Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-11, 11:36   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Hashim Thaēi, personalitet i shekullit

ROSU nuk shkeli nė Jarinjė

Publikuar: 17.08.2011 - 09:28Prishtinė, 17 gusht – Efektivėt e njėsisė ROSU kurrė nuk kanė shkelur nė portėn doganore nė Jarinjė, pohon sot “Koha Ditore”.

Ishin nisur nė orėt e darkės tė 25 korrikut pėr tė vėnė nėn kontroll kėtė pikė kufitare me Serbinė, por ishin bllokuar rrugės nga serbė lokalė. Kishin mbetur diku nė Leposaviq. Pastaj, pas orėsh tė tėra qėndrimi para njė barrikade, kishin vendosur tė zmbrapseshin, ndryshe nga konvoji qė ishte nisur pėr nė portėn doganore nė Bėrnjak, ku kishte mbėrritur fare lehtė.

Efektivė tė kėsaj njėsie elite tė policisė i kanė treguar “Kohės Ditore” sesi nuk kishin mundur tė mbėrrinin nė cakun pėr ku ishin urdhėruar. Pėr pasojė, edhe nuk kishin mundur t’i dėrgonin vetė oficerėt doganorė nė Jarinjė ku duhej tė ndalnin kamionėt me mallra komerciale qė hynin nga Serbia nė Kosovė. Kjo, pėr tė implementuar vendimin e Qeverisė sė Kosovės pėr aplikim tė masės sė reciprocitetit ndaj Serbisė, sa i takon shkėmbimit kufitar tė mallrave.

Autoritetet shtetėrore kurrė nuk kanė treguar pėr dėshtimin. Pėrkundrazi, e patėn kualifikuar tė pėrmbyllur suksesshėm misionin e njėsisė speciale tė policisė.

Dhe kanė vazhduar edhe tė martėn ta mbajnė tė fshehur kėtė informatė.

Policia e Kosovės prej katėr ditėsh nuk u ka dhėnė pėrgjigje pyetjeve tė gazetės qė ndėrlidhen me kėtė aksion.

Tek tė martėn zėdhėnėsi i Policisė, Baki Kelani, ka thėnė se informatat mund tė merren vetėm nga ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi.

E, Rexhepi ka qenė fare i shkurtėr. Pėrgjigjen, siē nuk e ka zakon, e ka dhėnė nėpėrmjet njė SMS-i.

“Pėr tė gjitha ka pasur shpjegime dhe prononcime kryeministri, zėvendėskryeministrat dhe unė”, ka shkruar Rexhepi nė njė SMS. “Nuk jemi tė interesuar pėr mė shumė detaje, as Policia, as Ministria e Punėve tė Brendshme nė pėrgjithėsi”.

Ka qenė pikėrisht Rexhepi qė kishte konfirmuar pėrfundimin e suksesshėm tė misionit tė ROSU-s, pėr tė vėnė nėn kontroll pikat doganore G1 dhe G31, qė ndodhen nė Jarinjė, pėrkatėsisht nė Bėrnjak. Ai kishte konfirmuar njė marrėveshje me KFOR-in “pėr tėrheqjen e njėsive speciale nga pika 1 dhe 31 nė veri”.

“Njėsia speciale ka kryer misionin e vet”, i kishte thėnė ai KTV-sė, mėngjesin e 27 korrikut. “Misioni i tyre ka qenė kthimi i ligjshmėrisė nė pikėn 1 dhe 31”.

As Doganat e Kosovės nuk kanė treguar se si oficerėt e tyre kishin mbėrritur nė pikėn doganore nė Jarinjė. Zėdhėnėsi i Doganave, Adriatik Stavileci, e ka dhėnė njė pėrgjigje po kėshtu tė shkurtėr pėr kohėn sa oficerėt doganorė kanė qenė nė pikėn kufitare nė Jarinjė dhe pėr mėnyrėn se si janė transportuar ata deri nė kėtė pikė.

“Sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje (kohės sė qėndrimit tė doganierėve v.j.), Dogana e Kosovės nuk mund t’ju ofrojė pėrgjigje, pasi kėto konsiderohen si tė privilegjuara pėr momentin”, ka thėnė Stavileci. “Gjithashtu, edhe transporti i oficerėve ėshtė informatė e privilegjuar”.

EULEX-i, qė mbante pėrgjegjėsinė pėr tė kontrolluar kėtė pikė, po kėshtu nuk ka treguar se kishte ose jo pjesėtarė tė ROSU-s atje.

“Mund t’ju konfirmoj se policėt dhe doganierėt e EULEX-it kanė qenė prezentė nė pikėn 1 nė Jarinjė gjatė periudhės pėr tė cilėn ju jeni duke pyetur”, ka thėnė Blerim Krasniqi, zėdhėnės i kėtij misioni evropian. “Unė mund t’ju flas vetėm pėr prezencėn e EULEX-it, ndėrsa pėr prezencėn e organizatave tjera pyetjet duhet t’ua drejtoni institucioneve pėrkatėse”.

Por, burime ndėrkombėtare kanė konfirmuar informatėn. Edhe sipas tyre, ROSU ėshtė ndalur nė barrikadė dhe nuk ka bėrė hapa para. Pėr pasojė, nuk ka qenė pėr asnjė ēast nė Jarinjė.

E, pjesėtarė tė ROSU-s kanė treguar detaje tė aksionit dhe shkaqet tė cilat kishin bėrė qė tė zmbrapseshin.

Njėri nga ta, qė ka thėnė tė ketė qenė nė njėrin prej tri automjeteve tė para nė konvojin e nisur pėr nė Jarinjė, ka treguar pikėn kritike. Diku 8 kilometra pa mbėrritur nė Jarinjė ka thėnė tė jetė ndeshur konvoji i ROSU-s me pengesa tė vogla tė vėna nė rrugė, duke bėrė qė automjetet tė gjarpėronin asfaltit. Pastaj, dy kamionė e kishin bėrė tė vetėn.

“Pasi i kaluam disa pengesa tė vogla, u ndeshėm me njė mė tė madhe. Dolėm disa prej nesh pėr ta hequr dhe pamė disa drita pėrballė. Ishin dritat e dy kamionėve qė sapo panė qė ne po e hiqnim pengesėn, ata u vendosėn trup rrugės”, ka treguar njė nga pjesėtarėt e ROSU-s. “U ndalėm. Dolėn edhe disa tė tjerė. Serbėt u mobilizuan menjėherė. Ata iu pėrgjigjėn njė sirene alarmi dhe u bėnė qindra para kolonės sonė”.

Disa pjesėtarė tė KFOR-it polak kishin dėgjuar pėr bllokadėn dhe kishin mėsyrė vendngjarjen. Kishin ndenjur aty fare pak.

Konvoji i Policisė sė Kosovės gati i tėri ishte i pėrbėrė nga vetura jo tė blinduara. Vetėm dy autoblinda ishin nė ballė tė konvojit. Pavarėsisht rrezikshmėrisė, eprorė tė njėsive ROSU ishin munduar t’i bindnin serbėt ta lironin rrugėn. Nė njė moment kishin kėrcėnuar se dhunshėm do ta zhbllokonin barrikadėn, por kėtė nuk e kishin kthyer nė vepėr. Pėr ta ndėrmarrė kėtė veprim u duhej njė “po” nga urdhėrdhėnėsi, qė nė kėtė rast ishte kryeministri Hashim Thaēi, i cili nė kėtė kohė po qėndronte nė shtėpinė e ministrit Bajram Rexhepi, qė ndodhet nė veri tė Mitrovicės.

“Ka qenė ora 3.20 e mėngjesit kur ka ardhur komandanti i KFOR-it. Ai ka biseduar me zyrtarėt serbė qė ishin aty (Borislav Stefanoviq e Goran Bogdanoviq v.j.). Ka shkuar pastaj edhe nė Mitrovicė pėr ta takuar kryeministrin Thaēi dhe, nga informatat qė kemi pasur, ka marrė qėndrimin se ne gjithsesi duhej tė shkonim nė Jarinjė”, ka thėnė pjesėtari i ROSU-s. “Por, nė fund kryeministri ishte pajtuar qė ne tė ktheheshim dhe doganierėt e policėt kufitarė tė dėrgoheshin me helikopterė tė KFOR-it”.

Kthimi pas i kėsaj njėsie tė ROSU-s kishte qenė i zorshėm. Serbėt kishin vėnė njė barrikadė tė madhe nė Rudare, duke i vėnė policėt e njėsisė speciale nė “pozitė sandviēi”. Konvoji ishte kthyer nėpėr njė rrugė dytėsore, qė ishte vėshtirė e kalueshme.

Ndėrkaq, rruga pėr tė shkuar nė pikėn kufitare nė Bėrnjak kishte qenė mė e lehtė, por aksioni nė tėrėsi kishte kosto mė tė madhe. Mori njė jetė polici. Nė njė pritė nė Zupē ishte plagosur pėr vdekje pjesėtari i ROSU-s, Enver Zymberi.

Megjithėkėtė, para mesnate njėsia elite e policisė kishte marrė nėn kontroll kėtė pikėkalim kufitar dhe kishte bllokuar mallrat tė hynin nga Serbia nė Kosovė.

As nė kėtė pikė pjesėtarėt e ROSU-s nuk kishin qėndruar gjatė, ngaqė marrėveshja fillestare e autoriteteve vendėse me KFOR-in ishte qė tė tėrhiqeshin, ndėrsa transporti i doganierėve dhe policėve kufitarė tė bėhej me helikopterė tė forcave shumėkombėshe. Tėrheqja ishte bėrė gjatė ditės, kurse nė mbrėmje tė rinj serbė kishin demoluar dhe mė pas djegur portėn doganore nė Jarinjė, ndėrsa kishin tentuar ta bėnin tė njėjtėn edhe nė Bėrnjak. Pos kėsaj, kishin vėnė barrikada gjithandej rrugėve qė ēonin nė pikat kufitare nė Jarinjė e Bėrnjak. Pas kėsaj KFOR-i mori nė kontroll kėto pika dhe i shpalli zona tė kufizuara ushtarake.

Disa ditė mė vonė komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka arritur t’i bindė autoritetet nė Prishtinė dhe Beograd, pėr t’i dhėnė zgjidhje tė pėrkohshme situatės sė tensionuar prej dhjetė ditėsh nė veri tė Kosovės, kur u tentua tė vihej kontroll nė portat kufitare. Bazuar nė marrėveshje, nė kėto dy porta nuk do tė mund tė hynin mallrat nga Serbia, qė ishte synim i Qeverisė sė Kosovės kur ndėrmori aksionin policor pėr tė dėrguar doganierė nė to, por nė to nuk do tė kishte as oficerė doganorė. Ėshtė ky kompromisi i pėrkohshėm qė kanė bėrė palėt pėr periudhėn deri mė 15 shtator.

Pavarėsisht kėsaj, kryeministri Thaēi pati thėnė tė kenė mbetur doganierė nė Bėrnjak. E ka thėnė kėtė ditėn kur ka publikuar marrėveshjen me KFOR-in, dhe e ka pėrsėritur nė disa paraqitje tė tij publike.

Por, ishte mesele e njėjtė sikur nė rastin e ROSU-s. Kryeministri ishte pėrgėnjeshtruar nga zėvendėsi i tij, Hajredin Kuēi. Ai kishte konfirmuar mungesėn e doganierėve dhe kishte arsyetuar kėtė mungesė.

“Pikat 1 dhe 31 ju e dini se janė zona ushtarake. Po ashtu e dini qė ėshtė i ndaluar qarkullimi i mallrave komerciale dhe e dini qė ka kontroll tė plotė sa i pėrket respektimit tė qėndrimeve qė i ka Qeveria e Kosovės”, pati thėnė Kuēi. “Nė momentin qė vendoset gjendja normale ... ne do tė kemi nevojė pėr policė qė i kryejnė punėt e tyre dhe pėr doganierė”.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė