Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-11, 15:27   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Lojėra me standarde tė dyfishta


Shkruan: Artan M. Haraqija

Ka shumė gjėra qė kohėve tė fundit njeriu nuk di t’iu bjerė nė fije rreth lajmeve pėr Kosovėn. Njė ditė vjen lajmi pėr miratimin e njė rezolute pėr trafikimin e organeve nė OSBE, me mbėshtetjen e vendeve mike tė Kosovės, ndėrsa njė ditė mė pas, grupi i shteteve qė e mbėshtesin shtetėsinė e Kosovės dalin me rezultate pothuajse tė pėrkryera rreth arritjeve tė kėtij shteti.

Lojėrat kur bashkėsia ndėrkombėtare pėrdor standarde tė dyfishta rreth Kosovės nuk bėhen rrallėherė, kryesisht sipas nevojės, jo tė vendit tonė. Edhe nė kohėn kur diskutohej raporti i Dick Martit nė Kėshillin e Evropės, pjesėtarė tė vendeve mike, dy ditė rresht i thoshin pėrfaqėsuesit tė Kosovės nė korridoret e kėtij kėshilli, Enver Hoxhaj, se ata nuk do e mbėshtesin kėtė raport.

Ditėn kur u mbajt votimi pėr rezolutėn qė mbėshtetej nė raportin e Martit, shumica e delegatėve tė vendeve mike se si u zhdukėn, nuk dihet, por dihet njė gjė qė mungesa e tyre e bėri edhe mė tė lehtė kalimin e saj. Takimi i fundit i Grupit Drejtues Ndėrkombėtar pėrfundoi me aq fjalė tė mira pėr zhvillimet nė Kosovė, ndėrsa zhvillimet e fundit nuk ka ku shkon mė tė rėnda.

Njė nga “arritjet” qė GND i pėrshėndeti shumė ishte edhe pėrparimi nė zbatimin e Pakos sė Ahtisaarit, ndonėse ajo nuk gjen as sot kurrfarė zbatimi nė pjesėn veriore tė vendit. Pėr kėtė edhe GND u kujtua, por nuk harron tė pėrshėndetė qeverinė pėr zbatimin e saj, aty ku ka pasur mundėsi. Nuk dua tė dyshoj qė grupi i shteteve qė thotė se e pėrkrah sovranitetin e Kosovės ka hequr dorė nga pjesa veriore e territorit tė shtetit tonė, pikėrisht nė kohėn kur udhėheqėsit e kundėrshtarit numėr njė tė pavarėsisė, Serbisė, dalin hapur me ide pėr ndarjen e saj.

Ajo qė ėshtė e sigurt sa i pėrket sjelljeve tė bashkėsisė ndėrkombtare ėshtė me njė dorė tė lėmon e me tjetrėn ta mėshon, sa tė mundet. Nė njerėn anė jo pak prej kėtyre shteteve i kanė ofruar edhe z. Dick Marty informata rreth pėrfshirjes sė liderėve kosovarė nė krim tė organizuar e Zoti e di se ēfarė tjetėr, e nė anėn tjetėr kanė “lavdėruar ofertėn e Qeverisė sė Kosovės pėr bashkėpunim tė plotė me EULEX-in nė hetimin e pretendimeve qė pėrmban Raporti i Komisionit pėr Ēėshtje Ligjore dhe tė Drejta tė Njeriut i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės”.

Nė njė anė agjencitė sekrete shtetėrore tė shumė prej vendeve mike hartojnė raporte qė tė tmerrojnė po i lexove pėr atė se ēfarė bėjnė liderėt kosovarė, tė njėjtit qė mė pas priten e pėrcillen duke ua rrahur shpinėn. Kėtu nuk bėn tė harrohen as njė mori raportesh ndėrkombėtare qė pėrfaqėsojnė edhe qėndrime zyrtare tė vendeve mike. Sa e sa raporte tė State Departamentit amerikan tregojnė pėr pa fund gjėra qė kanė shkuar e shkojnė keq pėr shkak tė tė gjitha pushteteve nė Kosovė.

Raporti i Progresit qė pėrbėn edhe qėndrimin zyrtar tė Komisionit Evropian, ēdo vit e bėhet mė i ashpėr nė kritika ndaj qeverive tė Kosovės. Kėtė tė fundit e quajnė shtypėse tė fjalės sė lirė, kontrolluese tė mediumit publik, kryeqyteti ynė del si vendi ku mė sė vėshtiri bėhet biznes etj. Etj.…akuza pa fund. Ndėrsa mbikėqyrėsi i pavarėsisė sė Kosovės, e ashtuquajtura Zyra Civile Ndėrkombėtare, (ICO) mė sė shumti energji ka harxhuar pėr tė treguar se pėr tė gjitha gjėrat qė kanė shkuar keq nė Kosovė, vetėm ata nuk kanė faj. Ndoshta mė sė miri edhe Grupi Drejtues Ndėrkombėtar, nė fund tė fundit, mė mirė tė quhet “Grupi mbulues ndėrkombėtar” se me dje po tregon se di tė mbulojė shumė gjėra.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė