Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 13:28   #118
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deputetėt i thonė JO“Mėsimbesimit” nė shkolla

Rrėnjėt e sė keqes sonė



Rashit Alidema, profesor i UP-sė


1:21 / 15.09.2011

Zbehje e imazhit tė shqiptarėve
Shqetėsim i madh ėshtė pėr ne se ēfarė bėn tanimė sot feja (partia) myslimane pėr Kosovėn e shqiptarėt, qė drejtohet nga kryemyftiu i Kosovės N. Ternava dhe zv. i tij jozyrtar, Ferid Aganit?! Kėta duan ta kthejnė vendin nė tė shkuarėn, kur ai ka nevojė tė domosdoshme, urgjente pėr specifikat e ndėrtimit tė shtetit, sjelljen e progresit, modernizimin, sepse ne jemi ende as nė ēerek tė rrugės. Ndoshta nuk ju duket kjo e qartė? Pėr dhjetė vite me radhė ēka u rritė dhe zhvillu, as kultura, as gjuha, as ekonomia, as punėsimi. Ne ende edhe sot jemi shteti mė i varfri nė botė, me njė popullsi prej 2,5 milionėsh pėr afėrsisht 70% e re nėn 30 vjet, mė e re nė botė - qė ėshtė njė plus i madh.

Kėto orkestrime protestash myslimane (grupe ekstremiste, apo siē i quajnė fundamentalistė myslimanė), qė po e zbejnė edhe imazhin e Kosovės e tė shqiptarėve, sidomos nė sytė e ndėrkombėtarėve, mė kujtojnė ato tė serbėve nė fund tė shekullit tė kaluar, autorėsia e gjithė qė qėndronte nė faktin se prapa tė gjitha atyre akteve qėndronin forcat sekrete serbe dhe ato speciale, tė cilat kishin kryer trajnime tė posaēme pėr veprime tė tilla, sė bashku me strukturat e tyre militare dhe paramilitare (koordinoheshin veprimet edhe me disa “njerėz“ tanė). Mė kujtojnė edhe ato tė v. 1912, marrjen e Shkupit nga kryengritėsit tanė, kur “dikush“ iu tha – lironi tė burgosurit! Ēka u bė mandej – kaos shpėrbėrės, tronditje, shkatėrronin ēdo gjė nė qytet qė shihnin para veti , edhe kėtė nė sytė e diplomatėve ndėrkombėtarė (shiko luftėrat e popullit shqiptar 1909-1912). Tė gjitha kėto presione bėjnė pjesė nė pėrbėrjen e politikės diskriminuese, pėr realizimin e objektivave tė Serbisė nė relacion me Kosovėn.

Dobėsitė e arsyes
Mė shumė vėmendje meriton njė diskutim serioz nė pėrgatitjen e tyre profesionale, origjinėn dhe shkakun e besimeve fetare: deri nė ēfarė mase ata mund tė pretendojnė tė jenė vėrtetė, munden tė vazhdojnė ato shpjegime shkencore tė botės dhe tė jetės? Dhe atėherė pėrgjigja dominuese negative pėr kėtė pyetje do tė vendoset rreth saj. Feja dhe shkenca, siē dimė, janė dy mėnyra pėr tė shpjeguar realitetin e njėjtė: natyrėn dhe origjinėn e botės, jetės, njeriut. Doktrinėn fetare tė krishterimit, p.sh., tė lindjes sė Krishtit prej Virgjėreshės Mari, ėshtė absolutisht e papajtueshme me tė dhėnat mė themelore biologjike, dhe tė pakuptimta, - dokrra, pėrrallė e vrazhdė; mandej, pikėpamja fetare e universit, ku toka ėshtė nė qendėr, mė lart, nė qiell jeton Zoti, ose “mbretėria e qiellit” ėshtė parajsa, e diku nė fund, nėn tokė, ėshtė ferri - natyrisht, tėrėsisht tė paekuilibruar, disharmoni dhe pa organizim shkencor nė pėrfaqėsimin e pafundėsisė sė gjithėsisė, rrotullimin e tokės rreth diellit, etj.

Marrim nė shqyrtim tė shkurtėr, p.sh., dy shkenca, njėra ekzakte – gjeometrinė, dhe tjetrėn natyrore – fizikėn. Te dyja (pjesėrisht) i mėsojnė tė njėjtat format e trupave, por merren ato nė marrėdhėnie tė ndryshme; prandaj pėrfundimet e tyre nuk pėrputhėn, por as njė grimė nuk kundėrshtohen njėra me tjetrėn. Marrim ligjin universal tė jetės. Kėtė ligj e dinė shumė, edhe pse e quajnė nė mėnyra tė ndryshme – ligjin e lidhjeve tė shkaqeve e pasojave, ligjin e veprimeve, etj. E fizikanėt kėtė e quajnė ligjin e tretė tė Njutonit: “Ligji i veprimit reciprok”. Ndėrsa nė mėsimet shpirtėrore, nė trajtėn e afarizmit ėshtė: “Ēka mbjellė, atė edhe e korrė”. Dy shpjegimet e para ndryshojnė ndjeshėm, divergjenca njėra me tjetrėn, dhe pėr kėtė njohja e njėrės nuk mund tė pranohet tjetra. Pasi shkenca bazohet nė dėshmi tė sakta, ndėrsa feja kėrkon nga ne qė t’i besojmė verbėrisė, nė kundėrshtim me shkencėn, atėherė zgjidhja nuk mund tė jetė e luhatshme.

Nė institucionet tona tė arsimit nuk mund tė mėsohet kurrfarė lėnde e ēfarėdo feje! Fjalėt e njė deputeti nė seancėn e parlamentit tė RK, mbajtur para do dite, ishin me vend: “Le tė zhvillojnė ata mėsimet fetare nėpėr kisha, xhamia, e jo nėpėr shkolla tona”. Kėrkesė e mosdijes, apo diēka tjetėr, apo eufori - vetėm tė jem diku tė parėt... Ne nuk jem tė rėndomtė nė botėn qė na rrethon, ne pėr ta nuk jem krejtėsisht tė kuptueshėm. Ne s’ jem agresor kundėr askujt. Ne duhet tė kem nga parimet themelore se nuk mund tė jem tė parėt nga i dyti. Kjo duhet tė jetė filozofia-etnike e karakterit tonė shqiptar... Nė rend tė parė duhet themeluar kompleksin ushtarako-industrial, sepse ne jem komb me forcė jomadhore, dhe ne ekzistojmė nė rrethanat “duhet – qė do tė thotė, mundesh”. Pa kėtė ne biem tė thartuar, tė mėrzitur, pa kėtė nisim tė tretėm, si komb. Gjėja mė e keqe, qė nė rend tė parė kombi ynė po vuan. Neve edhe tani na pengojnė tė identifikojmė veten si komb. Pėr fat tė keq, ata nuk e kuptojnė se ne jemi e vetmja forcė, qė jem nė gjendje t’i pėrballojmė tė paaftit, qė e parazitojnė nė tė vėrtet kuptimin e “kombit shqiptar”. Njeriu shqiptar nuk mund tė jetė apriori nacionalist. Nė tėrė historinė e vet shqiptarėt e panė qė ngjyrėn e bardhė tė paraqesin nė tėrė spektrin e shtatė ngjyrave...

I thėrrasim qėllimkeqėt qė tė mos diskreditojnė vendin, kombin shqiptar, qė tė paktėn (ose krejtėsisht) vendin duan ta kthejnė ose nė pėrngjashmėri tė ndonjė vendi arab!? Sipas krye imamit tė Kosovės, zotėri Sadri Bajgorės, prej ēlirimit e deri mė 31 dhjetor tė v. 2010, sipas tė dhėnave zyrtare (jo zyrtare nuk dihet numri) nė Kosovė janė ndėrtuar 155 xhamia tė reja, 22 janė nė ndėrtim e sipėr, 218 janė riparuar e meremetuar, 212 janė rindėrtuar. Kanė mbetur pa ndėrtuar edhe 6, nė mesin e tyre edhe xhamia e Ibrit, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės; gjithsejtė 670 –zyrtare. Ndėrsa shkolla tė gjitha llojeve, sipas tė dhėnave tė pėrfaqėsuesit tė Ministrisė sė arsimit, Hilmi Ramadanit, nė tė njėjtėn periudhė, janė ndėrtuar 118 e nė ndėrtim e sipėr 30.

Nė emisionet e tyre, qė po iu jepen mundėsi (?!), tė flasin gjithēka edhe pėrmes mjeteve tė masės informative, sistemit tė mirėfilltė nė rrjetin e radiolidhjeve, radiomaterėve e sistemeve tjera komunikimi, ku, pėrveē tė tjerave, e lusin Zotin t’i dėnoj ata qė nuk i zbatojnė kėrkesat e tyre. Por, pėr kėtė dihet shumė mirė nga mėsimet shpirtėrore, se Zoti nuk pėrzihet nė punėt e njeriut. Zoti e luan rolin e vet, vetėm nė periudhėn kalimtare (pėr mė shumė pėr kėtė, shfleto, p.sh., filozofinė indiane). Njeriu qė drejt e kupton doktrinėn fetare, asnjėherė nuk i kėrkon fajtorėt, nuk ankohet nė fat dhe nuk thotė: “Pse, o Zot?”. Duke marr pėr veti pėrgjegjėsinė, ai do tė korr frytet e kaluara pėr tė sotmen, ndėrsa pėr tė ardhmen do tė mbjell vetėm “arsyen, tė mirėn, pėrjetėsinė”. Po pėr kėtė, e pėr tė gjitha gjerat tjera, ata e kanė vėshtirė ta kuptojnė kėtė edhe kėtė : para se tė veprosh – mendo, para se tė thuash – mendo, para se tė mendosh – mendo. Njeriu merr nga jeta atė, ēka i sjell asaj: dėshirėn - vullnetin - veprimin -fatin. Pa kėtė rrugė veprojnė vetėm ata me dobėsi arsye ose kokėfortit primitiv.

Hierarkia e pushtetit
Ndėrsa qeveria, parlamenti, nė tė cilin ekziston hierarkia e pushtetit dhe mbrojtjes (mbrojtjes sė dyfishtė: nga KFOR-i si tė rrezikuar ende nga forcat e brendshme serbe si lėvizje politike dhe ushtarake, kuptohet ilegale), i marrin nė shqyrtim kėrkesat e rrugėve si vend demokratik, - vetėm pėr tė qėndruar nė pushtet, e jo tė zgjidhin edhe problemet tona mė shumė tė rėndėsi – shkollimin, kujdesin shėndetėsor, varfėrinė... Nuk ka hapa pėrpara. Nė tė kundėrtėn ka hapa mbrapa nė tė shkuarėn kur vendit i duheshin reformat e shpejta tė praktikės neo-liberale, pėr tė ndėrtuar ndonjė model mė konkurrues, njerėzve pėr t’iu marr mendimet dhe partitė tė mos bėhen kukulla tė regjimit, funksionimet tė mos bėhen me lista, dhe tė lejohen parti tė reja, me elektorat, pėr bashkėinteresat e politikės dhe tė ekonomisė, pėr tė arritur njė partneritet social dhe garanti nė zhvillimin demokratik.

Qeverisė i duhet edhe programi kundėr krizės, koncepti filozofik, njė lloj koncepti tė asaj se si Kosova tė bėhet njė komb i bashkuar dhe shoqėri e bashkuar. Gjithmonė tė tentojmė kah e ardhmja. Tė themi: “besoj, se gjithēka do tė jetė mirė! Betohem nė lumturinė e ardhshme tė kombit!”. Ne, patriotėt kombėtarė, luftojmė pėr krijimin e njė shteti tė fort. Jo nė dėm tė tjerėve. Ne besojmė se roli ynė historik, do tė shkon nga ajo, qė asnjė prej kombeve tė botės, qė kanė arritur lulėzimin politik dhe ekonomik, nuk do tė na sėmur sindromi i dominimit tė botės nė tė gjitha sferat e jetės. Qė, p.sh., nėse Amerika i ka tė gjitha, tė gjitha ...

Dy herė nė lumin e pėrgjakur nuk hyhet
Tani po pėrgatiten pėrsėri tė kaloj edhe njėherė kėrkesa e tyre nė parlament. Gabim, tė mos pėrsėritė mė, dy herė nė lumin e pėrgjakur nuk hyhet! Tani me kėrcėnime tė prishjes sė koalicionit qeveritar? Edhe mė mirė, formohet tjetra, ku padyshim do tė vijnė njerėz, politikanė, diplomat shumė mė tė ngritur se kjo. Krejt kjo kalohet me vizionin e pėrgjithshėm kombėtarė.

Nė javėn e kaluar nxėnėsit e Gjimnazit “Sami Frashėri” nė Prishtinė janė deklaruar 100% - kundėr kėrkesave tė tilla.

Mbetėt, pėrulni kokat e juaja, ju nismėtarė tė kėtyre telasheve, rrėnjėve tė sė keqes sonė, pėrpara popullit liridashės, me kritikė tė vetmotivuar, tė pikėpamjeve liberale dhe autoriteti i juaj, i myslimanėve pėrparimtar, do tė ketė tjetėr rezonancė edhe nė botėn demokratike civilizuese.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė