Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-11, 10:04   #22
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: A jeni pro apo kunder luftes ne Libi ?

Kundėr sepse;

Tė jesh pro luftės ndihmon zhvillimin e kapitalizmit tė futet mė thellė nė fazėn e imperializmit.Qė nga fillimi i tij, kapitalizmi ėshtė pėrhapur thellė nė botė dhe tashmė ka depėrtuar nė ēdo cep tė botės dhe ushtrohet nga njerėzit. Kjo shpėrndarje u zhvillua jo gjithmonė nė tė njėjtėn mėnyrė, por hap pas hapi duke ndryshuar mėnyrat e veprimit. Fillimisht, me progresin teknik dhe me konceptet e reja industriale dominante nė sistemin ekonomik,dhe nė shumė vende gjithnjė e mė shumė "eksportet",nė vend tė parė shikohen si mundėsi e cila pastaj mund tė zhvillojnė kombet e tyre nė vende industriale.Nė shumė raste,vendet mė tė avancuara mund tė ngrihen ne fuqi tė mėdha tė ndara nė bazė tė perandorive tė tyre koloniale, dhe kohė pas kohe tė kalojnė nė mes tė botės sė tyre tė zhvilluar.

Gėnjshtrat mė tė preferuar Imperialiste

Qeveritė e shteteve imperialiste janė gjithmonė duke u pėrpjekur pėr tė justifikuar luftėrat e tyre morale dhe ideologjike. Ata pohojnė se luftojnė "terrorizmin ndėrkombėtar",gjoja kundėr qeverive diktatoriale pėr tė vendosur themelet gjoja tė demokracisė, lirisė dhe tė drejtave tė njeriut nė ēdo fushė. Por,kjo ska rėndėsi nėse mund tė quajmė masė"parandaluese" sulmin e Shteteve te Bashkuara kundėr Irakut nė vitin 2003, ose Bundeswehri Gjerman nė Avganistan si"Mision rindėrtimi" edhe kur kjo luftė zhvillohet nėn ombrellėn gjoja"ndihmė humanitare",ėshtė luftė e dyshuar sepse ushtarėt janė vendosur pėr tė zbatuar interesat kapitaliste.
Njė injorant do tė thoshte:

"Pro luftes, sepse;
"Tė fuqishmit i bėjnė luftrat dhe perderisa ato janė nė luftė unė do tė fle rehat"

Pro kujt lufte ėshtė ky injorant nuk e ka definuar,dhe llogjika e tij qė arsyeton luftrat ska tė bėjė me llogjikė tė pastėr kurė e gjithė bota ėshtė kundėr ēdo lufte.Injorantėt flasin pro luftės sepse ato nuk i njohin ideollogjitė Imperialiste,fashisoide,komunsite,por njohin vetėm gėnjeshtrat e ėmbėla qė i justifikojnė agresorėt nė momente kur ato sulmojnė njė shtet mė shumė pėr interesa tė tyre,kurse rrallė ndodhė njė hap i marrė ushtarak kundėr njė shteti qė mund tė arsyetohet si"luftė nė shėrbim tė humanizmit"rasti konket Kosova,por edhe kėtu nuk ėshtė bė lufta pa ansjė interes ekonomiko-politik.

Kėtu nuk do tė futem mė thellė edhe pse interesat e tė huajve pėrfshinė njė spektėr tė gjerė tė pasurive nentoksore tė tokave shqiptare,energjetika,turizmi,bujqesia,blegtoria etj,ndryshe as serbet nuk do tė ėndėronin daljen nė Durrės dhe kur nuk do tė quanin Kosovėn "kolevka srbije"sikur tė mos e kishin kokėdhimbjen e perspektivės ekonomike,degė pėr tė cilėn luftohet tė mbrohet dhe agresohet pėr ta uzurpuar dhe sunduar.

Luftrat justifikohen nė mėnyrė tė hapur nga ato qė edhe i nxisin,por po tė pozicionohesh nė anėn e viktimės,ēdo luftė ka fillin e agresionit ndaj njė shteti dhe populli,dhe si shkas viktima ose ka resurse tė pasura natyrore,ose vendi i tyre pecepton me ndonje pikė strategjike nga ku mund tė sulmohet. Kjo vlen edhe pėr rastin, qė me tė vėrtetė qeveria e vendit tė sulmuar ėshtė njė regjim diktatorial, mundėsisht duke pėrfshirė edhe atė qė klasa e tij e punės shtypet brutalisht. Pastaj, sigurisht qė agresori do tė kritikojė kėtė regjim para dhe gjatė luftės politikėn e saj. Nė saje tė pozicionimit tonė parimor kundėr imperializmit, dhe pėr tė mundur
imperializmin nuk do tė ndryshojė asgjė,por tė paktėn kemi mundėsi tė mos justifikojmė luftrat me nje"Po luftės",dhe kjo po luftės tė shėndrohet nė luftė kundėr:

-Pabarazi po edhe ajo gjiniore
-Kundėr ēdo diskriminimi,kombetarė, racor,gjuhsorė dhe releigjioz.
-Kundėr ēdo krimi,
-Drogės,alkoholizmit,pedeofilisė,prostitucionit,e tejera e tjera luftra tė hapura qė na kanosen pėr ēdo ditė,fatkeqsisht,nė kokat e injoranteve llogariten si tė natyrshme ose nuk gjejne vend askund...

Ps.S`pata ndėrmend te shkruaj por mė shtyri ajo"Pėr tė shpėrla borxhin ndaj dikujt,shprehe arsyen logjike tė shėndosh",dhe nese s`kupton asgje,vajto nė varrin e njė bishe tė egėr,sepse,bisha e zgjedh viktimėn pėr darkė, kurse injoranti as darkėn e mikut.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė