Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-07-11, 15:06   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Shqipėria e tė huajve

Shkruan: Besnik Gjongecaj


Ka kohė qė opozita kritikon qeverinė pėr ndarjen e Shqipėrisė mė dysh, pėr vendosje kufijsh midis shqiptarėve. Ka njė Shqipėri qeveritarėsh, me mbiliri dhe tė drejta tė pamerituara, por edhe njė Shqipėri qė vuan mungesėn e lirive dhe tė drejtave mė elementare. Ka njė popull opozitar, ashtu sikundėr edhe njė popull qė, ose e mbėshtet qeverinė, ose hesht. Ka njė Shqipėri tė atyre, ashtu sikundėr ka njė Shqipėri tonėn - pėrgjithėson akuzat e saj opozita e sotme e kėtij vendi. Megjithatė, tė dyja palėt, si opozita e sotme, ashtu edhe qeveritarėt e sotėm dikur nė opozitė, harrojnė, ose mė mirė bėjnė sikur harrojnė, se ka edhe njė Shqipėri tjetėr, ajo e tė huajve. Gjithmonė ka pasur, veēanėrisht kur flitet pėr Shqipėrinė.

Dhe ėshtė pėrgjegjėsi e tė dy palėve, pozitės sė sotme dhe pozitės sė djeshme. Sa mė shumė boshllėk krijohet nė procesin e qeverisjes, ndėrtimit tė shtetit, reformimin e pjesėve tė tij, aq mė e madhe bėhet pjesa e Shqipėrisė ku qeverisin tė huajt, pra, aq mė e madhe bėhet Shqipėria e tė huajve; ashtu sikundėr sa mė i lartė tė jetė korruptimi i shtetit nga qeveritarėt, aq mė shumė kėta tė fundit mundohen t’i shesin tė huajve pjesė tė tij dhe tė pėrgjegjėsive shtetėrore, duke fshehur kėshtu pėrgjegjėsitė e veta. Ėshtė njėsoj si “loja” midis boshllėkut dhe ajrit: sapo krijohet i pari, zėvendėsohet menjėherė nga i dyti, ashtu sikundėr ky zėvendėsim krijon njė boshllėk tjetėr, e kėshtu me radhė. Ėshtė njė lojė qė kur transferohet nga natyra nė shoqėri e humb bukurinė, aq mė shumė dobinė ekzistenciale tė saj dhe shndėrrohet nė njė lojė tė ulėt, dinake, provincialiste, pa asnjė lidhje me civilizimin.

Megjithėse vendosja e kufijve brenda vendit apo perceptimi i tij i ndarė nė dimensione tė ndryshme mund tė jetė i kritikueshėm, kjo gjė, sė paku, ka njė vlerė utilitare: tė ndihmon tė kuptosh mė mirė se ē’ndodh. Edhe hapėsira ka vetėm tri dimensione, por studiuesit, pėr arsye utilitare, shpesh konceptojnė dimensione tė tjerė, ēka i ndihmon ata tė kuantifikojnė fenomenet qė studiojnė. Kėshtu ėshtė edhe pėr Shqipėrinė, vendin e shqiptarėve. Ndarja e Shqipėrisė nė Shqipėri tė shqiptarėve dhe nė Shqipėri tė tė huajve nuk ėshtė njė ndarje virtuale, por njė ndarje e vėrtetė, e prekshme, reale, e cila shndėrrohet nė njė model tė fuqishėm gjykimi mbi atė se ē’ndodh nė vend, pėr sa kohė kjo gjė nuk cėnon ekzistencėn e Shqipėrisė si njė entitet shtetėror. Shqipėria e tė huajve ėshtė ajo qė raportohet nė Strasburg, nė Bruksel, pra nė letra, dhe akoma mė shumė, gjithmonė nė njė gjuhė tjetėr, qė nuk ėshtė shqip.

Rasti i pėrgatitjes sė pyetėsorit pėr tė fituar statusin e vendit kandidat nė BE dhe mosbėrja e tij publike nga qeveria e kėtij vendi ėshtė edhe rasti mė flagrant, mė fyes, qė dėshmon se si kėtij populli ia shkruajnė jetėn nė letėr, por nuk e lėnė ta lexojė atė. Qeveria i mbajti tė fshehta nga shqiptarėt pėrgjigjet e pyetjeve tė Evropės mbi jetėn e tyre, duke treguar me arrogancė se evropianėt do tė duhet ta njohin Shqipėrinė pėrmes qeveritarėve tė saj, nė njė realitet tė krijuar qėllimisht pėr tė huajt. Nga ana tjetėr, qeveria e kėtij vendi iu tha shqiptarėve se ata kanė dy jetė: njė jetė pėr tė huajt, e shkruar nė letėr, dhe atė jetėn tjetėr, tė pėrditshmen, qė ata e dinė vetė dhe s’kanė nevojė ta shkruajnė. Shqipėria u nda mė dysh: njė Shqipėri pėr tė huajt, njė tjetėr Shqipėri pėr shqiptarėt.

Pjesė nga blloku i shėnimeve

Viti 1993. Qeveria gjermane kishte vendosur tė ndihmonte bujqėsinė shqiptare pėrmes njė programi qė do tė realizohej nga Ministria e Bujqėsisė dhe Universiteti Bujqėsor i Tiranės. Programi filloi me pėrcaktimin e prioriteteve dhe pėrfundimi i procesit, i cili nuk zgjati mė shumė se njė javė, u bė nėn tringėllimin e gotave. Koordinatori, njė nėpunės model gjerman, midis tringėllimės sė gotave mė tha qė ju, shqiptarėt, nuk bėni dot shtet. Dallohej qė nuk ishte mėsuar me alkoolin. I nervozuar i thashė pse. Se nuk iu lėnė kushėrinjtė, vėllezėrit, motrat, fėmijėt; nuk ju lė familja, pėrfundimisht, tha ai. Fliste pėr njė defekt tė rėndė qė kishte lidhje me vullnetin shtetformues. Duket se kishte lexuar mė shumė se ē’kishte pėr detyrė. Si t’ia bėjmė, i thashė, tė rrimė pa shtet, dhe e kuptova qė durimi im kishte marrė fund. Ai nuk e dalloi kėtė gjė dhe menjėherė tha se ai vetė, personalisht, do tė ishte kryeministri i duhur, por vetėm pėr pesė vjet. Mė shumė nuk ėshtė nevoja, mė tha. Pastaj vazhdoi duke mė thėnė se suksesi i tij qėndronte nė atė se ai nuk kishte far e fis nė Shqipėri, pra nuk do tė kishte asnjė pengesė pėr tė filluar ndėrtimin e demokracisė nė njė vend si ky i yni. Isha i ri nė atė kohė dhe mbaj mėnd qė u ndamė keq me njėri tjetrin.

Viti 1995. Nė kuadėr tė njė programi zhvillimi tė miratuar nga qeveria amerikane, universitetin ku unė punoja e ndihmonte njė profesor i njė universiteti amerikan. Ishte thjesht njė koordinator, qė punėsonte lektorė apo specialistė tė ndryshėm pėr tė ndihmuar universitetin. Linte shumė pėr tė dėshiruar dhe unė qė punoja me tė, megjithėse kisha marrė pjesė nė pėrzgjedhjen e tij, u ndjeva shpejt i zhgėnjyer. Ia thashė kėtė pa asnjė hezitim, pas njė kohe gjatė sė cilės kupa ishte mbushur. Dallohej qartė qė ishte nevrastenik. Ju shqiptarėt keni bisht mė tha. E di unė kėtė. Kėshtu ju kanė akuzuar, pėrfundoi. U kujtova qė nė njė darkė, te njė mik i pėrbashkėt, po flisnim pėr akuzat e dikurshme qė njė princ serb kishte bėrė ndaj shqiptarėve, midis tė cilave e kishim pėrmendur edhe kėtė gjė. Miku i pėrbashkėt ishte njė diplomat amerikan karriere nė pension dhe e kuptoi bisedėn nė thellėsinė e saj dhe nė mėnyrė tė balancuar. Ky tjetri, e kishte ruajtur nė kujtesė jo sepse e kishte impresionuar, por sepse pak a shumė kėshtu kishte filluar tė mendonte pėr shqiptarėt, si njerėz primitivė, gjė qė nuk do tė ndodhte kurrė nėse ai nuk do tė vendosej nė pozitat e tė huajit nė Shqipėri, i pėrkėdhelur nga miti i krijuar pėr tė huajt. Edhe kjo qė tha kishte tė bėnte me dyshimin mbi aftėsinė e shqiptarėve pėr tė formuar shtet. I dhashė njė pėrgjigje qė e meritonte dhe qė nuk mė vjen pėr mbarė ta shkruaj nė gazetė. Kėrkova tė largohej menjėherė nga universiteti dhe nuk e pashė mė qė atė ditė. Shteti amerikan kishte funksionuar.

Viti 2006. Njė ekspert ndėrkombėtar fillon tė punojė pėr pėrgatitjen e Master Planit dhe Ligjit pėr Arsimin e Lartė, pra pėr llogari tė Ministrisė sė Arsimit, dhe i mbėshtetur nga programet e Bankės Botėrore. Kishte njė formim solid anglosakson dhe mund tė ndihmonte shumė. Kjo ministri “bėri gabimin” tė mė caktonte mua si ekspert kombėtar pėr tė punuar me tė, njė gabim pėr tė cilin krerėt e kėsaj gjasme ministrie e kanė mallkuar veten kushedi se sa herė. Nė fund produkti ishte cilėsor, por mbeti i tillė pėr pak kohė, para se tė shqyrtohej nga ministri me misionin dhe mbiemrin e ēuditshėm Pollo.

“Kėshtjella” qė kishim ngritur sė bashku, ai si ekspert ndėrkombėtar dhe unė si i vendit, filloi tė binte pas ēdo takimi qė eksperti ndėrkombėtar kishte me kėtė ministėr, takime ku unė nuk thirresha. Njė ditė mė tha qė ministri i kishte thėnė se do qė tė jetė edhe kryetar i Kėshillit tė Arsimit tė Lartė, ēka e bėnte fare tė papėrputhshme me standardet atė qė kishim pėrgatitur. Mos e prano, i thashė. Nuk mundem, mė tha. Ėshtė kėrkesė e qeveritarėve vendas dhe mė duhet ta pranoj. Ishte shumė e trishtueshme. Nė njė mėnyrė tjetėr ai po mė thoshte qė nėse qeveritarėt tuaj nuk duan t’i ruajnė standardet e njė qeverisje demokratike sepse duan tė akumulojnė pushtet, kėsaj nuk ka se ēfarė t’i bėjė njė i huaj. Pėrsėri te mungesa e vullnetit shtetformues. Kanė kaluar disa vite dhe dėmi qė ka shkaktuar ministri me misionin dhe mbiemrin e ēuditshėm Pollo, qoftė te Master Plani, qoftė te Ligji, nuk ėshtė korrigjuar akoma dhe nuk do tė korrigjohet edhe pėr shumė vite tė tjerė. Njė gjė afėrsisht tė tillė, pra thjesht dėm, po bėn edhe tani me regjistrimin e popullsisė, madje, po merr pėrsipėr edhe pėrgatitjen e njė ligji tjetėr, atė tė medias, ku me siguri qė do ta thyej qafėn mė nė fund. Sepse nuk mund tė vazhdosh gjatė djallėzinė e tė shiturit si mall tė tė huajve atė qė e ke prodhuar vetė dhe kundėr vendit tėnd.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė