Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-06-10, 18:05   #758
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

MPB ngrit padi pėr pedofili kundėr diplomatit tė OSBE-sė

Kundėr diplomatit nga Norvegjia i punėsuar nė Misionin e OSBE-sė nė Shkup sot ėshtė ngritur padi penale nga Ministria e Punėve tė Brendshme nėn dyshimin se ka prodhuar dhe distribuuar materiale me pornografi tė fėmijėve.

38 vjeēari gjatė vitit 2009 dhe 2010 nė lap-topin e tij personal ka ruajtur rreth 300 materiale video dhe rreth 20 mijė fotografi me pėrmbajtje erotike ku aktorė kryesor kanė qenė fėmijė tė moshės sė mitur.

Me datė 16 maj i dyshuari ka lėshuar territorin e Maqedonisė dhe pėr momentin ėshtė i pakapshėm pėr policinė. Nga MPB-ja njoftojnė se janė duke bashkėpunuar me Interpolin pėr prangosjen e tij sa mė tė shpejt.

“MPB-ja qysh para 2 javėve pas disa tė dhėnave operative nga terreni dhe informatave pėr posedim tė pornografisė ku aktorė janė fėmijėt, ka kėrkuar dhe ka siguruar urdhėr nga Gjykatėsi hetues pėr bastisje tė shtėpisė ku i dyshuari ka qėndruar. Pas marrjes sė urdhrit tė gjyqit nė bazė tė tė njėjtit dyshim u realizua bastisje dhe u sekuestruan kompjuterėt e tij”, deklaroi Ivo Kotevski – zėdhėnės i MPB-sė.

Ndėrsa, Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė e pranon me seriozitet tė madh kallėzimin penal tė publikuar nga Ministria e punėve tė brendshme kundėr anėtarit tė Misionit vėzhgues tė OSBE-sė nė Shkup dhe do tė vazhdojė tė punojė me autoritetet e vendit.

Duke respektuar normat ligjore dhe procedurat e vendit, pėrfshi prezumimin e pafajėsisė tė tė akuzuarit, OSBE do tė punojė ngushtė me autoritetet e vendit qė tė qartėsohet rasti dhe tė sigurohet se do tė ndėrmerren tė gjitha hapat e duhur.

OSBE mbetet e pėrkushtuar pėr luftimin e pornografisė me fėmijė dhe tė gjitha formave tjera tė eksploatimit, nė veēanti kundėr tė miturve, thuhet nė njė kumtesė pėr media tė lėshuar nga zyra e OSBE-sė nė Shkup.
alsat-m
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė