Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-01-11, 21:46   #1006
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ndėrtimi dhe renovimi i objekteve

Renovimi i objekteve ekzistuese dhe ndėrtimi i atyre tė reja i kushtoi mjaft shtrenjtė buxhetit tė Kosovės. Kompania “Al Trade” gjatė vitit 2010 ka kontraktuar punė publike nė vlerė prej 5 milionė e 636 mijė eurosh. Kjo kompani nė bashkėpunim me kompaninė “Arbėria” ka ndėrtuar objektin e poliklinikės nė kazermėn e FSK-sė nė Prishtinė, ndėrsa vlera e punėve tė kryera ishte 3 milionė e 787 mijė euro.
Kompania “Albes” nga Saradrani i Istogut ėshtė njėra ndėr kompanitė private qė ka fituar projektet mė tė mėdha tė renovimit. Gjatė njė viti kjo kompani fitoi gjithsej 5 milionė e 300 mijė euro nga kontrata publike. Kryesisht tenderėt e fituar nga kjo kompani kanė qenė nė fushėn e renovimit dhe tė ndėrtimit tė objekteve komunale, si dhe ndėrtimi i objekteve tė reja pėr ministri. Komuna e Shtėrpcės e ka kontraktuar kompaninė “Albes” pėr ndėrtimin e tri ndėrtesave, ndėrsa vlera e kontratės ka qenė 1 milion e 516 mijė euro.
Kompania tjetėr e cila prin nė milionat e fituara nė ndėrtimin dhe renovimin e objekteve ėshtė ajo “Bedi Ndėrton”. Kjo kompani ka fituar kontrata nė vlerė prej rreth 4 milionė eurosh, kryesisht nga Komuna e Prishtinės dhe ajo e Podujevės. Vetėm pėr ndėrtimin e njė shkolle nė Podujevė kjo kompani ka fituar tenderin nė vlerė prej 1 milion e 565 mijė eurosh, gjatė vitit 2010. Edhe kompanitė e tjera ndėrtuese kanė fituar kontrata nga tenderėt nė vlerė prej miliona eurosh. Pėr vazhdimin e punimeve nė kompleksin memorial “Adem Jashari” ėshtė kontraktuar kompania “100% Design”, ndėrsa vlera e kontratės ėshtė rreth 1 milion e 500 mijė euro. Renovimin e njė pike tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės tė djegur para disa vjetėve nė Fushė-Kosovės e ka kontraktuar kompania me emrin “P& I” nė vlerė prej 1 milion e 5 mijė eurosh. Punėt e kėsaj kompanie ende nuk kanė pėrfunduar, ndonėse procedurat e tenderimit kanė vazhduar sipas planit.
“Mabb Group” nga Gjilani dhe “Stublla” nga Lipjani kanė fituar tenderin nė vlerė prej 1 milion e 343 mijė eurosh pėr ndėrtimin e objektit tė Gjykatės nė Gjilan. Kompania “Stublla” gjithashtu ka fituar tender nė vlerė prej 1 milion e 682 mijė eurosh pėr ndėrtimin e njė shkolle tė mesme nė Lipjan.

Telekomunikimi

Furnizimi me material pėr zgjerimin e rrjetit me fije optike i ka kushtuar Postės dhe Telekomit tė Kosovės rreth 3 milionė e 828 mijė euro. Kompanitė “Union Commerce” dhe “Group Oil PR” kanė qenė fituese tė tenderit pas anulimit tė tij disa herė radhazi. Nė pamundėsi tė dhėnies nė mėnyrė komplete tė tenderit nė vlerė prej rreth 20 milionėsh, PTK-ja e ndau nė lote kėtė tender, ndėrsa nuk janė dhėnė detaje se cilat punė kanė qenė dashur tė kryheshin nga kompanitė fituese tė kontratės. Nga PTK-ja, nėpėrmjet tenderėve njėburimorė ėshtė “shpėrblyer” kompania “Alcatel Lucent” e Francės, ndėrsa vlera e tenderėve kalon shifrėn prej miliona eurosh. Kompania publike e telekomunikimeve gjatė vitit ka lidhur kontratė me kompaninė “Alcatel” nė vlerė prej 3 milionė e 470 mijė eurosh nėpėrmjet tenderit njėburimor pėr mirėmbajtjen e pajisjeve tė operatorit VALA. Kjo kompani franceze gjithashtu ka fituar edhe njė milion euro pėr njė tjetėr tender tė PTK-sė.
Pėr furnizimin dhe instalimin e platformės pėr ofrimin e shėrbimeve IPTV, PTK-ja ka paguar hiē mė pak se 5 milionė e 711 mijė euro, ndėrsa kompania fituese e tenderit ėshtė “SMART COM”.

Projektet e ujit dhe furnizimi me derivate tė naftės

Kompania “Rukolli” nga Rezalla e Skenderajt, e krijuar mė 2006, gjatė vitit 2010 ėshtė kontraktuar nga Ministria e Ekonomisė dhe e Financave qė tė ndėrtojė njė fabrikė tė ujit nė afėrsi tė Vushtrrisė. Kjo kompani, pėrveē dhjetėra milionave tė fituara mė herėt kryesisht nga Komuna e Skenderajt, mė 2010 ėshtė pasuruar edhe pėr 8 milionė e 273 mijė euro, ndėrsa punėt do t’i kryejė me njė kompani gjermane.
Njė projekt tjetėr qė ka tė bėjė me ujėrat ėshtė ai i ndėrtimit tė kolektorit atmosferik dhe rrugės mbi lumin Prishtina, nė lagjen “Kalabria” tė kryeqytetit. Kompania “Ēlirimi” nga Prizreni e ka fituar kontratėn pėr t’i kryer kėto punė, ndėrsa vlera e punimeve ėshtė 3 milionė e 45 mijė euro. Kjo kompani nga Prizreni ka fituar edhe 1 milion e 300 mijė euro nga Komuna e Prizrenit, si dhe kontratėn pėr renovimin e Universitetit tė Prizrenit nė vlerė prej rreth 700 mijė eurosh.
Gjatė vitit 2010 tė gjitha autoritetet kontraktuese tė Kosovės kanė shpenzuar dhjetėra miliona euro nė naftė dhe derivate. Vetėm deri nė muajin shtator nga buxheti i Kosovės janė shpenzuar afro 12 milionė euro pėr derivate dhe lėndė djegėse, ndėrsa kompanitė kryesore tė cilat kanė fituar tenderė janė: “Hib Petrol”, “Kosova Petrol”, “Petrol Company” dhe “Balkan Petrol”.
“Hib Petrol” ka fituar shumicėn e tenderėve pėr furnizim me derivate, derisa vlera e kontratave tė kėsaj kompanie tė lidhura me autoritetet kontraktuese sillet rreth 3 milionė euro. Por kryesisht kompanitė tė cilat kontraktohen pėr furnizim me derivate e llogarisin ēmimin e derivatit pėr njėsi dhe nuk e japin shumėn totale tė kontratės. Ndėrsa kompania “Balkan Petrol” ka fituar tender nė vlerė prej 940 mijė eurosh pėr furnizimin e KEK-ut me vajra industriale.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante