Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-11, 20:06   #41
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Izraeli- Turqia, a kercnohet nje lufte e re???

Lufta e Ftohtė turko-izraelite


Kriza izraelite siē dėshmohet nga retorika e nxehtė, ėshtė njė mekanizėm qė mund tė aktivizohet lehtėsisht nė ēast.



Tė premten qeveria turke i shpalli Luftė tė Ftohtė Izraelit. Dėboi ambasadorin izraelit, uli shkallėn e marrėdhėnieve diplomatike nė nivelin e sekretarit tė dytė tė ambasadės dhe anuloi raportet ushtarake. Pasojat e kėsaj krize pėr stabilitetin e Mesdheut Lindor dhe pėr administratėn Obama janė shumė tė rėnda. Qeveria Erdogan tani po thotė shprehimisht diēka qė e kishte lėnė tė kuptohej pėr dy vitet e fundit-se Washingtonit i duhet tė zgjedhė mes dy aleatėve, Ankarasė dhe Jerusalemit. Pranvera Arabe, posaēėrisht ngjarjet nė Siri dhe tėrheqja e planifikuar amerikane nga Iraku e kanė katapultuar Turqinė nė njė nivel tė paprecedent rėndėsie. Nė fakt nuk ishte rastėsi qė ditėn qė turqit shpallėn politikėn e tyre nė raport me Izraelin, ata i hapėn dritėn jeshile edhe instalimit tė radarėve pėr sistemin e mbrojtjes raketore pėr tė cilin Washingtoni kishte bėrė zhurmė pėr kaq kohė.

Kriza diplomatike ndėrmjet Izraelit dhe Turqisė ka qenė duke vluar pėr mė shumė se njė vit. Qysh kur forcat izraelite, nė pėrpjekje pėr tė penguar njė flotė tė prirė nga turqit pėr tė thyer bllokadėn izraelite nė Gaza, vranė nėntė turq, dy vendet kanė shkėmbyer vazhdimisht akuza. Ngėrēi i tanishėm sidoqoftė ėshtė kulmimi i njė procesi tė gjatė rrėgjimi dhe bėn armiq dy vende, marrėdhėnia e tė cilėve njėherė e njė kohė shpallej si strategjike dhe e pazakontė.

Partia pėr Drejtėsi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan filloi tė thartohet me Izraelin pas inkursionit izraelit nė Gaza nė fund tė 2008-ės. Erdogani ishte i irrituar se kryeministri i atėkohshėm izraelit Ehud Olmert, qė kishte vizituar Ankaranė vetėm katėr ditė para kėsaj ndėrhyrjeje, nuk e kishte informuar. Si pasojė e kėtij inkursioni, negociatat izraelito-siriane, qė kishin bėrė progres tė konsiderueshėm nėn patronazhin turk, u shkėrmoqėn duke e lėnė Erdoganin pa atė qė ai e kish konsideruar si pėrparim tė rėndėsishėm.

Pas incidentit tė Gazės, nė takimin e pėrvitshėm tė Davosit nė Zvicėr, Erdogani publikisht e demaskoi presidentin izraelit Shimon Peres, paradoksalisht njė prej mbėshtetėsve mė tė mėdhenj tė Turqisė. I pritur si hero nė Turqi, pas kthimit nga Davosi, Erdogani dramatikisht e rriti ashpėrsinė e retorikės sė tij kundėr Izraelit. Kryeministri izraelit u bė udhėheqėsi mė popullor i turmave arabe proverbiale pėr antisemitizmin.
Mė pas erdhi incidenti i anijes Mavi Marmara: izraelitėt e menaxhuan jashtėzakonisht keq operacionin. Ata e anashkaluan informacionin e gatshėm mbi grupin turk qė organizonte karavanin dhe, ēka ėshtė mė e rėndėsishme, dėrguan forca pėr tė ndėrhyrė pa ndonjė trajnim apo informacion serioz. Si rezultat, izraelitėt qė pushtuan anijen ndeshėn nė rezistencė dhe qėlluan nė panik. Shenjė e gabimit tė dytė tė tmerrshėm nė gjykim: nė vend qė tė pranonin faktin se kishin bėrė gabim duke dėrguar ushtarė tė papėrgatitur nė atė qė dukej se ishte njė kurth, qeveria izraelite ndėrpreu komunikimin. Duke marrė parasysh shkallėn e fiaskos dhe pasojat e mundshme, ata qė ishin pėrgjegjės duhet tė ishin ndėshkuar. Nuk ndodhi asnjėra prej kėtyre, natyrisht, dhe askush nuk e humbi punėn, si rezultat.

Teksa Turqia kėmbėngulte nė njė apologji dhe kompensim, u bė e qartė se Izraeli e kishte humbur garėn e opinionit publik dhe madje mund tė detyrohej ta lehtėsonte embargon mbi gazėn. Qeveria Netanjahu me idenė se nuk kishte bėrė asnjė shkelje, refuzoi. Nėse politikat e brendshme nė tė dy vendet penguan arritjen e njė kompromisi, fakti ėshtė se kishte shumė pėrpjekje diplomatike pas kuintash pėrfshirė diskutime ballė pėr ballė pėr tė zgjidhur problemin. OKB formoi Komisionin Palmer, qė tė gjente njė mėnyrė qė tė shpėtonte erzin e dy vendeve dhe kėta tė mbyllnin hendeqet. Raporti i Komisionit i “rrjedhur “ pėr New York Times zbuloi se izraelitėt, nė fakt, kishin pėrdorur forcė ekstreme, por se embargoja nė Gaza ishte ligjore.

Nė anėn e Izraelit ministri i Jashtėm i linjės sė ashpėr Avigdor Lieberman nė ēdo rast pėrpiqej tė parandalonte finalizimin e njė rezultati tė arritur pėrmes negociatash. As turqit nuk ishin mė tė hapur duke marrė pozicione joelastike, qė e bėnin tė vėshtirė apologjinė e izraelitėve. Siē e kuptoj unė, nė dhjetor 2010 tė dyja palėt kishin ardhur afėr njė marrėveshjeje: Izraeli do tė kėrkonte falje dhe tė jepte kompensime. Sidoqoftė, Jerusalemi donte qė marrėveshja tė citonte se kishte reaguar pėr vetėmbrojtje. Turqit nuk e pranuan kushtin e mėsipėrm dhe marrėveshja nuk u arrit. Ka shumė njerėz nė tė dyja anėt qė punuan dėshpėrimisht pėr tė parandaluar kėtė kthesė tė ngjarjeve dhe ata duhet tė ndihen shumė tė palumtur dhe tė lėnduar.

Pa diskutim, duket se taktikat e Turqisė ndėrruan shumė pėrgjatė vitit pasardhės tė krizės. Ankaraja mendon se ėshtė nė vendin e timonierit, jo vetėm nė raport me Izraelin, por edhe me pjesėn tjetėr tė Lindjes sė Mesme. Kjo ėshtė njė plojė pėr lidership rajonal. Turqit kanė shkuar pėrtej kėrkesės pėr njė apologji, duke kushtėzuar njė kthim te status quo-ja pėr heqjen e bllokadės nė Gaza, diēka pėr tė cilėn ata e dinin se Izraeli nuk mund dhe as do tė pranonte. Ky kushtėzim ėshtė diēka qė asnjė qeveri tjetėr rajonale as ka ėndėrruar dhe jo mė tė artikulojė. Duke vepruar kėshtu Erdogani edhe njėherė tjetėr u fut nė imagjinatėn e rajonit.

Kjo ėshtė njė situatė fitore-fitore pėr tė, jo vetėm jashtė, por edhe nė shtėpi. Krizat me Izraelin do ta ndihmojnė atė pėr tė ndryshuar retorikėn, teksa ai fillon tė kėrkojė njė rinovim shumė tė nevojshėm tė sistemit kushtetues turk-duhet ndryshuar pėr tė filluar nga plotėsimi i kėrkesave kurde, diēka qė do tė jetė pafund e vėshtirė teksa reformat shkojnė kundėr pothuajse 99 pėr qind tė njė historie republikane turke. Kriza izraelite siē dėshmohet nga retorika e nxehtė, ėshtė njė mekanizėm qė mund tė aktivizohet lehtėsisht nė ēast.

Izraeli pėr arsye historike, emocionale dhe realpolitike ka qenė njė nga aleatėt mė tė afėrt tė Washington-it, me mbėshtetje tė madhe nė tė dy krahėt e hendekut politik. Njė krizė e thelluar madje mund tė vendosė administratėn kundėr Kongresit. Kjo mund tė jetė njė nga rezultatet pėr tė cilėt turqit po vėnė bast. Qeveria Netanjahu ka shumė llogari pėr tė dhėnė sa i takon mungesės sė lidershipit. Por Washington-i nuk i kuptoi synimet turke dhe si rrjedhojė nuk mundi t’ia parandalonte kėtė kthesė tė ngjarjeve. Nė cilėndo mėnyrė ta shohėsh kėtė, ėshtė dėshtim i diplomacisė amerikane, e cila tani duhet tė veprojė si amortizator ndėrmjet dy prej aleatėve tė saj tė ngushtė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė