Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-11, 10:17   #82
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Thaēi, frikė nga ndikimi i Sali Berishės






Vizita dhe ndikimi politik i Sali Berishės nė Kosovės e kishin brengosur kryeministrin Hashim Thaēi, verėn e vitit 2009, pak muaj para zgjedhjeve lokale tė 15 nėntorit.

Nė njė bisedė private me zyrtarėt e Ambasadės Amerikane nė Prishtinė, Thaēi ishte shprehur i brengosur nga pėrzierja e politikės sė Shqipėrisė nė Kosovė, qė sipas tij po e bėn kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha.

Kėshtu thuhet nė njė kabllo ende tė pabotuar diplomatike tė Wikileaksit, qė ėshtė dėrguar nga ambasada amerikane nė State Departament dhe njė kopje tė sė cilės e posedon Koha Ditore.

Nė njė bisedė private menjėherė pas takimit, Thaēi i tha tė ngarkuarit se ishte i brengosur nga pėrzierja e Sali Berishės nė politikėn e Kosovės. Takimi i Thaēit me zyrtarin amerikan kishte ndodhur disa ditė pas pritjes qė Sali Berisha i kishte bėrė Ramush Haradinajt nė Tiranė, me tė cilin nėnshkroi marrėveshje bashkėpunimi mes Partisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

Sipas kabllos diplomatike, Thaēi kishte pėrmendur se Berisha planifikonte njė vizitė ta realizonte nė vjeshtė dhe se ai do ta mirėpriste njė vizitė nga Berisha nė Kosovė, mirėpo nuk kishte dėshirė ta shihte atė duke bėrė fushatė pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės apo AAK.

Pėr mė tepėr Thaēi ishte shprehur se pėrzierja e politikės nga Shqipėria nė Kosovė paraqiste kėrcėnim pėr Kosovėn, ndėrsa ka kėrkuar ndėrhyrje te amerikanėt duke theksuar se Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe jo krahinė e Shqipėrisė. Ai po ashtu kėrkoi nga SHBA qe Berisha te pėrmbahet nga deklarimet apo veprimet qe ngrisin frike nė rajon nga pan-shqiptarizmi.

Nė komentet qė pėrmbyllin kabllon diplomatike, i ngarkuari me punė Murphy shton se “pajtohet qė pėrfshirja e politikanėve nga Shqipėria dhe nga Kosova nė garat jashtė vendeve tė tyre ėshtė problematike dhe nuk ndihmon. “Edhe pse dyshojmė qė nėse Berisha do tė pėrqafonte PDK-nė, Thaēi do tė kishte mė pak brenga pėr kėrcėnimin nga politika panshqiptare pėr Kosovėn dhe rajonin, ne poashtu besojmė se do tė mund tė ishte e dobishme t’i pėrkujtojmė bashkėbiseduesit tanė nė rajon pėr dėmin potencial qė manovrat e tyre afatshkurtra politike tė pėrbashkėta”, thuhet nė komentet e fundit tė kabllos diplomatike.

Ambasada e SHBA-sė nė Prishtinė nuk ka komentuar kėtė pjesė tė dosjes sė WikiLeaks-it. “Departamenti i Shtetit nuk komenton lidhur me materiale tė supozuara, pėrfshirė dokumente tė klasifikuara qė mund tė kenė rrjedhur”, thuhet nė pėrgjigjen e Ambasadės sė SHBA-sė, dėrguar gazetės nėpėrmjet zyrės sė saj pėr informim.

Gazeta nuk ka arritur tė sigurojė edhe qėndrimin e Qeverisė sė Kosovės. Nė mungesė tė njė zėdhėnėsi tė Qeverisė, gazeta ka provuar disa herė tė kontaktojė me zėvendėskryeministrin Hajredin Kuēi, por ai nuk u ėshtė pėrgjigjur thirrjeve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė