Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-11, 13:48   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dashuri ---> me kend ?!

Personi i duhur me te cilin mund te krijoni nje marredhenie



Edhe nese jeni e lumtur me partnerin tuaj dhe ju duket se cdo gje funksionon me se miri, prapeseprape ndonjehere e pyetni veten se a eshte mu ai njeriu i duhur per ta kaluar jeten me te. Ja shenjat qe tregojne se me te vertete jeni bere per njeri-tjetrin

Ju degjon me kujdes

Nese i dashuri ju degjon me kujdes sa here qe i flisni, atehere dijeni se prane vetes keni nje njeri i cili ju do sinqerisht. Ai nuk do t’ju injoroje edhe nese i drejtoheni gjate ndonje ndeshjeje futbolli, apo gjate emisionit te tij te preferuar politik. Do te mundohet qe t’ju ndihmoje sa here qe do te keni problem dhe do te jete me ju ne te mire dhe ne te keq.

Ju ledhaton

Mashkulli qe ju do, cdo dite ju shperblen me ledhatime dhe me deshmi te vogla por te rendesishme te cilat tregojne se per te jeni personi me i rendesishem ne jete. Pa marre parasysh nese ja pergatite darken, apo ja ngjesh kembet, duhet ta dini se, ne ate menyre, ai ju shpreh dashurine e tij.

Keni gjithcka te perbashket

Nese keni qendrime te njejta shoqerore, financiare dhe ekonomike, atehere stabiliteti i lidhjes tuaj eshte i garantuar. Si dhe anasjelltas, nese nuk mund te merreni vesh rreth gjerave elementare, atehere lidhja juaj me gjase do te marre fund shume shpejt.

Ju ka njohur me familjen e tij

Kur ai t’ju njohe me familjaret, miqte dhe koleget e tij, atehere mundeni me plot te drejte qe te konsideroni se ju do dhe ka qellime serioze. Nese me te vertete eshte serioz me ju, atehere do ta ndermarre kete hap, pa e zgjatur shume.

Sakrifikohet

Nese ai ju dhuron ndonje gje qe i perket, pa ia kerkuar ju, atehere kjo dmth se deshiron lidhje serioze me ju. Nese e shihni se nuk heziton qe vet te heqe keq, vetem e vetem qe ju te jeni mire, dijeni se perpara keni nje njeri te sinqerte qe ju do shume.

Nuk garon me juve

Mashkulli “i duhur” cdo dite do ta nxise imagjinaten tuaj. Ai deshiron qe ju te jeni e lumtur dhe kurre nuk garon me ju. Ai ju perkrahe ne jeten profesionale, personale dhe shpirterore.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė