Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:35   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėri nė kohėn e mbretit vid

Nė atė kohė, u kthye nė Shqipėri Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919) me mbėshtetjen e Austro-Hungarisė i cili shpalli pavarėsinė e vendit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912. Megjithėse shpallja e pavarėsisė ishte njė veprim historik pėr popullin shqiptar, ajo ishte mė shumė abstrakte sesa reale. Malazezėt kishin marrė Lezhėn dhe Shėngjinin dhe kishin rrethuar Shkodrėn; serbėt kishin pushtuar jo vetėm Kosovėn dhe Maqedoninė perėndimore, por edhe Elbasanin, Tiranėn dhe Durrėsin; dhe grekėt kishin shtėnė nė dorė Sarandėn dhe kishin vendosur forcat e tyre nė ishullin e Sazanit para gjirit tė Vlorės. Luftimet nė Shkodėr dhe rreth saj vazhduan nga marsi deri nė maj 1913, kur edhe trupat turke edhe trupat serbe filluan tė tėrhiqeshin nga vendi.

Njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė shqiptare u arrit nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr nė vitet 1912-1913. Kjo konferencė e gjashtė Fuqive tė Mėdha (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) filloi punėn e saj mė 17 dhjetor 1912 nė Ministrinė e Jashtme britanike nėn udhėheqjen e ministrit britanik tė punėve tė jashtme, Sėr Eduard Grej (Sir Edward Grey, 1862-1933). Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, ambasadorėt vendosėn fillimisht qė ajo tė njihej si shtet autonom nėn sovranitetin e sulltanit. Mirėpo, pas shumė diskutimeve, mė 29 korrik 1913 u vendos formalisht qė Shqipėria tė ishte principatė apo mbretėri autonome, sovrane dhe e trashėgueshme prej lindjes, e garantuara nga gjashtė Fuqitė e Mėdha. Kėshtu, pavarėsia e Shqipėrisė u njoh zyrtarisht, megjithėse pushteti i qeverisė sė re sė pėrkohshme shqiptare, tė krijuar mė 5 korrik 1913, nė tė vėrtetė pėrfshinte vetėm Vlorėn dhe rrethinat e saj.

U ra dakord qė mbreti i ri tė caktohej nga tė gjashtė Fuqitė e Mėdha pas propozimit tė tė dy shteteve mė tė interesuara pėr Shqipėrinė: Austro-Hungaria dhe Italia. Ato zgjodhėn princin gjerman, Wilhelm cu Vid (Wilhelm zu Wied, 1876-1945). Vidi ka lindur nė njė familje protestante nė Nojvid (Neuwied) mbi lumin Rin, midis Bonit dhe Koblencit. Nėna e tij ishte Maria, princesha e Holandės. Vidi, oficer nė ushtrinė prusiake, ishte kushėriri i perandorit gjerman dhe nipi i Mbretėreshės Elizabeta tė Rumanisė. Ai u martua me Princeshėn Sofia (1885-1936) tė Shėnburg-Valdenburg (Schönburg-Waldenbug) nė Saksoni. Nė tetor 1913, Fuqitė e Mėdha i ofruan atij, kandidat kompromisi, fronin e shtetit tė sapolindur shqiptar, njė vend pėr tė cilin ai nuk dinte pothuajse asgjė. Mė 1 nėntor 1913, pasi kishte menduar thellė pėr propozimin dhe kishte vendosur disa kushte pėr vete, Vidi pranoi fronin shqiptar dhe arriti nė Durrės mė 7 mars 1914 me anijen ushtarake austro-hungareze Taurus.

Qė prej fillimit, gjendja kaotike brenda Shqipėrisė dhe marrėdhėniet e saj me vendet fqinjė bėnė tė pamundur qė princi gjerman qėllimmirė tė mbretėronte. Ai u braktis nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe nuk mori mbėshtetjen financiare dhe ushtarake tė premtuar, nė veēanti si pasojė e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Mė 3 shtator 1914, pas gjashtė muajve nė Shqipėri, Vidi u largua me anije italiane Misurata, pa dhėnė dorėheqjen zyrtare, dhe nuk u kthye mė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė