Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-10, 18:18   #738
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Funksionalizimi i CEFTA-s?

Edhe pse ka kaluar mė se njė vit qė kur Serbia dhe Bosnja kanė bllokuar produktet kosovare, Qeveria e Kosovės nuk ka arritur ende ta zgjidhė kėtė problem. Ekspertėt thonė se autoritetet po tregohen tė papėrgatitura karshi ēėshtjes nė fjalė.


Qeveria e Kosovės po bėn pėrpjekje tė vazhdueshme pėr zhbllokimin e Marrėveshjes CEFTA me Serbinė dhe Bosnjė e Hercegovinėn, thonė zyrtarė qeveritarė.

Pėrkundėr faktit se Kosova ėshtė nėnshkruese e Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė tė Evropės Qendrore (CEFTA), ka mė se njė vit, produktet kosovare janė bllokuar nga Serbia dhe Bosnja.

Fatos Sahiti, kėshilltar politik nė Ministrinė e Tregtisė dhe tė Industrisė, thotė se institucionet e Kosovės mbesin fuqimisht tė angazhuara qė kėtė marrėveshje ta kthejnė nė dobi tė Republikės sė Kosovės.

“Kjo marrėveshje ėshtė nė fazėn e zbatimit tė saj. Mendojmė se me njė trysni tė Bashkimit Evropian, vendet qė kanė marrė vendime politike, do t’i shfuqizojnė vendimet politike. Pėrndryshe, ēėshtjet janė tė adresuara dhe mendojmė se ėshtė koha e fundit qė Serbia dhe Bosnja ta ndryshojnė qėndrimin e tyre. Ky qėndrim ėshtė politik”, shprehet Sahiti.

Por, ndryshe mendojnė njohės tė ēėshtjeve ekonomike. Ali Jakupi, profesor nė Fakultetin Ekonomik nė Universitetin e Prishtinės, thotė se institucionet vendore po tregohen tė papėrgatitura karshi kėtij problemi.

Ai madje shpreh shqetėsimin se autoritetet kompetente nuk kanė bėrė ende ndonjė pėrllogaritje tė dėmeve, qė kjo bllokadė i ka shkaktuar komunitetit tė biznesit.

“Nė kėtė drejtim ėshtė dashur tė bėhet mė shumė nga institucionet tona. Por, institucionet tona i kemi shumė tė papėrgatitura - tė papėrgatitura, po e theksoj”.

“Pa e analizuar gjendjen, ato nuk janė tė pėrgatitura pėr tė ndėrtuar njė strategji. Prandaj, kėto gjėra janė komplekse”, thotė Jakupi.

Ndryshe, qė nga dhjetori i vitit 2008, Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina kanė bllokuar produktet e Kosovės, pėr shkak tė ndėrrimit tė vulės sė doganave nga ato tė UNMIK-ut nė Doganat e Kosovės.

Mallrat me kėtė vulė nuk lejohen tė kalojnė as transit nėpėr Serbi.

Fatos Sahiti, nga Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė, konfirmon humbjet e komunitetit tė biznesit nga shkelja e kėsaj marrėveshjeje dhe, sipas tij, tashmė po bėhen analizat e dėmeve.

“Dėmet janė tė konsiderueshme. Tashmė i kemi analizuar dhe janė nė shifra. Shumė shpejt do tė dalim me njė publikim, sepse ato analiza i kemi prezantuar edhe nė sekretariat”, thotė Sahiti.

Sidoqoftė, ekspertė pėr ēėshtje ekonomike vazhdimisht kanė kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė t’i kundėrpėrgjigjet Serbisė dhe Bosnjės me masa tė njėjta, duke ndaluar hyrjen e mallrave tė kėtyre dy shteteve nė Republikėn e Kosovės.
Radio Evropa e Lirė

Pėr Qeverinė, oferta mė e shtrenjtė vlerėsohet lart

Ministria e Transportit e ka vlerėsuar mė tė volitshme ofertėn e kompanisė “Hill International” nga Luksemburgu, e cila e ka aplikuar pėr 9 milionė euro vlerė mė tė madhe se njėra nga kompanitė e tjera qė ka konkurruar nė tenderin pėr mbikėqyrjen e punimeve nė autostradė.

Kjo kompani ėshtė vlerėsuar me 99 pikė nga Komisioni Vlerėsues i Ministrisė sė Transportit, ani pse oferta e saj ka qenė dy-tre fish mė e shtrenjtė se sa e kompanive tjera. “Hill International” ka marrė 19 pikė pėr ēmimin, ndėrsa 80 pikė pėr kriteret teknike, ndėrsa pikė afėrsisht tė njėjta pėr ēmimin ka marrė edhe kompania “Grusamar” nga Spanja, ndonėse oferta e saj ka qenė pėr 9 milionė euro mė e lirė.

Zyrtarėt e Ministrisė sė Transportit nuk e kanė komentuar mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė kėsaj kompanie si mė e favorshme pėr mbikėqyrjen e punimeve edhe pse gazeta ka kontaktuar pėrgjegjėsit e kėsaj ministrie. Kjo ministri sipas burimeve tė Kohės Ditore, edhe pse e ka kryer poentimin, ende nuk e ka shpallur fituesin e kėtij tenderi.

Pėr sa i pėrket ofertave tė kompanive tė tjera, 2 milionė e 750 mijė euro pėr mbikėqyrjen e punimeve nė autostradė i ka kėrkuar kompania spanjolle “Grusamar”, e cila ėshtė vlerėsuar me 80 pikė.

Ndėrsa, kompania kroate “I.G.H”, qė ka qenė partner i konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka” nė autostradėn e Shqipėrisė, ka kėrkuar 6 milionė e 200 mijė euro dhe ėshtė vlerėsuar me 76 pikė.

Kompania austriake “IC Consulenten”, sipas procesverbalit tė hapjes sė kėtij tenderi, ka kėrkuar 5 milionė e 360 mijė euro dhe ėshtė vlerėsuar me 77 pikė,

ndėrsa, kompania “Louis Berger” nga Franca, e cila ėshtė vlerėsuar me 86 pikė, ka ofertuar me 6 milionė e 850 mijė euro.

Data e shpalljes sė kėtij tenderi ka qenė mė 12 shtator tė vitit tė kaluar, ndėrsa data e mbylljes ka qenė mė 3 nėntori tė vitit 2009. Hapja e ofertave ėshtė bėrė pesė muaj mė vonė, pėrkatėsisht mė 6 prill tė kėtij viti.

Kompania fituese e kėtij tenderi do tė shėrbejė si ndėrmjetėsues i Qeverisė sė Kosovės dhe konsorciumit amerikano-turk pėr rreth tre vjet tė punimeve nė autostradėn Vėrmicė-Merdar, kostoja e sė cilės ėshtė vlerėsuar tė jetė rreth 700 milionė euro.

Punimet nė projektin mė tė madh rrugor do tė nisin mė 25 prill, ndėrsa pritet tė pėrfundojnė pas tre vjetėsh. Kontraktuesi do tė paguhet nga mjetet qė do tė sigurohen prej buxhetit tė Kosovės dhe nga kreditė, qė Qeveria pritet t’i marrė nga institucionet financiare ndėrkombėtare.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė