Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-11, 19:59   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Duke pritur lirinė...?!





(“Nuk ka njėri mė tė skllavėruar, se sa ai qė shtiret i lirė pa qenė i tillė”. – V. Gėte)

Tė gjithė ne jemi tė lindur tė jetojmė tė lirė. Pėr kėtė nuk ka dyshim. Por, se sa ėshtė kjo shoqėri e gatshme qė tė na ofroj kushte optimale pėr pėrmbushjen e kėsaj kėrkese tonė tė natyrshme instiktive, ėshtė diēka krejtėsisht tjetėr?

A ekziston nė tė vėrtetė liria te ne? Kuptohet, liria nė plotė kuptimin e fjalės? Natyrisht se jo, sepse ajo ėshtė vetėm njė ndjenjė pėr tė cilėn disa luftojė deri nė vetėflijim, kurse shumica e tė tjerėve ikin prej saj?!

Edhe pse tek liria e vėrtetė, askush nuk duhet tė vendosi pėr fatin e dikujt tjetėr, kėtu gjithmonė vendosin tė tjerėt pėr ne. Qė nga lindja, dhe sot e tėrė ditėn, neve tė tjerėt na mėsojnė se ēka ėshtė mirė e ēka ėshtė keq; kėndej apo andaj duhet tė shkojmė; si tė sillemi me tė tjerėt; ku dhe ēka duhet ta ndryshojmė...

Meqė tė tjerėt na mėsojmė edhe ēka ėshtė dashuria, mirėsia, toleranca, mirėkuptimi..., nė kėto rrethana tė krijuara, fitohet pėrshtypja thuajse edhe ndjenjat tona i takojnė tė tjerėve. Nė kėtė proces, sikurse na thonė civilizues, neve na ėshtė ndaluar tė mendojmė. Nga ne fare nuk kėrkohet tė mendojmė, por vetėm tė mėsojmė. Tė mėsojmė, tė mėsojmė dhe tė trajnohemi. Hajt, hajt, hajt... kėshtu vazhdimisht deri nė automatizėm. Sepse, kur fillojmė tė mendojmė me kokėn tonė, atėherė bėhemi tė lirė, e, ne, nė tė vėrtetė, kurrsesi nuk guxojmė tė bėhemi tė lirė!

A thua, pse ėshtė kėshtu? Sepse, si tė pėrzgjedhur pėr tu flijuar pėr disa qėllime “MĖ TĖ LARTA”, neve sė pari nga TA duhet tė na merret fuqia e mendimit tė lirė, duka na ndarė kėshtu nga natyra e vėrtetė qė kemi. Me shkurtimin e krahėve tė fuqisė sonė tė lirė mendore dhe shpirtėrore, vėmendja jonė do tė na fokusohet nė disa gjėrat tė parėndėsishme dhe sporadike. Kjo po ngjet! Gradualisht, ndal ngadalė dhe heshtur me NE.

Mbase, nė kėtė shoqėri ashtu si ėshtė, ne nuk mund tė vendosim as pėr jetėn tonė, e lere mė pėr proceset tjera qė zhvillohen nė brendinė e saj. Andaj, edhe pėrshtypja sado e vogėl se po bėjmė ndonjė ndryshim nė kėtė drejtim, mbetet vetėm pėrshtypje dhe asgjė tjetėr.

Ohhh... Zot! Nėse vazhdojmė kėshtu, nė fund po na del se asgjė nuk na koka e jona. Mbase, as shtėpia ku jetojmė dhe as automjeti me tė cilin qarkullojmė. Sepse, edhe kėto i kemi si hipotekė nė ndonjė nga bankat komerciale kreditore?!

Si duket, pėrveē shpirtit, asgjė nuk po na del si e jona. Aman mos tė mė thotė dikush se edhe ky konstatim ėshtė i gabuar? Dhe, ja... si pėr inat, ai dikush doli dhe tha: E ke gabim! Shumė gabim e ke, o njeri! Jo, jo! As shpirti mė nuk ėshtė i yni”! Para dy viteve, nė njė ditė shkurti, a nuk u vranė nė pikė tė ditės dy tė rijnė, dhe, mu atė ditė, a nuk u plagosėn dhjeta tė tjerė! Pse! Vetėm e vetėm pse kėrkuan ta pėrjetojnė atė ndjenjė tė ashtuquajtur liri?

Besoj se me kėtė tragjedi edhe mė bindshėm u dėshmua nė flagrancė ai postulat qė e thamė nė fillim: “liria ėshtė vetėm njė ndjenjė pėr tė cilėn disa luftojė deri nė vetėflijim, kurse shumica e tė tjerėve ikin prej saj”. Po, po! Qėllimisht ikin prej saj, dhe nė kėtė ikje e gjejnė qetėsinė e vet.

Pėr kėtė botė tė izoluar e cila nė dukje ju shpaloset sikurse e tyre, kėta mendojnė se e vetmja gjė qė mund tė bėnė nė kėtė rast, ėshtė veēse tė aktrojnė kinse janė tė “lumtur”.
Mbase... kėshtu edhe po ngjet me shumicėn prej nesh?! Hmm... ndoshta, si njė digresion, mu kėtu gjendet pėrgjigja mė adekuate nė pyetjen se pse nė teatrot tona nuk kemi aq publikė?!

A thua ėshtė kėshtu, mu pse vetė shoqėria jonė ėshtė njė kulisė e madhe aktrimi nė tė cilėn praktikisht tė gjithė jemi aktorė qė aktrojmė pėrsosur rolin tonė. Atė rol, sikur nė dramėn e Samuel Beketit: “Duke pritur godon”...?! Mbase... ashtu edhe duhet! Ashtu po lypset nga ne, dhe si duket pėr kėtė qėllim po investohet mjaftė nga dikush...!?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė