraterritorial sic eshte Perandoria Romake etj. Ne te gjithe historine e njerezimit, pervec ne dy shekujt e fundit, nuk ka shenja identiteti kombetare, pra Kombi ekziston qe prej krijimit te shtetit politik ne fillim te shekullit XIX.

Kjo do te thote se identiteti kombetare eshte sajese jo e natyrshme. Nje femije lind natyrshem ne nje familje dhe aty rrenjesohet gjithashtu natyrshem. Nese femija do te shkeputej nga prinderit biologjik ne nje moshe te vogel, eshte ne gjendje te atashohet me nje familje tjeter dhe t'i konsideroje prinder edhe pse jo biologjik. Nje i lindur shqiptare, shume mire mund te asimilohet nga nje komb tjeter pa dhune dhe me vetedije, pra deshqiptarizohet. Kjo eshte e thjeshte sepse gjaku ne venat e shqiptarit nuk eshte me i kuq se gjaku i gjermanit, apo kinezit, por sepse te jesh pjese e nje kombi do te thote te pervetsosh nje model tjeter socio-politik (jo pergjithesisht kulturore). Nuk eshte ceshtje gjenetike e ADN-se, por e perceptimit mendore i cili eshte i ndryshueshem.
Ashtu sic mune te vendosi femija te mbaje si prinder ato qe e rriten dhe i dhane nje model tjeter te ndryshem nga ai i prinderve biologjik, ashtu edhe kombesia e nenshtetesia zgjedhen.

Kombin e kane studjuar shume historian dhe asnjeri nuk gjeti dot rrenje, jo vetem antike, por as mesjetare. Mjafton te kujtoj se termi "shqiptare" nuk eshte shkruar me heret se 250 vite me pare, qe Barleti e konsideron Skenderbeun "epirotas" dhe (disa grupe) sllavet "ilire", qe Bogdani e quan veten epirotas, e keshtu me rradhe. Imagjinojme pastaj ndjesia e perkatasise kombetare. Kjo nuk do te thote se te tjere ishin Komb. Kishte vetem popuj.


I gjithe gabimi vjen nga koncepti i gabuar dhe i paqarte i identitetit, por mbi te te gjitha nga pikenisja se njeriu duhet te jete vetem monoidentitare dhe per hire te kesaj ndjesie duhet te lejoje shqiptarin, prishtinas, komshi, te se njejtes fe, te se njejtes gjuhe etj etj, t'i dhunoje familjen! E lejon njeri kete? E pra atehere, e shikoni se identiteti primare eshte ai individual dhe ekzistencial? Po cfare eshte individi qe kerkon vetem te ekzistoje pa vlera? Nje kafshe! Cfare eshte individi qe kerkon te monolpolizoje vlerat? I deshtuar dhe hipokrit qe tallet me veten.

Prandaj njeriu eshte bartes i nje pafundesie vlerash dhe identitetesh te cilat mund te behen primare vetem ne momente te caktuara kur ai identiet kerkohet. Shembull:

Nje pacient shqiptare shkon ne spital per t'u operuar. Sipas monopoliuesve te identitetit, ky pacient do te kerkoje me ngul te operohet nga roja i spitalit sepse ky na qenka shqiptare dhe jo nga nje kirurg? Sigurisht, pacienti do kerkoje mjekun. Ky i fundit edhe nese eshte (mjek) shqiptare, pacienti do ta kerkoje si mjek e jo si shqiptare, pra mjeku ne fjale shfaq identitetin profesional te mjekut; ne shtepi do te shfaqe ate te prindit; ne rruge apo diku tjeter, sipas kontekstit do te demostroje nje identitet tjeter. Kur ky mjek shqiptare kthehet ne shtepi dhe e pret femija i vogel, te jeni te bindur se nuk i drejtohet atij femije si shqiptare, pra nuk demostron identitet kombetare, por i drejtohet si prind dhe femija si baba, e jo si shqiptare. Ne kete rast del ne pah ne rol primare identiteti prinderore. Keshtu me rradhe...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 30-01-10 nė 15:44
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė