Tema: Kuriozitete
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-11-10, 20:35   #49
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Kuriozitete

Lizi, vajza me metabolizmin misterioz Teksania Lizi Velaskuez, 21 vjeēe, ėshtė mė e hollė nga sa ēdokush prej nesh mund ta imagjinojė. Ajo e kalon kohėn duke gėlltitur sasi tė jashtėzakonshme ushqimi: hamburgerė, patate tė skuqura, ėmbėlsira. Me fjalė tė tjera konsumon trefishin e kalorive tė njė personi normal. E me gjithė kėrkimet e vazhdueshme mjekėt nuk arrijnė dot qė tė zbulojnė mekanizmin qė e mban atė nė njė peshė shumė tė ulėt trupore.

***

Ajo e nis ditėn e saj me njė tas tė madh me qumėsht dhe drithėra. Njė orė mė vonė, 21-vjeēarja Lizi ka nisur qė tė hajė patatina, biskota dhe ēdo gjė tjetėr qė i del pėrpara. Nuk kalon shumė kohė nga ky konsumim kur ajo fillon ngrėnien e pulave tė pjekura me patate tė skuqura dhe me “Cola”. Kėto gjithsesi janė vakte qė i konsumon para drekės, sepse dreka ėshtė njė histori mė vete.

Nė kėtė vakt ajo konsumon gjithsej 4000 kalori, ose tė njėjtėn sasi kalorish qė njė minator apo punėtor ndėrtimi konsumon gjatė gjithė ditės sė punės. E njėjta mesele vazhdon edhe gjatė orėve tė tjera tė ditės. Lizi ka vetėm njė dėshirė, qė tė shohė pėrpara saj pjata tė mbushura me ushqim, madje njė tryezė nuk do tė ishte keq. Preferenca e saj janė djathėrat e llojeve tė ndryshme. Kur vjen koha pėr tė shkuar nė shtrat Lizi pa frikė mund tė ketė konsumuar gjatė gjithė ditės sė saj 8000 kalori. E njėjta procedurė pėrsėritet vit pas viti, e njėjta dietė, e njėjta sasi jashtėzakonisht e madhe ushqimi e konsumuar. Nėse njė grua e zakonshme do tė konsumonte njė dietė tė tillė, do tė ishte jashtėzakonisht e shėndoshė, ndėrsa pėr Lizin ndodh e kundėrta.

Sa mė shumė gėlltit, aq mė e dobėt bėhet. Ajo ėshtė kaq e dobėt dhe peshon kaq pak, sa shpesh e sheh tė irrituar tek troket nė derėn e shtėpisė sė prindėrve pėr t’iu ankuar qė ata ta ushqejnė siē duhet, sepse ajo ka raste qė vdes urie. Sigurisht ndėrkohė Lizi ka konsumuar njė sasi shumė tė madhe ushqimi, madje mė tė madhe se tė gjithė pjesėtarėt e familjes sė marrė sė bashku. E megjithatė Lizi nuk ka asnjė gram yndyrė nė trupin e saj. Madje edhe ata qė merren me stėrvitje intensive dhe qė shquhen pėr trupa tė lidhur dhe pa dhjamė kanė 8% yndyrė. Ndėrkohė Lizi nuk ka asnjė lloj muskuli apo mase muskulore. Kjo duket menjėherė sapo e sheh. Lėkurėn e ka vėrtet tė ngjitur pas kockave dhe tė duket si njė skelet lėvizės. Ajo nuk ecėn, por fluturon, sepse pesha trupore e bėn shumė tė lehtė dhe thuajse tė tejdukshme. Pesha e saj trupore ėshtė 28 kilogramė dhe gjatėsia 157 centimetra. Edhe me kėto parametra tepėr tė rralla Lizi duket se ia kalon mirė dhe pėr tė ky ndryshim nuk ėshtė aspak fatal.

Ajo njė gjė e ka tė sigurt, qė situata e saj nuk do tė pėrkeqėsohet pėr sa kohė qė tryeza dhe stomaku do t’i qėndrojė plot. Metabolizmi i saj ėshtė njė mister i vėrtetė jo vetėm pėr tė dhe njerėzit e zakonshėm, por edhe pėr specialistėt e vėrtetė. Ēfarė i ndodh gjithė energjisė qė ajo konsumon pėrmes ushqimeve tė saj? Mjekėt nuk dinė tė thonė asgjė. Gjithēka qė ata dinė ėshtė se Lizi ėshtė pjesė e njė pakice njerėzish nė planet, tė njė grushti njerėzish, tė cilėt kanė fatin qė tė hanė sa tė duan, pa shtuar asnjė gram nė peshė. Po njė situatė e tillė ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė? Njė anomali? Njė sėmundje? Njė defekt gjenetik, apo njė dhunti? Ka nga ata qė madje spekulojnė, duke thėnė se trupi i kėsaj gruaje nga Teksasi mund tė mbartė njė formulė magjike pėr djegien e kalorive dhe si pasojė pėr gjendjen e zgjidhjes sė ruajtjes sė formės trupore, pavarėsisht nga sasia e ushqimit tė konsumuar. Ata mendojnė se ajo fsheh gjenin e “dobėsimit”.

Metabolizmi i trupit njerėzor ėshtė studiuar shumė prej kohėsh dhe shkenca e tė ushqyerit nxjerr javė pas jave zbulime tė reja. Janė zbulime tė cilat mbushin faqet e revistave femėrore nė formėn e shkrimeve qė rekomandojnė dieta dobėsimi, apo dieta qė kanė tė bėjnė me njė trup dhe mendje tė shėndetshme. E megjithatė deri mė tani ekspertėt nuk dinė t’i japin pėrgjigje pyetjes se pėrse disa persona kanė njė metabolizėm tė mirė dhe disa tė tjerė nuk e kanė njė tė tillė. Lizi ka disa shoqe, tė cilat e kanė zili pėr mėnyrėn sesi funksionon trupi i saj. Ajo mund tė konsumojė tre hamburgerė tė mėdhenj menjėherė dhe tė mos i ndodhė asgjė, e madje pas njė ore ėshtė e gatshme qė ta pėrsėrisė edhe njėherė kėtė mėnyrė tė ngrėni pa asnjė pasojė.

Nga ana tjetėr, ka shumė edhe nga ata qė e tallin pikėrisht pėr kėtė veēanti dhe kryesisht pėr pamjen e saj tė jashtme qė i ngjan shpesh njė fantazme. Me njė mėnyrė tė tillė kundėrshtie ajo ka aplikuar njė qėndrim tė caktuar ndaj problemit tė saj. Kėshtu ėshtė e bindur qė asnjė kurė nuk do tė mundet qė t’ia ndryshojė situatėn dhe mbi tė gjitha ajo vetė nuk ka dėshirė ta ndryshojė kėtė situatė. “Nuk dua qė tė dukem si gjithė dynjaja. Jam mėsuar me tė qenėt ndryshe dhe nuk do t’i ushtrohesha asnjė mjekimi pėr tė ndryshuar”, deklaron Lizi. Nė familjen e saj, brez pas brezi, si nga ana e mamasė ashtu edhe nga ana e tė atit, nuk ka pasur kurrė njė person me njė veti tė tillė.

Vėllai i saj Kris dhe motra Matia janė fėmijė tė zhvilluar normalisht. Prindėrit e saj, qė janė shumė besimtarė, i kanė thėnė qė nė fėmijėri se Zoti e ka veēuar nga tė tjerėt pėr njė plan tė tijin dhe se ajo nuk duhet qė tė hidhėrohet pėr njė gjė tė tillė, sepse nė fund tė fundit ėshtė nė njėfarė mėnyre e pėrzgjedhur. Ky kėndvėshtrim duket edhe nė njė libėr qė ajo ka shkruar: “Lizi bukuroshja”. Dhe ishte pikėrisht ky libėr qė tėrhoqi vėmendjen e mediave dhe tė mjekėve ndaj kėsaj gruaje me kėtė dhunti e trup tė veēantė.

Nė rininė e hershme, Lizi shfaqej nė disa programe televizive brenda dhe jashtė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Pėr audiencėn ajo ishte vajza super e dobėt, qė mund tė hante sasi tė mėdha ushqimi pa u shėndoshur. Lizi ishte si njė kuriozitet lėvizės qė shkaktonte habi dhe kureshtje te njerėzit e thjeshtė dhe te mjekėt. Nė fakt ajo ka tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve qė nė ēastin qė erdhi nė jetė.

Ajo peshonte nė atė moment vetėm 1900 gramė dhe ishte vetėm 40 centimetra e gjatė. Ishte e vogėl sa pėr t’u futur nė njė kuti kėpucėsh. Shqetėsues pėr mjekėt nė atė kohė ishte fakti se bebja nuk kishte yndyrė nė trup. Arteriet e saj ishin qartėsisht tė dukshme poshtė lėkurės sė saj dhe vajza i ngjante gjithnjė e mė tepėr njė kukulle prej druri. Mjekėt ishin tė gjithė tė mendjes se vajza nuk do tė ishte e aftė qė tė mbijetonte, por mė pas doli se tė gjitha organet e saj tė brendshme ishin tėrėsisht funksionale. Lizi ishte tepėr e fortė pėr tė vdekur.

Atėherė pėr rastin e saj nisi njė ndėrmarrje e vėrtetė kėrkimesh dhe analizash shkencore, por prej tyre nuk doli asgjė e veēantė nė dritė. Doktorėt, me gjithė pėrpjekjet e tyre tė mėdha, nuk arritėn qė tė zbulonin kurrė se ēfarė i mungonte vajzės dhe se si funksiononte metabolizmi i saj shumė i ndėrlikuar dhe i veēantė. Me kalimin e kohės mjekėt zbuluan se ajo ishte e verbėr nė syrin e djathtė dhe kur ishte e vogėl u thanė prindėrve tė vajzės se ajo nuk do tė ishte nė gjendje qė tė fliste dhe tė komunikonte, madje as tė ecte. Kur Lizi mbushi 4 vjeēe, nisi qė jo vetėm tė ecte, por edhe tė fliste dhe interesant ishte fakti se ajo po rritej. I vetmi problem qė kishte, ishte se nuk po arrinte qė tė fitonte peshė. Gjithēka e saj ishte e ēuditshme dhe mė i ēuditshėm ishte fakti i mbijetesės sė saj nė kushtet e njė trupi me shumė probleme.

Kur Lizi ishte 13 vjeēe, e ėma e bėri tė ditur situatėn e sė bijės edhe nė media dhe tėrhoqi vėmendjen e disa studiuesve tė Universitetit tė Teksasit. Ata ishin mjaft tė interesuar qė tė studionin mekanizmin e metabolizmit tė Lizit dhe i bėnė tė gjitha llojet e analizave, si dhe vėzhguan rrjedhėn e jetės sė saj pėr njė periudhė relativisht tė gjatė kohore. Si pėrfundim doli se organizmi i saj ishte jashtėzakonisht i shėndetshėm pėr njė grua qė teorikisht nuk mund tė jetonte me parametrat e peshės trupore.

Megjithatė mjekėt dolėn nė njė teori nė lidhje me njė sindromė shumė tė rrallė, qė kishte tė bėnte me gjenin e personit qė e kishte. Por njerėzit qė e kishin kėtė sindromė nuk kishin shėndetin e Lizit dhe zakonisht nuk jetonin shumė. Bėhet fjalė pėr raste tė rralla, qė nė tė gjithė botėn mund tė numėrohen me gishta. Edhe pse mjekėt mendojnė se ėshtė njė sindromė gjenetike, ėshtė e vėshtirė pėr ta qė tė pėrcaktojnė se cili ėshtė gjeni i pėrfshirė nė kėtė rast.

Disa prej tyre besojnė se situata mund edhe tė kurohet, ndėrkohė qė tė tjerė mendojnė se ai ėshtė njė rast i pashpresė. Ndėrsa pėr vetė Lizin opsioni i vetėm pėr tė mbetur gjallė ėshtė qė tė ushqehet nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ushqimi ėshtė e vetmja gjė pėr tė cilėn ajo ka nevojė pėr tė pasur njė jetė normale. Lizi thotė se preferon disa ushqime tė caktuara, si ushqimet pikante, mishrat dhe nuk preferon sallatat, apo edhe frutat. Tė parapėlqyera ka edhe ushqimet e fastfudit. Dhe veēanėrisht parapėlqen pėr tė pirė “Coca Cola”.

Pėr tė, tė ushqyerit ėshtė momenti mė i bukur i ditės dhe pse rrėfen se ndonjėherė ėshtė e lodhshme qė tė rrish vazhdimisht duke pėrtypur. Askush nuk ėshtė nė gjendje qė tė shpjegojė se ēfarė u ndodh ushqimeve kur futen nė trupin e Lizit. Nė organizmat normalė ēdo tepricė shndėrrohet nė depozitė yndyrash, ndėrsa tek ajo yndyra e ushqimeve “avullon”.

Vetė Lizi ėshtė e kėnaqur me idenė se pėrbėn njė rast tė rrallė mjekėsor dhe se do tė mbahet mend nė historinė mjekėsore si njė mrekulli e gjallė, madje ajo e di edhe se mjekėt e shohin si njė kavie eksperimentale, apo si njė shans tė tyren pėr tė pasur sukses. Por kjo nuk e pengon aspak qė tė ndihet mirė me veten dhe me jetėn, duke pasur tė njėjtin oreks jashtėzakonisht tė madh pėr ushqimin
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė