Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-10, 20:22   #4
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga hapsira e afert

  1. Sistemi rus i navigacionit satelitor GLONASS, alanog i GPS amerikan, do tė fillojė tė funksionojė nė mbarė botėn nė fund tė kėtij viti. Pėr kėtė deklaroi nė intervistėn e vet dhėnė radiokompanisė "Zėri i Rusisė Kreu i Agjencisė Kozmike Ruse (Roskozmos) Anatoli Perminov. Me qėllim qė GLONASS tė punojė me efikasitet nė ēdo pikė tė planetit tonė nė orbitė duhet tė ndodhen si tė paktėn 24 satelitė. Aktualisht nė orbitė funksionojnė 21 aparate kozmike. "Ne shpresojmė shumė se lėshimet e satelitėve tė tjerė do tė realizohen nė afatet e pėrcaktuara brenda kėtij viti dhe se deri nė fund tė dhjetorit grupimi orbital do tė pėrbėhet nga 24 apo bile mė shumė aparate kozmike", - vuri nė dukje Perminov. Kreu i Agjencisė Kozmike Ruse (Roskozmos) preku gjithashtu edhe temėn e njė projekti tė tillė tė rėndėsishėm si krijimi i sistemit kozmik "Arktik", i cili destinohet tė vėzhgojė situatėn meteorologjike dhe tė promovojė eksplorimin gjeologjik nė rajon. "Arktiku - kuzhina e motit e gjithė rruzullit tokėsor - ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm pėr Rusinė. Nė veēanti nė lidhje me vetė faktin, se ngrohja globale do tė prekė para sė gjithash rajonet veriore. Por mbi 60-80 gradė gjerėsi veriore nuk punon asnjė nga sistemet kozmike. Studimi, zhvillimi industrial i zonės bregdetare (nė Arktik), nxjerrja e naftės, gazit - tė gjitha kėto flasin mbi atė, se atje ėshtė i domosdoshėm funksionimi i pėrhershėm i sistemeve kozmike. Sistemi kozmik "Arktik" mund tė bėhet projekt ndėrkombėtar. Sipas fjalėve tė Anatoli Perminovit, po nė kėtė drejtim po punojnė edhe specialistėt kanadezė. Interesim tė gjallė kanė shfaqur ndaj projektit Italia dhe njė sėrė vendesh aziatike. Kreu i Agjencisė Kozmike Ruse (Roskozmos) mendon, se rezervat e Stacionit Kozmik Ndėrkombėtar (SKN) nuk kanė shterruar ende. Sipas mendimit tė tij, SKN mund tė funksionojė nė obitė si minimum edhe 10 vjet, kurse disa module tė tij bile edhe 2 herė mė gjatė. Nė perspektivė SKN mund tė shndėrrohet nė njė port kozmik pėr ekspeditat e ardhshme ndėrplanetare, pėr shembull, nė Mars.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 17-08-10 nė 20:24
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė