Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-04-10, 17:18   #743
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Gjakova kundėrshton rikolonizimin

Autoritetet zyrtare komunale tė Gjakovės, tė martėn duke debatuar dhe shqyrtuar letrėn qarkore tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, qė tė caktojnė njė hapėsirė toke pėr shfrytėzim afatgjatė pėr tė kthyerit, sipas nevojės dhe projekteve pėr kthim, pėr 99 vite, e kanė vlerėsuar dhe gjykuar si njė rikonalizim tė ngjashėm me kolonizimet e mėhershme qė janė bėrė nė Gjakovė e Kosovė, qė nga Mbretėria Serbo Kroate Slloven e deri nė rėnien e pushtetit okupues serb, nė vitin 1999.

Zyrtarėt komunalė nė Bordin e qeverisė lokale, kėtė shkresė tė kryeministrit tė Kosovės e kanė vlerėsuar edhe si kthim tė kohės kaluar.

“Kemi bėrė tė pamundurėn qė t’ju ofrojmė kushte pėr kthim tė gjithė tė ikurve nga Gjakova nė vitin 1999.

Kemi ndėrtuar edhe objekte banimi pėr ta, dhe pėr asnjė rast nuk mund tė themi se ėshtė penguar tė kthehen nė pronat e tyre”, ka thėnė kryetari Pal Lekaj.

Ndėrkohė qė ky njoftim i kryeministrit pėr ndarjen e tokės refugjatėve pėr 99 vjet, sipas Lekajt ėshtė ngjashėm me njė kolonizim tė ri nė Gjakovė dhe Kosovė.

Sipas zyrtarėve komunalė, Gjakova pėrkundėr plagėve qė ende lėngon, si pasojė e luftės, ka mundėsuar lehtėsimin e kthimit tė sigurt dhe me dinjitet tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur.

“Por, Gjakova nuk ka toka pėr kolonė, ndėrkaq nuk do tė pengohen asnjė refugjatė pėr t’u kthyer nė pronėn e vet”, ėshtė shprehur Lekaj.


Ndėrkohė qė Ali Selimaj, drejtor i Gjeodezisė dhe Kadastrės, ka thėnė se Qeveria e Kosovės, para se tė aprovojė Parlamenti Ligjin pėr shfrytėzimin e tokave pėr 99 vjet pėr qytetarėt e vet, apo pėr donatorė tė jashtėm tė interesuar pėr investime, obligon krerėt e zyrtarėt komunalė tė veprojnė jashtė ligjit.

“Komuna ėshtė institucion dhe pėrderisa nuk aprovohet Ligji nga Parlamenti i Kosovės pėr dhėnien nė shfrytėzim pėr 99 vjet tė tokės dhe pasurisė sė saj, ne duhet tė zbatojmė dhe veprojmė sipas Rregullores sė UNMIK-ut, qė saktėson se komuna ka tė drejtė tė japė nė shfrytėzim toka vetėm pėr 10 vjet dhe jo pėr 99 vjet, sa obligon kryeministri pėr refugjatėt apo personat e zhvendosur”, ka thėnė Selimaj.

Kryetari i Komunės Lekaj ka pohuar se kėtė njoftim do ta praqesė edhe nė Asociacionin e Komunave, nė mbledhje e radhės, pėr tė saktėsuar veprimet rreth kėsaj ēėshtje
Koha.net

Detyrime tė njėanshme tė Qeverisė ndaj “Bechtel-Enkas”

Publikuar: Sot, mė 20 prill 2010

Penaltitė e konsorciumit amerikano-turk “Bechtel Enka” nė drejtim tė “portave” tė buxhetit tė Qeverisė sė Kosovės peshojnė rreth 1 milion euro.

Kjo shumė paguhet nė konton e kontraktuesit nėse pėr fajin e Qeverisė makineritė e kėtij konsorciumi nuk punojnė vetėm pėr njė ditė nė trasenė e autostradės Vėrmicė-Merdar, bėn tė ditur “Koha Ditore” nė shkrim tė botuar sot.

Kjo shifėr ėshtė pėr 25 fish mė e lartė se penaltitė e parapara nė kontratėn nė mes “Bechtel-Enkas” dhe Qeverisė sė Shqipėrisė, e cila parashihte qė t’i paguheshin kėtij konsorciumi rreth 40 mijė euro nė rast tė vonesave, tė cilat bėheshin nga autoriteti kontraktues - Ministria e Transportit nė Shqipėri.

Rreth 40 mijė euro kanė qenė edhe penaltitė e Qeverisė sė Shqipėrisė, ndėrkohė qė Qeveria e Kosovės nuk e ka paraparė ekzekutimin e penaltive ndaj konsorciumit amerikano-turk nėse punimet ngecin me fajin e kėsaj tė fundit.

Nė Ministrinė e Transportit nuk e mohojnė shifrėn prej 1 milion eurosh qė, sipas burimeve tė gazetės, ekziston nė kontratėn pėr ndėrtimin e autostradės, por theksojnė se Qeveria nuk do t’i lėrė hapėsirė pėr ekzekutim tė penaltive konsorciumit “Bechtel-Enka”.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė