Zyrtari i EULEX-it nė anėn e tė dyshuarve nė Vidovdan
Policia e Kosovės, Drejtoria Rajonale e Prishtinės i ka kėrkuar EULEX-it sqarime lidhur me praninė e njė zyrtari tė saj nė operacionit tė Vidovdanit, i cili sipas pretendimeve tė policisė, nuk ėshtė sjellė nė mėnyrė adekuate gjatė menaxhimit tė kėtij operacioni.
Sipas burimit tė gazetės Kosova Sot, Policia pretendon se zyrtari nė fjalė, nė rastin e arrestimit kishte anuar qartė nė anėn e tė dyshuarve, duke penguar kėshtu punėn e Policisė.
Festimet pėr Vidovdan ishin shoqėruar me disa incidente, kur turma tė serbėve tė ardhura nga Serbia, apo edhe nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės, kishin bartur patrulla provokuese dhe si rezultat i kėsaj ishin pėrleshur nė disa raste me Policinė e Kosovės.
Incidenti mė i rėndė kushte ndodhur nė pėrfundim tė manifestimit, kur Policia i ka arrestuar pesė pjesėmarrės tė manifestimit, tė cilėt kishin refuzuar ti ulnin nga veturat e tyre parullat ofenduese, ndėrsa pas ndėrhyrjes sė Policisė pesė tė rinjtė kishin tentuar ti goditnin me gurė policėt dhe ti refuzonin urdhrat.
E tėrė situata, ishte pėrmbyllur me arrestimin e kėtyre pesė personave, ndėrsa gjatė kėsaj kohe ishin shfaqur edhe zyrtarėt e EULEX-it, tė cilėt kishin kėrkuar sqarime rreth situatės sė krijuar.