Tema: GRAMATIKA
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-10, 03:24   #143
Hajdede
I pakėnaqur
 
Anėtarėsuar: 09-05-10
Postime: 419
Hajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIP
Gabim Titulli: GRAMATIKA

Kur duhet perdorur: (ju ), (iu ), (ua ), (ia ), (ja ), (juaj ), (juaja ), (tuaj ), (tuaja ), (tu ), (t'u ) etj..

Disa shembuj shkurt dhe qartė.


Fillojmė me "ja". Kam vėnė re qė shumica kėtu e ngatėrrojnė kėtė pjesėz me trajtėn "ia", p.sh. nė vend se tė shkruajnė "ia vlen" ata e shkruajnė "ja vlen", "ia dhuroi" e shkruajnė "ja dhuroi" etj..

Tani, kur mund tė pėrdorim pjesėzėn "ja"?, lexojini me kujdes shembujt nė vijim:

Ja si ndodhi, dėgjomėni mua. Unė po ecja rrugės sime kur, ja, ai u shfaq.

Ja shtėpia ime, shikojeni dhe vlerėsojeni.

Ja, mė nė fund zbardhi drita. Ja, shkova dhe erdha.

-----------------------------------------------------------------------------------------------

Vazhdojmė me trajtėn "ia".

Unė ia dhash asaj fjalėn, por ajo prapė nuk mė beson.

Ajo ia dha atij fjalėn, por ai prapė nuk i beson.

Pėrse ata nuk ia dhanė asaj librin?

Nuk ia vlen tė merremi me njerėz tė atillė!

Nuk ia fal gabimin, sot e shtatėqind vjet!
-------------------------------------------------------------------------------------------

Vazhdojmė; trajta "ua". Lexojini me kujdes fjalitė poshtė, po tė njėjtat, sikurse ato sipėr (shih te "ia"), sesi ndryshojnė nė trajtėn "ua", pėrveē shprehjes "ia vlen", e cila kurrė nuk ndryshon.

Unė ua dhash atyre fjalėn, por ata prapė nuk mė besojnė.

Ajo ua dha atyre fjalėn, por ata prapė nuk i besojnė.

Pėrse ata nuk ua dhanė atyre librin?

Nuk ia vlen (qoftė nė numėr njėjės apo shumės, "ia vlen" nuk ndryshon kurrė) tė merremi me njerėz tė atillė!

Nuk ua fal (atyre) gabimin, sot e shtatėqind vjet!

---------------------------------------------------------------------------------------------

Vazhdojmė me trajtat "ju"dhe "iu" njėkohėsisht qė ju tė mundeni t'i dalloni mė lehtė.

Unė ju thash juve jo, por ju s'marrkeni vesh.

Unė iu thash edhe atyre jo, por as ata, me sa pash, nuk marrkan vesh.

Iu the atyre qė dasma fillon nesėr? -Jo, unė ju thash juve qė ju t'iu thoni atyre qė dasma do tė fillojė nesėr! Atėherė, as unė s'do t'iu them (atyre).

Ju jeni ata tė cilėt e vodhėt arin!

As ju as ata, por vetė unė.

Ju tė rinjtė nė njė anė, ju pleqtė nė tjetrėn anė.

---------------------------------------------------------------------------------------------

Vazhdojmė me "tu" dhe "t'u", po ashtu njėkohėsisht.

Kėta djem, janė shokėt e tu?

Fėmijėt e tu.

Pėr t'u shkolluar (unė, ti, ajo, ata, ai, ju, tė gjithė), duhen shumė para.

Ka pėr t'u shuar ky vend, nėse ti s'do tė jesh mė kėtej.

Shkoi tė studiojė jashtė, porse qare s'ka, ka pėr t'u kthyer njė ditė.

Veprat e liderėve tanė janė pėr t'u ardhur keq.

Ėshtė pėr tė ardhur keq sa shumė korrupsion ka nė Kosovė.


Vini Re!!! Assesi, pra kurrė, as dhe njė herė, nuk guxojmė tė shkruajmė
"Ka pėr t'u thėnė atyre shumėēka", ngase do tė ishte gabim fatal nėse nė vend tė "t'iu" tė pėrdoret "t'u" nė rastin qė ceka. Saktė ėshtė "Ka pėr t'iu thėnė atyre shumėēka.". Pra, le tė gabojnė mediet, politikanėt tanė, Radio Televizioni i Kosovės dhe televizione tė tjera shqiptare, por ju mos gaboni!!

------------------------------------------------------------------------------------------------------










Vazhdon......
Hajdede Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė