Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-11, 19:38   #80
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Zannier e krahasonte Kosovėn me Afganistanin





Ish-shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, para se ta lėshonte Kosovėn ishte pėrkujdesur qė tė bėnte njė krahasim tė ēuditshėm tė Kosovės me Afganistanin. Nė disa korrespodenca ndėrmjet tij dhe komandantit tė KFOR-it, gjeneralit Erhard Buhler, tė cilat “Koha Ditore” ka arritur t’i sigurojė nga burime ndėrkombėtare, ish-shefi i UNMIK-ut pėrmend incidentet nė Afganistan si arsye pėr tė mbajtur nė nivel tė lartė sigurinė e stafit tė UNMIK-ut nė Kosovė.

Nė njė letėr dėrguar komandantit tė KFOR-it lidhur me murin qė rrethon selinė qendrore tė UNMIK-ut nė Mitrovicė, ish-shefi i UNMIK-ut shkruan se muri ėshtė i nevojshėm pėr shkak tė sigurisė sė stafit tė UNMIK-ut dhe kėrkon nga KFOR-i qė tė ndalė Komunėn e Mitrovicės nga aksioni pėr largimin e tė njėjtit mur.

Ish-shefi i UNMIK-ut mundohet qė pastaj t’ia shpjegojė komandantit tė KFOR-it arsyet se pse ky mur ėshtė i nevojshėm.

“Mė duhet tė shtoj se ky aspekt ka njė rėndėsi edhe mė tė madhe pas incidenteve tragjike nė Mazai-Sharif tė Afganistanit, dhe nė disa vende tė tjera, kur protestat e qeta janė kthyer nė tė dhunshme dhe kanė shkaktuar vdekjen e stafit tė Kombeve tė Bashkuara”, shkruan ish-shefi i UNMIK-ut.

Diplomati italian, qė sipas burimeve tė gazetės letrėn e ka shkruar nė ditėn e fundit tė mandatit tė tij nė Kosovė, ia rikujton komandantit tė KFOR-it se ėshtė kompetencė e Kombeve tė Bashkuara qė tė vendosin se ēfarė masash sigurie nevojiten pėr stafin e tyre, dhe kėrkon nga KFOR-i qė tė pamundėsojė aksionet e mundshme tė Komunės sė Mitrovicės qė tė heqė murin rrethues.

Korrespondenca ndėrmjet ish-shefit tė UNMIK-ut dhe komandantit tė KFOR-it ndodh pas njė kėrkese nė letėr tė kryetarit tė Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, i cili kėrkon nga UNMIK-u heqjen e rrethojave me qėllim qė tė lirohet hapėsira publike. Nė letėr, Kastrati ua kujton zyrtarėve tė UNMIK-ut se Komuna ka kohė qė ka kėrkuar heqjen e murit nė mėnyrė qė nė atė hapėsirė tė zbatohet njė projekt i Komisionit Evropian pėr gjelbėrim.

Ndėrtesa e UNMIK-ut gjendet nė qendėr tė qytetit tė Mitrovicės, disa metra nė jug tė lumit Ibėr. Kryetari i Komunės nė letrėn e shkruar mė 27 qershor, ua jep si afat pėr heqjen e murit zyrtarėve tė UNMIK-ut 6 korrikun. Nė tė kundėrtėn, Kastrati paralajmėron se Komuna do tė detyrohet qė vetė t`i heqė shtyllat e kėtij muri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė