BIK nuk ka nisur ndėrtimin e xhamisė pa leje
Myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava, pėrjashtoi mundėsinė qė me dijen e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, tė ketė filluar themeli i njė xhamie nė hapėsirėn universitare nė Prishtinė.
Para se tu fliste besimtarėve myslimanė ferizajas lidhur me Natėn e Miraxhit, myftiu Tėrnava u tha gazetarėve se janė pallavra ato qė fliten pėr gjoja fillimin e ngritjes sė njė xhamie afėr Fakultetit Filologjik, raporton KosovaLive.
Bashkėsia Islame e ka fjalėn e vet, ajo vendos pėr ngritjen dhe ndėrtimin e xhamive dhe askush tjetėr nė Kosovė. Kėtė duhet ta dijė ēdokush, tha prerazi Tėrnava.
Por myftiu i Kosovės pėrligj plotėsisht kėrkesat e besimtarėve myslimanė pėr ndėrtimin edhe tė njė xhamie tė madhe nė Prishtinė, megjithėse nuk ėshtė i sigurt pėr formėn qė kanė zgjedhur ata, duke u falur nė rrugė, nė shenjė proteste.
Por ne pėrkrahim vijėn institucionale pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve, prandaj edhe tė BI-sė. Me mund tė madh i kemi krijuar kėto institucione, me flijime, me gjak e sakrifica, prandaj duhet qė nė mėnyrė institucionale ti zgjidhim tė gjitha kėrkesat, thotė Tėrnava.
Ai beson se Kuvendi Komunal i Prishtinės dhe kryetari i kryeqytetit, Isa Mustafa, do tė mbėshtesė kėrkesat e besimtarėve dhe brenda njė kohe tė shkurtėr do tė kėnaqen nevojat e tyre.
Myftiu Tėrnava tha se ėshtė kundėr ēfarėdo dhune qė pushteti ka ushtruar ose mund tė ushtrojė ndaj besimtarėve, ashtu siē u ka bėrė thirrje atyre qė shkojnė nė xhami, qė me sjelljet e tyre tė mos krijojnė pakėnaqėsi nė raport me besimtarėt dhe qytetarėt tjerė.