Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-07-11, 12:52   #159
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Bashkėsia ndėrkombėtare i ka mbyllur sytė pėr veriun




Konflikti nė kufi qė shpėrtheu ditėt e fundit mes Serbisė dhe Kosovės, flet qartė pėr praninė e strukturave mafioze nė rajon- vlerėson eurodeputetja dhe ekspertja pėr Ballkanin, Doris Pack.


Duke e komentuar deklaratėn e kryeministrit kosovar Hashim Thaēi qė e bėri pėrgjegjės Beogradin pėr shkallėzimin e situatės nė kufi, Pack ėshtė shprehur: “Nėse me Beogradin Thaēi ka parasysh qeverinė serbe, atėherė nuk jam e kėtij mendimi. Por nėse ka parasysh organizatorė nė Beograd, atėherė e besoj”.

E pyetur ndėrkaq, se pėr ēfarė njerėzish mund tė bėhet fjalė, nė njė intervistė pėr Deutschlandfunk, Pack ka thėnė: “Kėta janė njerėz tė cilėt kanė interes qė Mitrovica tė mbetet ashtu si ėshtė tani. Pra, si njė vatėr pėr kontrabandė dhe pėr shumė mundėsi pėr tė fituar para nė rrugė tė paligjshme”.

Eurodeputetja mendon se serbėt nė veri tė vendit mund tė afrohen me shtetin e Kosovės, duke e parė se si jetojnė serbėt nė jug tė vendit, duke e parė se mund tė jetohet edhe nė paqe. “Dhe kjo mundėsi duhet t’u mbahet atyre gjithnjė para syve”. Por kjo, sipas saj, nuk ėshtė e mundur pasi atje ėshtė gjithnjė i pranishėm ndikimi nga Beogradi dhe pikėrisht ato struktura mafioze, kujdesen qė tė dy pikat kufitare Jarinje dhe Bėrnjak, tė mos vihen nėn kontrollin e EULEX-it dhe policisė sė Kosovės.

“Nė policinė e Kosovės janė tė punėsuar serbė, serbė nga Kosova! Pra janė njerėzit e tyre tė cilėt ata kėrcėnojnė. Dhe unė mendoj se kėtu BE dhe para sė gjithash bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė ndėrhyjnė mė fort. Beogradit i duhet thėnė se kėshtu nuk shkon! Nuk mund tė kėrkohet tani falje dhe tė thuhet se nuk kanė gisht nė incidente, kur prej vitesh bėhen pėrpjekje pėr tė penguar atje ato struktura, qė mund ta mbajnė tė bashkuar Kosovėn”, ka deklaruar Pack.

Siē raporton Zėri, ajo e ka kritikuar Bashkimin Evropian por edhe bashkėsinė ndėrkombėtare se pėr 10 vjet rresht i kanė mbyllur sytė para zhvillimeve nė veri.

Sa i pėrket ēėshtjes nėse Serbia do ta njohė shtetin e pavarur tė Kosovės, eurodeputetja ka thėnė se, herėt apo vonė Beogradi nuk do tė ketė zgjidhje tjetėr, “pasi kur nuk ke marrėdhėnie tė mira me fqinjėt, nuk mund tė hysh nė BE”.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė