Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-11, 12:59   #65
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Interesante

Per dashurine nuk eshte asnjehere vone





Personat qe klasifikohen ne moshen e trete kane gjithnje e me shume deshire per te jetuar dhe dashuruar. Ne dashuri ekziston fjala “shume shpejt”, por nuk ekziston “shume vone”.

Ne dashuri nuk eshte asnjehere vone. Ne nje epoke kur imazhi, librat, kenget, bisedat me nje perbaltje seksuale jane me bollek, seksi mes dy personave me nje trup perfekt, te kerrusur dhe ku jeta ka lene dukshem gjurmet e saj, pra mes dy te moshuarve eshte ende nje argument qe na habit, madje ne disa raste arrin edhe te na ‘skandalizoje‘.

Nje mendim i perbashket, me shume i nenkuptuar se i shprehur hapur, krijon mundesine per te pasur raporte seksuale nepermjet perzemersise estetike, moshes rinore, nivelit fizik, qe te gjitha bashke autorizojne nje person te kete nje jete seksuale aktive dhe shume te gjalle. Nderkohe, pleqeria eshte kthyer ne sinonim te se shemtuares e mospelqimit dhe ne shume raste konsiderohet edhe e papajtueshme me individe me karakteristika qe nuk i pergjigjen nje fiziku perfekt.

Seksi nuk eshte as cmim qe duhet fituar dhe as privilegj, por nje mundesi shume e mire per cdo individ qe kerkon te mbaje gjalle trupin. Brenda lidhjes, eshte nje mundesi per te transmetuar dhe per te marre dashuri ne menyre konkrete dhe te prekshme. Per te marre te gjitha keto nuk eshte e nevojshme t‘i nenshtrohesh asnje kushti, pervec respektit reciprok qe eshte absolutisht i domosdoshem. Personat qe klasifikohen ne moshen e trete kane gjithnje e me shume deshire per te jetuar dhe dashuruar. Ne dashuri ekziston fjala “shume shpejt”, por nuk ekziston “shume vone”. Argumentet per te diskutuar seksin ne moshen e trete apo te katert jane te shumta, ashtu si edhe njerezit qe duhet te perballen me kete fakt.

Shume prej tyre ndihen te ndrojtur, madje dhe te frikesuar, duke menduar se kane harruar gjithcka nga e shkuara dhe rikthimi ne te tashmen i ben te ndihen keq. Por specialistet keshillojne qe gjithcka duhet pare me shume kujdes dhe kuraje. Ne te tilla raste nuk duhet te keni asnje frike, madje as te turperoheni, por mund te nisni gjithcka nga zero, sikur te ishte hera e pare. Ketu fillon nje jete e re, e sigurisht edhe nje raport i ri seksual. Nuk duhet te harroni zonja te nderuara, qe dridhjet fillestare te nje femre te rritur mund te jene shume me eksituese se shikimi i ndritshem i nje vajze te bukur. Nje nga temat me te cilat perballen me shume specialistet ka te beje me lodrat erotike, si dhe dilemen se jane normale apo shenja te perversitetit keto gjera. Ne fakt, njehere e nje kohe ato konsideroheshin si sinjale qe paralajmeronin nje sjellje negative, madje “te semure” ne raport me seksin. Sot ato shihen si nje mundesi e mire per te ndihmuar lidhjen ne cift, per te jetuar pjesen e gjalle te seksit, ate me te kendshmen, e cila ndihmon qe shume gjera t‘i shikojme me ironi.

Keto ‘lodra‘ dalin nga ‘dyqanet e seksit‘(sex shop) dhe ofrohen ne shume menyra. Ndonjehere duhet ta lini veten te rrembeheni nga kurioziteti, pasi eshte nje menyre e re per t‘i dhene pak me shume jetegjatesi lidhjes suaj ne cift. Nje psikologe thote se pleqte e dashuruar jane me te turpshem se adoleshentet. “Te moshuarit bejne dashuri fshehtas femijeve, ashtu sic bejne femijet fshehtas prinderve. Per mendimin tim pleqeria eshte mosha me e mire per te bere dashuri, sepse eshte arritur pjekuria ne te gjitha kuptimet, por shoqeria jone inkurajon te rinjte, vlereson joshjen, larteson vetem nje lloj bukurie. Zakonisht nje i moshuar e jeton jeten ashtu sic i vjen, nuk mendon gjate per te miren dhe te keqen. Shoqeria jone vazhdon te mendoje se erotizmi eshte i vdekur te nje trup i vjeter dhe i rrudhur. Ashtu si te rinjte edhe te moshuarit kane nevoje te kryejne marredhenie. Nuk duhet te mendojme se jane te pafuqishem, por t‘i inkurajojme te duken te pashem, interesante e jo qesharake. Edhe ata kane te drejte te duken terheqes dhe seksi. Ne fund te fundit nuk njeh moshe. Ai te ndryshon menyren e te jetuarit dhe nuk vdes kurre. Prandaj nuk duhet t‘i gjykojme asnjehere te moshuarit, por t‘i leme te shijojne edhe ato pak dite qe u mbeten per te jetuar, sepse shume shpejt pleqeria do te na trokase edhe ne ne dere”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė