Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-06-10, 13:51   #20
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shamia dhe liria

JASHTĖTOKĖSORĖVE U NDALOHET HYRJA NĖ KOSOVĖ!
Edhe njė herė rreth shamisė, laicitetit dhe hipokrizisė -




Nė njė debat nė TV Klan Kosova, Nehat Mustafa zyrtar i MASHT-it sqaron se urdhri administrativ me ‘uniformė fetare’ nuk nėnkupton ndalimin e bartjes sė shamisė sė vajzave muslimane nė shkolla por bartjen e uniformės sė hoxhės, priftit dhe rabinit! Hajde menēuri hajde! A keni parė ndonjėherė nė ndonjė vend tė botės nxėnės me uniformė hoxhe, apo arsimtar tė veshur si rabin, ose drejtor shkolle tė futur nė kollare prifti? Siē duket dikush nė Ministrinė e Arsimit nuk e lexon drejtė akronimin e institucionit ku punon por e kupton nė ndonjė gjuhė tjetėr duke e kthyer kėshtu nė Ministri tė Fantazive dhe Imagjinatės. Kė tentojnė ta mashtrojnė?



Nė Diznilend dhe nė botėn e Hari Poterit gjithēka mund tė ndodhė: shtrigat mund tė fluturojnė mbi bishta fshesash, autobusėt mund tė hyjnė nėpėr vrima gjilpėrash dhe jashtėtokėsorėt mund tė jetojnė vetėm me ajrin e Tokės. Duke vrojtuar zhvillimet e pėrditshme sociale, ekonomike dhe juridike nė vendin tonė, nuk ke si tė mos stepesh kur e sheh se Kosova jonė fort e dashur fatkeqėsisht ėshtė shndėrruar nė njė shoqėri fantastiko-shkencore ku nuk tė ēuditė mė as lajmi mė i pazakontė. Nė vazhdėn e ngjarjeve tė fundit rreth pėrjashtimit tė nxėnėseve shqiptare muslimane nga shkollat pėr shkak tė shamisė prapė nuk ke si tė mos e konsiderosh Kosovėn nė tė njėjtin nivel me Diznilendin, Hari Poterin apo Shoqėrinė e Unazave.

Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė me aferėn rreth ndalimit tė shkollimit pėr nxėnėset muslimane nė Kosovė e ka kthyer vetveten nė njė shoqatė magjistarėsh ku lejohet edhe fantazia edhe hipokrizia edhe budallakia. Fillimisht MASHT-i duke dashur tė ndalojė bartjen e shamisė sė vajzave muslimane nė shkollat publike doli me njė urdhėr administrativ ku e ‘ndalon ndalimin e bartjes sė uniformės fetare’. Kjo ishte e mjaftueshme pėr tė kuptuar se ēfarė njerėzish kemi zgjedhur pėr tė na udhėhequr dhe pėr ta pėrparuar e menaxhuar jetėn tonė tė pėrditshme. Nė vend qė urdhri administrativ tė ndalonte bartjen e uniformės fetare siē ishte koncipuar nga krijuesit, ai e bėnte tė kundėrtėn; e ndalonte ndalimin e bartjes sė uniformės fetare. Gafa tė tilla mund tė bėjnė vetėm palo-zyrtarė tė cilėt direkt nga kopetė e lopėve kanė ardhur pėr tė udhėhequr kopetė e njerėzve pa kaluar asnjė ditė kalimthi nėpėr bankat e shkollave. Kjo i bie njėsoj sikur ligji i cili ndalon vrasjen e fėmijėve tė shkruhet si ‘ndalim i ndalimit tė vrasjes sė fėmijėve’ qė do tė thotė se ėshtė e ndaluar tė ndalosh vrasjen e fėmijėve, pra tė gjithė ata, qofshin zyrtarė shteti apo qytetarė, qė mėtojnė tė parandalojnė vrasjet do tė jenė tė ndaluar nga ligji dhe jo vetė vrasėsit.

Nuk kaluan ditė dhe MASHT-i e korrigjoi gabimin e bėrė duke e treguar fytyrėn e vėrtetė antihumane, antinjerėzore dhe kundėr tė drejtave e lirive individuale. Nė kundėrshtim me tė gjitha konventat ndėrkombėtare dhe me kushtetutėn e vendit ata ua shkurtojnė tė drejtėn e shkollimit femrave tė cilat kanė zgjedhur qė tė pėrmbajnė njė tė drejtė fetare njėsoj siē kanė bėrė me shekuj tė tėrė edhe gjyshet e stėrgjyshet tona, qofshin katolike apo muslimane. Ėshtė rrenė nga mė banalet se bartja e shamisė sė vajzave muslimane ėshtė futje e ndonjė tradite tė re tek shqiptarėt. Nėse jo nėnat, atėherė definitivisht gjyshet e partizanėve qė marrin vendime kundėr shkollimit tė vajzave shqiptare muslimane kanė bartur shami nė kokat e tyre.

Kur ēėshtja e shamisė u bė e madhe, pas protestave tė qytetarėve tė Kosovės, Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė pėr ta hequr barrėn e pėrgjegjėsisė nga vetvetja del me njė tjetėr fodullėk edhe mė tė madh. Nė njė debat nė TV Klan Kosova, Nehat Mustafa zyrtar i MASHT-it sqaron se urdhri administrativ me ‘uniformė fetare’ nuk nėnkupton ndalimin e bartjes sė shamisė sė vajzave muslimane nė shkolla por bartjen e uniformės sė hoxhės, priftit dhe rabinit. Libri i shenjtė i kėtij tė fundit e ka njė thėnie tė menēur “Mund ta edukosh tė marrin por nuk mund ta bėsh kurrė tė mendojė”. A ka menduar ndonjėherė para se ta lėshojė kėtė margaritar z. Mustafa se ēfarė marrėzie ka nxjerrė nė publik? Sipas pohimit tė kėtij zyrtari tė MASHT-it del se ndalohet qė nxėnėsit dhe arsimtarėt nė shkollat publike tė bartin veshjen e hoxhės, priftit, rabinit apo liderit hindus? Hajde menēuri hajde! A keni parė ndonjėherė nė ndonjė vend tė botės nxėnėse vajza me uniformė hoxhe, apo arsimtare femra tė veshura si rabin, ose drejtoresha shkolle tė futur nė kollare prifti? Unė jo dhe nėse z. Mustafa ka parė ndonjėherė nė Kosovė diēka tė tillė bėn mirė tė na tregojė sepse do tė ishte njė kuriozitet i rrallė ekzotik. Me gjasė nė katundin e z. Mustafa, drejtori i shkollės qe veshur me mbėshtjellėsen budiste, ose mėsuesja e tij ia mėsonte Abetaren me ēallmėn e hoxhės! Siē duket dikush nė Ministrinė e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė nuk e lexon drejtė akronimin e institucionit ku punon por e kupton nė ndonjė gjuhė tjetėr duke e kthyer kėshtu nė Ministri tė Fantazive dhe Imagjinatės.

Kė tentojnė ta mashtrojnė? Kaq tė pamenēur iu dukemi zyrtarėve tonė shtetėrorė? Kjo ėshtė njėsoj si tė thuash se mbishkrimi “Ndalohet hyrja pėr tė papunėt” nė ndonjė institucion shtetėror nėnkupton ndalimin e hyrjes pėr jashtėtokėsorėt apo pėr tė vdekurit, sepse fundja edhe tė parėt edhe tė dytėt janė tė papunė. Ēka mund tė presim nė vazhdim nga zyrtarė tė tillė tė cilėt i kemi votuar e zgjedhur vetė! Tė na tregojnė se urdhri “Ndalohet parkimi i veturave jozyrtare” nė ndonjė parking nėnkupton ndalimin e qilimave fluturues apo tė raketave tė jashtėtokėsorėve? Nuk ėshtė pėr tu ēuditur edhe nėse ndodhė!

Laicizmi ėshtė keqkuptuar skajshmėrisht kur tentohet qė shamia tė futet nė kthetrat e tij. Njė shtet sekular apo laik nuk nėnkupton luftim tė ēfarėdo vlere fetare nė kufijtė e tij por vetėm neutralitet dhe barazi tė tė gjitha besimeve fetare. Feja pėrherė ka qenė burim dhe brum i ngjarjeve mė tė rėndėsishme nė historinė shqiptare. Ndodhitė mė tė mėdha kanė qenė tė bartura nga njerėz me virtyte dhe ndikime tė qarta fetare dhe kjo as nuk e ka prishur ndonjėherė harmoninė fetare e as qė ka pasur ndonjė ndikim tė keq. Nėse laicizmi nėnkupton flakje tė gjithēkaje fetare nga shqiptarėt atėherė historia jonė e kaluara dhe e tashmja ngelin lakuriq fare. Pjesa mė e mirė e letėrsisė klasike shqiptare duhet tė ndalohet, njerėzit mė eminentė tė kulturės, politikės dhe pėrpjekjes shqiptare duhet pėrjashtuar dhe ngjarjet mė frymėzuese duhet retushuar. A mund ta imagjinojmė dot kulturėn dhe historinė shqiptare pa Sami Frashėrin, Qerbelanė, Lulet e Verės, Mesharin, Fishtėn, Ismail Qemalin, Haxhi Zekėn, Lidhjen e Prizrenit apo Adem Jasharin!

Nė anėn tjetėr ėshtė hipokrizi mėnyra se si ėshtė trajtuar veprimi i shtetit laik nė Kosovė duke u nėnkuptuar nga aparati shtetėror vetėm si luftė karshi shqiptarėve myslimanė. Nėse njė vajzė myslimane nuk mundet tė hyjė nė shkollė me shami si ka mundėsi qė Gonxhe Bojaxhiu po me shami nė kokė ėshtė prezente jo vetėm nėpėr shkolla, libra zyrtare shkollore, zyre shtetėrore por bile edhe rrėnohen shkolla pėr tu ngritur shtatore tė kėsaj gruaje me kokėn mbuluar.

Zyrtarėt shtetėrorė bėjnė mirė qė sa mė parė tė fillojnė tė mendojnė pėr qytetarėt qė i kanė votuar si qytetarė tė denjė me tė drejta tė mirėfillta sepse kėta tė fundit nuk janė aq foduj sa tė besojnė nė pėrjetėsi pėrralla me magjistarė dhe kuaj fluturues. Sepse vetėm kur ta zbulojnė Gonxhe Bojaxhiun, kur ta rruajnė Sami Frashėrin dhe kur tė heqin gjithēka fetare nga Qerbelaja ose Lulet e Verės sė Naim Frashėrit, ne qytetarėt e Kosovės do tė pajtohemi me palaēot e Ministrive apo Komunave tona pėr tė na kufizuar tė drejtat njerėzore mė elementare. Deri atėherė, mirupafshim nė zgjedhjet e ardhshme!

Halil IBRAHIMI
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė