Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-11, 15:18   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Rexhepi tėrhiqet deri mė 1 nėntor





Reagimi i Brukselit zyrtar ndaj konfiskimit tė dokumenteve tė serbėve tė Kosovės tė lėshuara nga Serbia ka bėrė qė ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, tė tėrhiqet pėrkohėsisht nga ky vendim. Ai ka thėnė pėr “Zėri” se aktualisht tėrhiqet nga vendimi, jo pėr shkak tė ndonjė presioni, por kėtė e ka bėrė pėr faktin se siē ka thėnė ai, njė vendim i tillė mund tė pengojė implementimin e marrėveshjeve tė arritura ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

Ndėrkohė opozita kėtė tėrheqje tė ministrit tė Brendshėm e ka quajtur si papėrgjegjėsi dhe ka kėrkuar dorėheqjen e tij. Ministri Rexhepi thotė se deklaratat e tij janė keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

“Policia e Kosovės kohė pas kohe ka konfiskuar dokumentet e reja tė cilat Serbia ua lėshon serbėve tė Kosovės, qoftė nė Mitrovicė qoftė nė vende tjera tė Kosovės. E serbėt janė ankuar dhe Brukseli nga ankesat e ndryshme qė i ka marrė, kinse policia edhe po i maltreton, ka ngritur shqetėsimin se kėshtu po pengohet implementimi i konkluzioneve”, tha Rexhepi pėr “Zėri”.

Prandaj, ministri i Rendit ka kėrkuar nga drejtori i policisė qė tė tolerojė posedimin e dokumenteve tė tilla serbe, por vetėm deri mė 1 nėntor tė kėtij viti, gjegjėsisht deri atėherė kur grupet punuese do tė definojnė mėnyrėn se si do tė realizohen marrėveshjet e arritura mes Prishtinės e Beogradit.

“Askush nuk mė ka urdhėruar tė tėrhiqem. Ky qėndrim imi vlen vetėm deri mė 1 nėntor, deri nė kohėn kur presim qė grupet punuese tė definojnė marrėveshjet e arritura”, shtoi Rexhepi.

Sipas tij, vendimi vlen vetėm pėr dokumente serbe, kurse targat e automjeteve qė janė me iniciale tė qyteteve tė Kosovės tė lėshuara nga MPB-ja e Serbisė, do tė vazhdojnė tė konfiskohen.

Ministri Rexhepi ka mohuar tė ketė pasur takime me ndėrkombėtarėt lidhur me kėtė ēėshtje. Jozyrtarisht “Zėri”, nga burime diplomatike ka marrė vesh se ėshtė pikėrisht EULEX-i ai i cili i ka kėrkuar Rexhepit qė tė pezullojė pėrkohėsisht konfiskimin e dokumenteve tė lėshuara nga Serbia.

Opozita ndėrkaq, kėrkon nga ministri qė tė japė dorėheqje nė lidhje me kėtė veprim. “Bajram Rexhepi nė krejt deklaratat e tij deri mė tani ėshtė treguar ministėr pėr gjynah, e tash ėshtė bėrė edhe qesharak. Ai njeri defintivisht duhet tė japė dorėheqje, pėr ndryshimet e qėndrimeve dhe deklaratave tė dhėna publikisht”, tha Burim Ramadani nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK).

Nė anėn tjetėr, politikanė serbė tė veriut tė Kosovės vazhdojnė me qėndrimet e tyre se askush nuk guxon t’iu konfiskojė dokumentet qė tregojnė identitetin e tyre.

Mediat serbe e citojnė Millan Ivanoviq, nga Kėshilli Kombėtar Serb tė ketė thėnė se ata do vazhdojnė t’i mbajnė ato dokumente edhe pas 1 nėntorit. “I pėlqeu apo jo zotit Rexhepi, ne kemi tė drejtė nė nacionalitetin tonė dhe ne do t’i mbajmė dokumentet edhe pas 1 nėntorit, e pėr kėtė do tė bindeni tė gjithė”, ėshtė shprehur Ivanoviq.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė