Titulli: Uilliam Shekspir...
Si njė aktor qė lot pėr herė tė parė
Edhe nga ndrojtja rolin e harron,
O fjalė tmerri pėrsėrit plot zjarr,
Sa zell i tepėrt zemrėn ligėshton,
Nga frika unė po harroj tė flasė
Siē lyp i shenjti rit nė dashuri,
Nga dashuria ime po pėlcas,
Qė ėshtė e thellė e s'njeh asnjė kufi.
Por heshtaz drithėrimė e shpirtit tim
Mė bukur le tė shprehet nga ky varg,
Qė lut pėr dashuri e do shpėrblim,
Se nga njė gjuhė qė kot fjalėt zvarg.
Shih dashuri e heshtur ēfarė shkruan:
Dėgjojnė sytė veē po dashuruan !
|