Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 15:01   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kanceri i gjirit

KANCERI I GJIRIT - Sfidё e epidemiologjisė bashkėkohore


Me pėrjashtim tė kancerit tė lėkurės, kanceri i gjirit ėshtė njė ndėr malignomat mė tė shpeshta te gratė, dhe ėshtė shkaktari i dytė i vdekjes nga kanceri. Ēdo grua ėshtė e rrezikuar nga kanceri i gjirit, dhe rreziku rritet me moshė.


Edhe pėrkundėr pėrparimit te diagnostikimit dhe terapisė, kanceri i gjirit ėshtė shkaktari mė i shpeshtė i vdekjes te gratė e moshės 40-50 vjet. Kanceri i gjirit ėshtė problem i rėndėsishėm shėndetėsor edhe i popullatės sė Kosovės. Zvogėlimi i vdekshmёrisё mund tё arrihet me edukimin shėndetėsor tė popullsisė dhe me programin e zbulimit te hershėm tė kancerit te gjirit, me ē’rast zbulohen tumoret e vegjėl dhe tė lokalizuar nė stadin paraklinik tė shėrueshėm tė sėmundjes.
Nė diagnostikimin e kancerit tė gjirit ka rėndėsi vetkontrollimi i gjirit qė duhet tė bėhet njė herė nė muaj. Para dhe gjatė menstruacionit gjinjtė janė zakonisht tė shtrėnguara dhe me dhimbje pėr ē’ arsye mė sė miri ėshtė qė gjinjtė tė kontrollohen pas menstruacionit. Kjo shprehi nevojitet tė pėrsėritet tėrė jetėn. Vetėkontrollimi bėhet nė pozitė tė shtrirė dhe nė kėmbė. Vetėkontrollimin duhet filluar shumė herėt menjėherė pas moshės sė pubertetit nė mes tė moshės 15-20 vjeēare. Edhepse kanceri i gjirit ėshtė shumė i rrallė nė kėtė moshė, vetėkontrollimet janė tė nevojshme tė bėhen sepse nė kėtė moshė mund tė lajmėrohen ndėrrimet beninje siē janė fibroadenomat qė duhet operuar ose duhet mbajtur nėn kontroll.


Kanceri i gjirit ekziston 8-10 vite para se te zbulohet me palpim ose me mamografi. Mamografia e zbulon kancerin e gjirit mesatarisht 1,7 vjet para se gruaja me vetėkontroll mund ta palpon tumorin, andaj te gratė mė tė vjetra se 40 vjet, me aplikimin e mamografisė mund tё prevenohet 15-30% e vdekshmėrisė nga kanceri i gjirit. Te gratė me simptome tė gjirit ose te gratė qė gjatė ekzaminimit klinik palpohet ndonjė formacion, duhet tė aplikohen metodat imazherike, si ultrazėri ose mamografia ose tė dy metodat. Cila metodė imazherike do tė aplikohet si metodė primare varet nga mosha. Rekomandohet qė te gratė mė tė reja se 35 vjet si metodė imazherike primare tė jetė ultrazėri, kurse te gratė mė tė vjetra se 35 vjet, mamografia. Ekzistojne dy tipe tė mamografisė: skrining mamografia dhe mamografia diagnostikuese.
Mamografia skrininge ėshtė ekzaminim i gjirit me rreze x te gratė qė nuk kanė simptome.
Qėllimi i skrining mamografisė ėshtė zbulimi i kancerit kur ėshtė ende me madhėsi aq tė vogėl saqė nuk mund tė zbulohet me vetėkontroll ose me ekzaminim klinik. Detektimi i hershėm i kancerit me skrining mamografi, mundėson trajtim tė suksesshėm. Skrining mamografia rekomandohet ēdo vit te gratė mbi moshėn 40 vjeēare. Nė disa raste skrining mamografia rekomandohet para moshės 40 vjeēare, sidomos te gratė me anamnezė familjare pozitive.





Mamografia diagnostike zakonisht pėrdoret pėr identifikimin e kancerit tё mundshėm nё gjinj tek gratė qė kanė shenja ose simptome tė sėmundjes. Kėto shenja ose simptome pėrfshijnė: nodusin palpabil nė gjinj, sekrecion nga gjiri, retrakcion i mamilles, retrakcion i lėkurės sė gjirit ose ndonjė ndryshim tjetėr nė gjinj.
Mamografia native bėhet nė dy drejtime: kraniokaudale dhe medio-laterale.Gjatė fotografimit gjiri komprimohet me kompresor plastik me ē’rast i zvogėlohet trashėsia e gjiri . Pėr shkak tė topografisė dhe lokalizimit tė ndėrrimeve nė gjinj ėshtė e nevojshme qė gjiri tė fotografohet nė dy drejtime, sepse fotografimi nė njė drejtim nuk e pėrfshinė nė tėrėsi indin e gjirit. Projeksioni kraniokaudal nuk mund tė tregon zgjatimin aksillar ku shpeshherė lokalizohet kanceri i gjirit. Te gratė me premenopauzė, mamografia duhet tė bėhet menjėherė pas ciklit menstrual.
Te gratė e reja dhe te gratė me gjinj denze ultrazėri ėshtė superior ndaj mamografisė si dhe diferencimi i tumoreve solide dhe cisteve ėshtė mė i lehtė me ultrazė. Ultrazėri preferohet tė bėhet te: femrat nė moshė tė re ku parenkima gjėndėrore ėshtė mirė i zhvilluar; te gratė qė nuk kanė lindur; gratė nė fazėn e laktacionit; gratė shtatzėna; gratė nė menopauzė qė marrin terapi plotėsuese hormonale, ku nėn ndikimin e hormoneve, parenkima gjėndėrore bėhet mė i theksuar.





Senzitiviteti dhe specificiteti i ultrazėrit ose mamografisė ėshtė mė i lartė nėse ultrazėri dhe mamografia kombinohen sė bashku. Ēdo ndėrrim suspekt nė gjinj duhet ta verifikojmė me FNA biopsi, qė numri i biopsive tė panevojshme tė zvogėlohet. Pėrveē kėsaj, njė numėr i karcinomave nuk mund tė zbulohen me mamografi; 10-25% tė karcinomave palpabile tė gjirit nuk vėrehen nė mamografi.
Faktorėt e rrezikut te kanceri i gjirit janė: anamneza familjare pozitive, faktorėt reproduktiv duke pėrfshirė lindjen e parė nė moshė tė vonshme, gratė qė nuk kanė lindur, menarhea e hershme, menopauza e vonshme, pėrdorimi i terapisė kontraceptive nė moshė tė re dhe terapisė plotėsuese hormonale nė menopauzė, nė kombinim me faktorėt tjerė tė rrezikut, si eksponimi rrezatimit jonizues, obeziteti nė menopauzė, stresi, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.
Mbijetesa e grave tė mjekuara varet nga shkalla e zgjerimit te sėmundjes me rastin e vėnies sė diagnozės, mosha dhe modalitetet e mjekimit. Kur kanceri diagnostikohet nё stadin e lokalizuar, mbijetesa pesėvjeēare arrin deri 96%, kurse te sėmundja e diseminuar 21% (American Cancer Society).
Prevenimi i kancerit tё gjirit nėnkupton aplikimin e masave shėndetėsore me qėllim tė eksponimit sa mė tė vogėl ose largimit tё plotė tё rrezikut, me aplikimin e mėnyrės sė shėndoshė tė jetesės siē janė: mospirja e duhanit, ushqimi i rregullt, aktiviteti fizik, mbajtja e peshės normale te trupit, moskonsumimi i alkoolit, kontrollimi i stresit, largimi i eksponimit tė tepėrt ndaj burimeve tė rrezatimit dhe diellit etj. si dhe me kontrollim tė grave tė rrezikuara duke aplikuar masat specifike tė kujdesit shёndetёsor.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė