Eja tė vdesim pėr hatėr tė kėtij funerali kaq tė bukur.
E dij qe nuk ėshtė radha jonė, por kjo ska rėndėsi.
Eja
rast tjetėr mė tė mirė nuk do tė kemi.
A nuk e sheh qė e kanė sjellė hoxhėn mė tė mirė?
A nuk e sheh qė i kanė sjellė kurorat mė tė bukura?
A nuk e sheh si po shndritė dorėza e artė e arkivolit tė praruar?
A nuk e sheh qė i kanė sjellė varrmihėsit mė me pėrvojė?
A nuk e sheh se ēfarė dheu i butė e i ngrohtė avullon anės gropės?
A nuk e sheh se sa shumė njerėz kanė ardhur sot kėtu pėr lamtumirėn e fundit?
Nuk do tė derdhin asnjė lot pėr ne.
Po ti mos mendo keq pėr ta.
E si do tė mund tė lotonin?
Krejt jetėn e tyre jetojnė buzė varrit.
E na krejt jetėn pranė tyre
Eja tė vdesim pėr hir tė kėtij funerali kaq tė bukur.
Mosvdekja nuk ėshtė pavdekėsi
Eja
E dij qė nuk ėshtė radha jonė
por sa pėr mallkimet e tyre, radha sna vjen kurrė