Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-01-11, 20:38   #1013
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Todoriq: Bisedimet me Thaēin mė tė lehta pėr Beogradin

Hashim Thaēi do tė mendojė se do ta rifitojė legjitimitetin e tij nė BE prapė, nėse bėn njė marrėveshje me Serbinė, tha nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, drejtori i Qendrės pėr Politika tė Reja nė Beograd, Vladimir Todoriq.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zyrtarėt nė Prishtinė kanė treguar gatishmėrinė e tyre pėr tė nisur dialogun me Beogradin pas pėrfundimit tė zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė. A ėshtė edhe Beogradi i gatshėm pėr njė dialog tė tillė? Cila ėshtė pėrshtypja juaj?


VLADIMIR TODORIQ
Kam pėrshtypjen se Beogradi ėshtė mė shumė i etshėm pėr tė nisur dialogun nė kėtė moment. Ne nuk e dimė ende se cila ėshtė korniza kohore e dialogut. Ne dimė se kufiri i kėsaj kornize kohore ėshtė ndoshta tre muaj para zgjedhjeve nė Serbi dhe ato do tė mbahen mė sė largu nė fund tė marsit, apo nė prill tė 2012-ės. Andaj, ndoshta po flasim pėr fundin e kėtij viti.

Mendoj se krijimi i qeverisė nė Kosovė, nuk do tė jetė njė proces i lehtė, duke pasur parasysh mungesėn e qartėsisė pėr jehonės qė ka pasur raporti i Dik Martit. Njė nga pasojat e kėtij raporti ėshtė se Hashim Thaēi nuk do tė jetė personi, me tė cilin krerėt e shteteve anėtare tė BE-sė do tė dėshirojnė t’i shtrėngojnė duart apo tė bėjnė fotografi.

Pra, mendoj se partnerėt apo rivalėt e tij politikė nė Prishtinė janė tė vetėdijshėm pėr kėtė dhe supozoj qė kjo ėshtė njė kuti problematike sa i pėrket formimit tė koalicionit tė ardhshėm qeveritar nė Kosovė. Beogradi ėshtė shumė i qartė lidhur me fillimin e dialogut.

Ishte vlerėsim i tė gjithėve - kur flasim pėr tetorin, nėntorin apo dhjetorin e kėtij viti, se koha ishte nė anėn e Prishtinės dhe se Beogradi do tė duhej tė niste dialogun sa mė parė qė tė jetė e mundur. Kam pėrshtypjen se ka njė ndryshim tė lehtė tė kėtij momentumi tani.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Pra, a mendoni se raporti i Dik Martit do tė mund tė prodhonte efekte afatgjata pėr Kosovėn?


VLADIMIR TODORIQ

Raporti i Dik Martit ėshtė nė fakt njė raport politik, qė ėshtė dizajnuar tė jetė raport politik. Mendoj se ēelėsi pėr ta kuptuar kėtė dokument gjendet te fusnotat e raportit, ku shihet se faktet mbi hetimet atij i janė dhėnė pėrmes raporteve tė shėrbimeve sekrete tė katėr shteteve tė BE-sė, kryesisht tė Gjermanisė, Francės, Greqisė dhe Italisė. Askush nuk i jep kėto raporte pa ndonjė lloj vendimi politik tė kėtyre shteteve.

Mendoj se ky ėshtė njė mesazh i qartė pėr Kosovėn se Kosova duhet ta ndėrpresė politikėn e saj tė varėsisė nga politika e SHBA-sė dhe se ajo nuk do tė tolerohet siē ėshtė bėrė mė parė - nėse ju kujtohet arrestimi i tre agjentėve tė BND-sė njė apo njė vit e gjysmė mė parė. Kjo duhet tė merret parasysh nėse lexohen mesazhet e raportit.

Askush nuk mund tė thotė pėr momentin se a do tė kemi ndonjė gjykim, apo ndonjė hetim zyrtar, por kėto janė akuza shumė serioze politike tė njė autoriteti tė lartė. Kėto janė akuza tė zhvendosura qė do tė mbesin pėr njė kohė tė pacaktuar, qė do ta pengojnė Hashim Thaēin nė tė ardhmen dhe do ta pengojnė Kosovėn nėse Hashim Thaēi vazhdon ta udhėheqė Kosovėn pėr njė periudhė tė pacaktuar.

Kjo ėshtė diēka, nė tė cilėn po llogarit Beogradi; nėse i lexoni deklaratat e Boris Tadiqit - ai ka thėnė se do tė vazhdojė tė flasė me Hashim Thaēin, pavarėsisht akuzave derisa tė kemi verdikt zyrtar dhe dyshoj se do tė kemi njė lloj tė kėtij verdikti nė tė ardhmen e afėrt.

Pra, mendoj se kjo pasqyron vlerėsimin se do tė ishte mė e lehtė tė zhvillohen negociata me Hashim Thaēin me kėto akuza qė rėndojnė mbi tė, sepse ai do tė mendojė se do ta rifitojė legjitimitetin e tij nė Bashkimin Evropian prapė, nėse ai bėn njė marrėveshje me Serbinė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Pra, ēfarė mendoni se duhet tė bėjnė autoritetet nė Prishtinė? Cilat janė veprimet apo masat qė ata duhet t’i ndėrmarrin?


VLADIMIR TODORIQ
Mendoj se autoritetet nė Prishtinė kanė njė mundėsi dhe kjo ėshtė tė vazhdojnė dialogun me Bashkimin Evropian pėr bisedimet e ardhshme me Beogradin, duke e pėrfshirė perspektivėn evropiane - mundėsinė pėr ta nėnshkruar Marrėveshjen pėr Stabilizim-Asociim dhe liberalizimin e vizave nė tėrė kontekstin e dialogut.

Shumė njerėz nė Prishtinė nuk do ta konsiderojnė kėtė si kėshillė miqėsore, por jam i sigurt se nuk do tė jetė e lehtė pėr Prishtinėn tė ecė nė kėtė drejtim me BE-nė, duke pasur parasysh legjitimitetin, integritetin dhe besueshmėrinė qė Shtetet e Bashkuara kanė vėnė nė tėrė projektin pėr kėtė lloj pavarėsie tė Kosovės.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sė fundi ka pasur vlerėsime tė ndryshme se a do tė duhej veriu tė jetė njė nga temat e bisedimeve. Cila ėshtė pikėpamja e juaj?


VLADIMIR TODORIQ

Parimisht, veriu i Kosovės do tė jetė pika kryesore e bisedimeve ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, sapo tė ketė pėrfunduar e ashtuquajtura pjesa teknike e dialogut, qė ka tė bėjė me kthimin e pronės, telekomunikacionin, njohjen e dokumentacionit, ēėshtjen e CEFTA-s, atė tė pasaportave, tė regjistrave, ēėshtjen e personave tė pagjetur dhe kėshtu me radhė. Beogradi duhet ta ketė njė pėrfitim nga ky dialog dhe kjo ka tė bėjė vetėm me nivelin e autonomisė pėr veriun.

Beogradi ka, tashmė, de facto njė kontroll mbi veriun dhe do tė kėrkojė vetėm njė lloj legalizimi tė kėsaj. Mirėpo, nėse thellohen pasojat pėr Qeverinė e Kosovės pas raportit tė Dik Martit, mund tė rritet apetiti i Beogradit lidhur me shkėmbimet territoriale me Kosovėn por nuk mendoj se do tė ketė njė rezultat tė tillė nė dy apo tri vitet e ardhshme. Ndoshta mė vonė, por pėr momentin ėshtė vetėm njė lloj spekulimi. Megjithatė, nėse lexoni raportin e fundit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave shihni se kjo ėshtė gjithashtu nė tryezė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ju pėrmendet disa zgjidhje eventuale, si autonomia pėr veriun apo shkėmbimi i territoreve. A mendoni se vėrtet ka hapėsirė pėr kompromis ndėrmjet tė dy palėve nėse marrim parasysh deklaratėn e ministrit tė Jashtėm tė Serbisė, Vuk Jeremiq, i cili tha se Beogradi nuk do ta ndryshojė qėndrimin karshi pavarėsisė sė Kosovės?


VLADIMIR TODORIQ

Natyrisht! Beogradi nuk do tė ndryshojė qėndrimin ndaj anėtarėsimit tė Kosovės nė organizata ndėrkombėtare ose njohjeve tė mėtejmė. Por, nuk mendoj se dikush mund tė presė tani qė Kosova tė marrė mė shumė njohje me Hashim Thaēin si kryeministėr, dhe me raportin e Dik Martit. Nėse lexoni shtypin nė Gjermani, Zvicėr apo Itali bėhet mjaft e qartė.

Pra, nuk mendoj se diplomacia serbe do tė pėrpiqet fuqishėm t’i ndalė njohjet, sepse nė fakt ēdokush druan se njohjet nuk janė diēka, mbi tė cilėn duhet bazuar. Beogradi duhet ta mbajė qėndrimin e njėjtė ndaj Kosovės, sepse po qe se do ta ndryshonte atė, Kosova nuk do tė kishte ndonjė motiv pėr tė hyrė nė dialog. Motivimi i vetėm pėr Kosovės ėshtė njė lloj pranimi nė rrymat ndėrkombėtare.

Pra, Kosova nuk mund ta nėnshkruajė Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit; Kosova nuk mund tė nėnshkruajė marrėveshje pėr riatdhesim qė ėshtė e nevojshme pėr liberalizimin e vizave. Pėrderisa pesė shtetet anėtare tė BE-sė qė nuk e kanė njohur ende Kosovėn, nuk do ta njohin atė, perspektiva evropiane e Kosovės do tė largohet mė shumė.

Radio Evropa e Lirė
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė