Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-10, 15:39   #65
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Keqpėrdorimi i gjuhės shqipe

Gjyshat tonė, eh paēin dritė!
Njerz koktrashė, kurgja s'kanė dijtė:
.......... Jan kenė t'hutuemun!...
Ata t'mjerėt s'kan dijtė athera,
as buon giorno, as kali spera,
as sabah sherif teheir-ollsun!
Na sot jem pėr t'u lavdue,
dijmė me folė, me bisedue
.......... nga mendja jem holluemun!
Ēojmė n'dhe t'huej djalin m'u msue,
kombin tonė m'e pėrparue,
.......... dhen tonė m'e nderuemun;
rri n'shkollė djali pesė - gjashtė vjet,
kur vjen n'Shkodėr, shqyp nuk flet,
.......... Shqypen ka harruemun!!!!

Kur flet shqyp, asht ēud m'e ndi
Gjys-pėr-gjys tue e pėrzi
.......... me fjalt t'gjuhve t'hueja!...
Thotė: me thanė la verita
ktu nė Shkodėr sot diēka
..........j an civilizuemun...
La gioventu ka studiue
di me folė, me ragionue
.......... po m'vjen mirė: bravissimo!
Veramente, n'shkolla t'hueja
me kenė me studiue dhe grueja,
.......... kish me u ndritė il popolo,
Se n'dhe t'huej asht rispettata,
grueja asht emancipata,
.......... nuk asht schiava e burrave!...
Dhe kah ana e Toskenis
ku janė shkollat e Greqis,
.......... ēud asht me i ndigjuemun;
atje Toskat t'thotė gjithehera:
mirėmbrėma, kali mera
.......... si ta kam, kalla mu ise?!
Thuej: ē'po bahet nga Greqija?
T'thotė: atje ėshtė elefterija,
.......... bota ėshtė e gėzuarė!!!
Nga Jakova e nga Pesrendi,
n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni
.......... msohet n'shkolla t'serbėve,
tue folė shqyp t'thotė me pahir:
si ja brate, nadja e mirė,
.......... dobro itro, kakoti?...
E kshtu gjuha po shėmtohet,
dhe kshtu kombi po mjerohet
.......... nga shkollat e hueja!...


Kjo poezi eshte shkruar nga Filip Shiroka ne vitin 1889.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė