Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-11, 12:14   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Tė flasim e tė shkruajmė shqip


Shkruan: Bekim Aliu



Pėr shumė vjet, nė tė kaluarėn, gjuha shqipe ka qenė e ndikuar nga gjuhėt tjera, duke bėrė kėshtu qė nė fjalorin e pėrditshėm, si gjatė tė folurit e po ashtu edhe tė shkruarit, tė jenė pėrdorė fjalė nga gjuhė tė ndryshme. Pėrderisa pėr njė kohė tė gjatė fjalorit tė gjuhės shqipe i ishin “ngjitur” fjalė tė ndryshme turke, mė pas ishin fjalėt serbe apo edhe fjalė tė tjera nga gjuhėt e fqinjėve, ato qė pėrdoreshin nė tė folmen shqipe.

Duket se edhe sot, ndikimi i gjuhėve tė huaja nė gjuhėn shqipe po e “kryen” detyrėn e tij. Thuaja se nuk ka ditė apo edhe ndoshta fjalim i ndonjė politikani, drejtuesi tė ndonjė emisioni, por dhe nga qytetarėt e thjeshtė, qė nė fjalorin e tyre tė mos ketė fjalė tė huaja. Pas luftės nė Kosovė mė shumė janė fjalėt angleze qė kanė hyrė nė fjalorin tonė.

S’ka se si tė mos pėrmendet gjatė tė folurit apo edhe tė shkruarit fjala angleze “OK”, e cila tashmė ka “ngulur” thellė rrėnjėt e saja nė fjalorin e gjuhės shqipe. Sikur kjo fjalė tė pėrdorej vetėm nė tė folurit e pėrditshėm dhe nga njerėzit e zakonshėm nuk do tė ishte ndonjė “hata” e madhe, por kur kjo fjalė zė vend nė fjalorin e kryeministrit, ministrave dhe deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės, doktorėve tė shkencave, etj., atėherė s’ka pse tė mos alarmohemi.

Nuk di pse tė lartpėrmendurit nuk i pėrdorin fjalėt shqipe “ani”, “mirė”…, pėr tė zėvendėsuar “OK”-in. Ma thotė mendja se tė tillėt, por jo vetėm politikanėt, por thuaja se ēdonjėri nga ne, po tė pėrdorim sa mė shumė fjalė tė huaja, mendojmė se fjalori i ynė ėshtė mė i pasur. Jo. Tė pėrdorurit e sa mė shumė fjalėve tė gjuhės sonė nė ligjėrimet e pėrditshme i shton vlerat e ligjėruesit dhe tė gjuhės sė tij.

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė televizionet tona ka shumė emisione qė janė tė emėrtuara me emra qė rrjedhin nga gjuhė tė huaja. Nė kėtė drejtim “prin” gjuha angleze, nga e cila e kanė marrė emėrtimin disa prej emisioneve tė 4 televizioneve tona (RTK, RTV21, KTV dhe Klan Kosova).

Po i lexuam emrat e emisioneve si “Target”, “As”, “Oxygen”, “Multimedia”, “Odeon”, “Pro et contra” (RTK), “Rendez vouz”, “Flash”, “Relax”, “Zoom”, “Kabare variete” (RTV21), “Cosmo”, “Matinee”, Anima”, “, Asist”, “Interaktiv”, “Prokid games”, “Express day”, “Automan” (KTV), “Prive”, “Exlusive” (Klan Kosova), do tė thoshim se nuk kemi tė bėjmė me emisione tė gjuhės shqipe, por tė ndonjė gjuhe tjetėr.

Nuk di nėse drejtuesit e kėtyre televizioneve tė kenė menduar ndonjėherė qė ka shumė njerėz nė Kosovė qė nuk e dinė gjuhėn angleze, apo edhe ndonjė gjuhė tjetėr, prej nga vjen emėrtimi i ndonjėrit prej emisioneve tė pėrmendura, apo edhe tė kenė menduar ata qė tė bėhet njė rishikim i emėrtimit tė atyre emisioneve dhe tė emėrtoheshin nė shqip.

E nėse drejtuesit e kėtyre televizioneve mendojnė se emėrtimi i kėtyre emisioneve nė gjuhėt e pėrmendura ėshtė nė “modė”, atėherė pse kėtė “modė” nuk e praktikojnė shtetet e pėrmendura mė parė. Si do qė tė jetė, ėshtė detyrė e drejtuesve tė kėtyre mediave qė tė vendosin pėr emėrtimet e emisioneve tė tyre. Mendoj se nuk ka asgjė tė keqe nėse kėto emisione tė kishin emrat shqip.

Ne qė jetojmė nė kėtė kohė jemi me shumė fat, pasi nuk jetojnė nė epokėn e tė madhit Gjergj Fishta, i cili po tė ishte gjallė, do tė pėrballej me “kumbarėt” e emėrtimit tė kėtyre emisioneve. Nga ana tjetėr, ne, pasardhėsit e Fishtės, nuk jemi duke e ēuar amanetin e tij nė vend, pasi gjuhės sonė tė ėmbėl shqipe ia kemi “veshur” edhe shumė fjalė tė huaja.

Megjithatė, nė televizionet tona ka edhe emisione tė emėrtuara shqip, siē janė: “Gjurmėt tona”, “1 2 3 Fillo”, “Mirėmėngjesi Kosovė”, “Bujku”, “Libri i hapur”, “Zėri ynė” (RTK), “Edhe unė jam Kosovė”, “Pėr ditė tė mbarė”, “2 me 1” (RTV21), “Flladi veror”, “Njė moto pėr foto” (KTV), “Ora 7”, “Minuta e fundit” (Klan Kosova)...

Tė flasim sa mė shumė shqip, apo jo!?

(Autori ėshtė gazetar dhe profesor nga Prishtina)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė