Valencia i kthen Blaugranėt nė tokė
Pas fitores sė thellė nė fundjavė kundėr Osasunas, Barcelona ka arritur tė nxjerrė vetėm njė barazim prej 2-2 pėrballė Valencias nė takimin e tė mėrkurės mbrėma nė Mestalla.
Los Che luajtėn mė mirė nė gjysmėn e parė, ndėrsa atė e tregoi edhe rezultati. Pas 45 minutash vendasit avanconin 2-1.
Krosimin e Jeremy Mathieu nė drejtim tė Soldados, e ndali Eric Abidal, por pėr ta futur topin nė portėn e vet (12’).
Mirėpo, epėrsia e vendasve nuk zgjati shumė, pasi Fabregas pasoi te Messi, argjentinasi ia kaloi topin Pedros, i cili barazoi shifrat (14’).
Ishte Pablo Hernandez lojtari qė riktheu epėrsinė e Valencias (23’), ndėrsa ishte sėrish puna e Mathieu meritore pėr arritjen e kėtij goli.
Nė gjysmėn e dytė, mysafirėt u angazhuan mė tepėr pėr ta kthyer rezultatin nė favor tė tyre, mirėpo edhe vendasit vazhdonin tė jenė tė rrezikshėm.
Pas disa rasteve tė Blaugranėve, Leo Messi e gjeti pėr mrekulli Cesc Fabregasin, i cili me mjeshtri e nivelizoi sėrish ndeshjen (77’).
Nė minutat e mbetura, Barcelona dominoi duke krijuar raste, por mungoi konkretizimi.
Pas kėsaj xhiroje, Valencia do ta mbajė kreun me dhjetė pikė, ndėrsa Barca ngritet nė kuotėn e tetė pikėve, njė mė shumė se Real Madridi.