Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-07-11, 15:07   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

vijimi


Raportet e Shqipėrisė me tė huajt strukturohen nė disa nivele dhe do tė ishte e pamundur tė mos ndodhte kėshtu. Nė nivelin institucional, vendet e demokracive perėndimore, veēanėrisht SHBA, mund tė konsiderohen edhe si forcat qė kanė ruajtur ekzistencėn shtetėrore tė shqiptarėve. Nė kėtė pikėpamje, e cila nuk ka ardhur duke u dobėsuar, pėrkundrazi, duke u forcuar nė vitet e fundit, Shqipėria rezervon njė vend tė veēantė nderi pėr qeveritė e kėtyre vendeve, pa qenė e nevojshme tė bėjė asnjė ndarje tė vetvetes me ta. Nė nivelin nėn tė vijnė individėt, nė fillim ata qė pėrfaqėsojnė drejtpėrdrejt nivelin shtetėror, pra ambasadorėt. Edhe pėr njė kohė shumė tė gjatė nuk do tė shlyhet nga kujtesa e shqiptarėve ambasadori amerikan apo ambasadorė tė tjerė, qė tė shtyrė nga “nuhatja” e politikanit perėndimor dhe pragmatizmi i kulturės prej nga vijnė, qėndruan nė njė sallė numėrimi votash dhe nuk e lejuan procesin tė degjeneronte nė njė farė feje qė nuk do tė kishte kthim. Ambasadorėt plotėsuan boshllėkun e demokracisė sė prishur nga politikanėt tanė, veēanėrisht qeveritarėt e kėtij vendi. Nė ato pak minuta e gjithė Shqipėria ishte e tyre dhe ata e qeverisėn atė me ndershmėri qytetare, pa u bėrė pjesė e saj, pa e sunduar atė, pa pėrfituar.

Nė shtresėn e tretė pėrfshihen ata tė cilėve, nė fakt, iu dedikohet ky shkrim, pra tė huajt qė shtetet e tyre, apo organizatat ndėrkombėtare, i ēojnė tė zbatojnė programe nė vende si Shqipėria. Nė vendin e tyre ata nuk janė gjė tjetėr veēse punonjės civilė tė administratės publike dhe si tė tillė, perėndia e tyre ėshtė ligji. Kur vijnė nė Shqipėri, ata pėrjetojnė njė situatė pėr tė cilėn nuk janė tė pėrgatitur. Nga njėra anė duhet tė kryejnė punėn qė iu kanė thėnė dhe nga ana tjetėr, duhet ta kryejnė atė ekzaktėsisht ashtu si nuk janė mėsuar: nė kushtet e njė mungese tragjike tė zbatimit tė ligjit, nė kushtet e njė korrupsioni gati shtazėror. Nė kundėrshtim me kėtė defekt tė rėndė, kjo klasė njerėzish ėshtė ngarkuar tė luajė njė rol jetik pėr vendin. Ata depėrtojnė kapilarisht nė vend, pėrhapen kudo, nė ēdo territor, nė ēdo sektor, sipėr, poshtė apo anash, nė drejtėsi, nė administratė, nė qeveri, nė parlament, nė ushtri, nė shėrbimin sekret, nė arsim, nė shėndetėsi, nė universitete, kudo, kudo, duke formuar kėshtu njė rrjet i cili ushqen me informacion dhe me ecurinė e programeve ambasadat, qeveritė, institucionet ndėrkombėtare, pėrgatit profilin politik dhe jo politik tė Shqipėrisė. Ata qė qeverisin shqiptarėt, nė tė gjitha nivelet, kanė patuar kohėn e mjaftueshme pėr ta kuptuar kėtė situatė dhe pėr ta vėnė atė djallėzisht nė shėrbim tė tyre. Tė pajisur me instinktin e zbulimit tė pjesės sė dobėt nė karakterin e tjetrit, tė dėshirės sė secilit pėr tė fituar parį lehtėsisht, dhe jo vetėm parį, “specialistėt” e qeverisjes sė kėtij vendi prej vitesh kanė krijuar njė “gropė tė zezė” ku jo rrallė bien ata qė kanė ardhur tė ndihmojnė dhe tė krijojnė profilin e Shqipėrisė te qeveritė e vendeve tė tyre, pra tė huajt.

Instinktivisht dhe nė njė kohė tė gjatė, madje pa pasur nevojė pėr konspiracion, qeverisėsit e kanė ndarė Shqipėrinė me ta. Sė pari kanė krijuar mitin e tė huajit, tė njeriut tė pagabueshėm, por mbi tė gjitha, dhe kėtu qėndron edhe pjesa mė e shėmtuar e djallėzisė, kanė krijuar te ēdo i huaj mitin e njeriut qė automatikisht pėrfaqėson shtetin nga vjen, institucionin ndėrkombėtar qė e ka financuar pėr tė ardhur aty. Prapa ēdo amerikani ėshtė qeveria amerikane, apo prapa ēdo francezi ėshtė qeveria franceze, prandaj mos e kruani - duket sikur qeverisėsit e kėtij vendi iu thonė shqiptarėve pėrditė, megjithėse thjeshtėsisht, prapa secilit tė huaj qė punon nė kėtė vend, qėndron tė qenit qytetar i vendit tė tij, me tė metat dhe gabimet njerėzore tė ndėshkueshme dhe vetėm kaq. Pasi krijuan mitin e pėrdorėn atė, e pėrdorin ēdo ditė, djallėzisht, katundarisht, pėr t’i kompromentuar tė huajt nė raportimet e tyre, nė zgjidhjet, respektimin e standardeve, veēanėrisht nė deformimin e profilit real tė Shqipėrisė qė ata do tė duhet tė raportojnė. Akoma mė shumė qeverisėsit tanė, tė ēdo niveli, e ndajnė Shqipėrinė me tė huajt pėr t’u lėnė atyre pėrgjegjėsitė dhe pėr tė mbajtur atė qė iu duhet pėr vete, pushtetin. Dhe nėse njė ditė, kur tė hapen letrat, shqiptarėt do tė ankohen se Shqipėria e tyre nuk i ngjan asaj nė letėr, me siguri qė qeverisėsit e kėtij vendi e kanė gati alibinė: Pyetni tė huajt, ata merren me letrat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė