Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-11, 12:19   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

vijimi


Njė hall i madh.
Cili ėshtė ai? Ka mbetur mister sepse formimi i brezave tė rinj tė sociologėve nė kėto njėzet vjet ka shkuar drejt njė sociologjie qė i ngjan mė shumė njė ideologjie, kurse inxhinierė socialė as qė ėshtė menduar tė formohen, jemi larg tyre, pėr arsye shumė serioze.
Kur individi, qoftė edhe kryefamiljar, bie nė njė hall tė madh, nuk e ndihmon mė vetja, as vėllai, as komshiu, atė mund ta ndihmojė vetėm "koshienca kolektive" - morali i pushtetit publik, por ky i fundit nuk e kreu rolin e tij si "mėsues moral", sepse kjo quhet e papranueshme nė epokėn kur sundonin iluzionet liberale dhe individualiste.
Oazin e bukurisė tė pjesės tradicionale tė qytetit nuk kishte guxuar ta shkatėrronte as regjimi monist. E kishte dėmtuar, por nuk kishte mundur dot ta zhdukte. Pėr arsye sepse koha e tridhjetė viteve tė para tė ekzistencės nuk i kishte mjaftuar, kurse dekada e fundit ishte ajo e njė krize aq tė rėndė saqė ekonomikisht nuk ia dilte dot tė ndėrhynte rėndė dhe tėrėsisht edhe nė kėtė pjesė tė qytetit. Kriza e banesave ishte kaq e rėndė saqė askujt nuk i shkonte mė ndėrmend qė tė prishte shtėpitė demografikisht shumė tė populluara dhe nė vend tė tyre tė ngriheshin pallate pėr t'i strehuar nė to. Aq mė shumė qė politikisht dhe nga ana policeske mė mirė e lehtė kontrollohen lagjet urbane tradicionale sesa zonat urbane me pallate tė lartė.
Halli i madh i kryefamiljarėve ishte pikėrisht njė hall familjar.
Po ta them troē dhe menjėherė, shtėpitė e lėna trashėgim nga ana e prindėrve apo e gjyshėrve, sado tė mira tė kishin qenė, ato ishin ndėrtuar mbi bazėn e dy kritereve sociale themelore:
Sė pari, para njė shekulli, ato ishin ndėrtuar vetėm pėr njė familje tė vetme, numerikisht tė madhe, ėshtė e vėrtetė, ama tė ndėrtuar nė formė piramidale.
Sė dyti, kjo familje numerikisht e madhe, edhe po tė kishte disa kurora brenda saj, mbetej homogjene, domethėnė, anėtarėt e saj pranonin bashkėjetesėn e tyre brenda njė autoriteti moral sipėror qė ishin mė tė vjetrit e familjes. E thėnė paksa mė ndryshe nuset e djemve pranonin tė ishin nėn njė strehė dhe nėn komandėn morale tė vjehrrės sė tyre tė pėrbashkėt, si edhe kunatat, nuset e vėllezėrve, mirė a keq, pranonin tė jetonin brenda njė ekonomie tė pėrbashkėt familjare.
Tė dyja kėto karakteristika tė familjes tradicionale, nė vitet '90 dhe kėtej janė nė fazėn e tyre tė zvetėnimit tėrėsor pas krizės paraprake qė kishin pėsuar nga moderniteti edhe pėrgjatė periudhės komuniste. Individi ishte bėrė individualist. Familja konsiderohej dhe mund tė mbijetonte vetėm nė formėn e familjes sė ngushtė me dy breza. Familja u shndėrrua nė njė njėsi ekonomike dhe etike intime, e mbyllur ekskluzivisht midis hapėsirės sė krijuar mes dy bashkėshortėve.
Nė njė farė mė mėnyre mund tė thuhej se brenda familjes tradicionale qė jetonte nė zonėn e vjetėr tė qytetit kishte ardhur njė kohė shumė e vėshtirė. Nuset e djemve dhe vjehrra e tyre nuk e gjenin mė gjuhėn e pėrbashkėt. Kunatat midis tyre pėrsėri nuk po e duronin dot mė njėra-tjetrėn. Meshkujve tė shtėpisė po iu vinte "nė majė tė hundės" kjo gjendje. Vėllezėrit ndihen tė stresuar nga mėngjesi nė darkė brenda mureve tė shtėpisė, pikėrisht atje ku do tė duhej tė gjenin pak qetėsi nė njė kohė tė lodhshme dhe me shumė mundime. Shihnin nėnėn e tyre tė pakėnaqur, marrėdhėniet me vėllezėrit tė tendosura, fėmijėt tė kthyer nė njė publik qė shihte skena teatrale tepėr tė rėnda familjare. Mėritė nuk kishin tė sosur.
Djemtė kėrkojnė njė zgjidhje.
Tė ndahet shtėpia nė disa pjesė?
E pamundur. Ajo nuk ėshtė ndėrtuar pėr kėtė qėllim.
Tė rrėzohet dhe tė ngrihet nga fillimi me arkitekturė tė re, me disa hyrje?
E pamundur. Kėrkon shumė shpenzime.
Nė kėto kohė dilemash, dikush troket te dera me njė propozim tė ri: "Jepeni shtėpinė dhe oborrin e saj si truall ndėrtimi dhe nė shkėmbim tė tyre do tė keni njė jetė tė qetė nė hyrjet e veēanta tė pallatit qė do tė ndėrtohet mbi to. Nuk ka kohė pėr tė menduar. O sot, o kurrė".
Nė hall, duket atje tej njė dritė nė fund tė tunelit. Tė gjendet qetėsia brenda fisit familjar duke e ndarė familjen klanike, patriarkale, tradicionale.
"Sille kontratėn ta nėnshkruaj zotėri!"
Qyteti i vjetėr merr fund. Atė veē tė tjerash e bėri tė mundur kriza e familjes patriarkale, tradicionale, e ndodhur nė njė hall tė madh.
Mund tė durosh njė luftė, njė tension social, njė grevė, njė luftė fetare, njė bombardim, njė rrethim nė kėshtjellė, aty tregohen burrat e vėrtetė, por ėshtė e pamundur tė durosh sherrin nė familje kur zgjat me vite. Aty burrat dhe gratė nuk kanė dallim midis tyre. Burrat bėhen si gratė dhe gratė bėhen si burrat. Barazi e plotė.
Prandaj kriza e identitetit tė qyteteve nė qendrat e tyre ishte para sė gjithash kriza e institucionit qė pėrdorte parkun e banesave tė kėtyre lagjeve tradicionale, pra tė familjeve. Arkitektura nuk bėri tjetėr veēse ndoqi evolucionin e jetės sociale tė lėnė nė fatin e vet, nė mėshirėn e fatit tė vet. Pa ndihmėn financiare tė shtetit pa politikat mbėshtetėse familjare dhe financiare, pa kuptuar krizėn e familjes dhe nevojat e saj, nuk kishte rrugė tjetėr veē asaj qė u ndoq, fatkeqėsisht.
Tradita qytetėse e mbėshtetur nė lagjet me shtėpi tradicionale, me kopshtie, me shumė metra katro sipėrfaqe pėr frymė brenda hapėsirės sė ndėrtuar nė shėrbim e pronėsi tė familjes, u zhyt nė pluhurin e gjėrave tė harruara njė herė e mirė. Njė pasuri e tėrė e kulturės kombėtare na la shėndenė nė sytė tanė, me pjesėmarrjen tonė, pėr tė mos u kthyer kurrė mė mbrapsht.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė